Author: Jeta almakos

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore informon se Bechtel dhe Enka, konsorciumi që po ndërton Korridorin 8 dhe Korridorin 10d, do të organizojnë këtë javë “Panairin e Punësimit”. Në Panair, të gjithë të interesuarit për të punuar në Bechtel dhe Enka do të mund të njihen me mundësitë e gjera të punësimit të cilat i ofron konsorciumi gjatë ndërtimit të segmenteve të autostradave të korridoreve në vendin tonë në pothuajse pesë vitet e ardhshme. Prezantimi i mundësive për punësim, ashtu siç kanë paralajmëruar nga kompania, do të mbahet të mërkurën, më 16 gusht, me fillim në orën 16:00, në zyrat e…

Lexo më Shumë

Organet e ndjekjes penale nuk kanë treguar nëse kanë vepruar, pas thirrjes së presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, për sanksionimin e organizatorëve të dy ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Më 11 gusht, Kurti mori pjesë në dy ngjarje në Çair dhe Tetovë, komuna të banuara me shumicë shqiptare. Presidenti maqedonas, Pendarovski, më 13 gusht tha se “organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen për shkak të injorimit të simboleve shtetërore, por edhe për shkak të vendosjes së ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha”. Kurti…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se për tri vite qeverisje nuk kanë përmbyllur asnjë rrugë në vend. Abdixhiku ka pohuar se Qeveria Kurti ka lënë në harresë qytetet dhe se qytetarët po maltretohen sipas tij çdo ditë, transmeton Telegrafi. “Po e përmbyllin vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përmbyllur dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën. As atë për Mitrovicë, as atë për Podujevë, as për Pejë, as për Gjilan e as për Gjakovë. Qytete të tëra të lëna në harresë tash e tre vjet! Qytetarë të tërë të…

Lexo më Shumë

Përveç këshilltarëve të LSDM-së në Çair dhe në Qytetin e Shkupit, vendimin për riemërimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair e kishte votuar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski nga roli i zv.ministrit të Financave në vitin 2021. Qeveria me shumicë votash kishte dhënë pëlqimin e saj, për të gjitha emrat e propozuar, përfshirë edhe atë të “Adem Demaçit”. VMRO-DPMNE-ja thotë se Kovaçevski tani gënjen dhe manipulon. “Sot nga presioni i opinionit, i njëjti ai Kovaçevski i cili ka votuar ndryshimin e emrit “Brigada e Dytë Sulmuese e Maqedonisë” në “Adem Demaçi” kërkon nga Çairi, nëse do rrugë me atë emër, ta…

Lexo më Shumë

Pas gjithë këtyre, ka reaguar edhe ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, duke shkruar se rruga “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është fshirë asnjëherë në Shkup. Brigada e Dytë Maqedonase është pjesë e historisë më të ndritur maqedonase. Historia e Luftës nacionalçlirimtare dhe lëvizjes partizane! Kështu ishte, kështu do të mbetet, shkruan Shilegov, duke shtuar se deklaratat populiste nga çdo anë janë rezultat i mungesës totale të informacionit ose manipulimit të ndërgjegjshëm me publikun. “Nuk ka forcë të tillë që do të më detyronte të heq dorë nga lufta e shenjtë për lirinë kombëtare të popullit maqedonas. Ish-rruga “Lovqenska 9”, quhet…

Lexo më Shumë

Pacienti i tretë i konfirmuar me ethet hemorragjike kongo-krime, është një 42 vjeçar nga Velesi. Siç bëri me dije drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, pacienti është hospitalizuar në Klinikë në Shkup dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore. Pacienti, për 5 ditë radhazi, është ankuar për temperaturë të lartë, kokëdhembje dhe dhembje të muskujve. Ajo më tej, theksoi se ky person mund të jetë infektuar gjatë peshkimit. Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive “Personi është nga rrethina e Velesit, mënyra e mundshme e infektimit është peshkimi, përkrah asaj pjese të Vardarit, ku ka shumë lagështi, kjo është…

Lexo më Shumë

Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e në Tetovë dhe reagimeve që rrodhën në opinion pas kësaj vizite, veçmas për pjesën e ikonokografisë, partia Alternativa vlerëson se nuk mbeti indiferent as presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas tyre, duke u frikësuar se Kovaçevski e Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit  dhe flamurit kombëtar shqiptar. Orhan Murtezani, partia Alternativa “Ashtu siç e kemi thënë shumë herë, nëse ka…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut 13,7 për qind e fëmijëve kanë lindur në lidhje jashtë martesore, ndërkohë që në vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore më shumë se gjysma e fëmijëve të lindur të gjallë janë nga prindër të pamartuar, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Eurostat-it. Në Evropë, më pak fëmijë të lindur jashtë martese sesa në Maqedoninë e Veriut, ka në Turqi (2.8%) dhe në Bjellorusi (13.0%). Nga vendet e rajonit, në Greqi 16,5 për qind e lindjeve të gjalla janë nga prindër të pamartuar, në Kroaci 23,6, në Serbi 30, në Slloveni 57,7…

Lexo më Shumë

Pensionistët gjatë ditës së sotme kanë  protestuar  në Shkup duke kërkuar rritjen e pensioneve. Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve dhe që pensioni minimal të jetë i barabartë me pagën minimale. Ata protestuan para Shoqatës së Pensionistëve ku më pas shkuan edhe te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Njëri ndër protestuesit tha se kishte ende pensionistë edhe nga vendet tjera, të cilët dëshironin të marrin pjesë në këtë protestë, por sipas tij, atyre nuk ju mjafton pensioni për gjërat elementare e lërë më të paguajnë edhe biletë autobusi. PENSIONISTË,PROTESTUES “Kjo protestë është para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.…

Lexo më Shumë

Edhe sot pati reagime nga kampi opozitar maqedonas për riemërtimin e rrugës “Brigada e dytë maqedonase”, në “Adem Demaçi”, në Çair. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE –së Naum Stoillkovski thotë se kryeministri i tanishëm Dimitar Kovaçevski, në vitin 2021 në cilësinë e zëvendësministrit, ka votuar për ndryshimin e emrit të kësaj rruge. Ai tregoi procesverbalet e Qeverisë në mars të vitit 2021, kur Qeveria e LSDM-së i jep mendim ish kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, për riemërtim të rrugëve, urave dhe objekteve tjera. VMRO-DPMNE “Kovaçevski të tregoj se a i vjen turp që e ka votuar rrugën ‘Adem Demaçi’, në vend të…

Lexo më Shumë

Më 8 shtator të vitit 2021, Tetovën e kaploi tragjedia e madhe me djegien e spitalit modular ku jetën e humbën 14 persona. Për këtë tragjedi është zhvilluar proces gjyqësor, i cili kishte edhe epilogun përfundimtar. Megjithatë, si duket më vete kjo tragjedi, fsheh shumë gjëra të cilat opinionin nuk i di. Gazetarët e Laboratorit të Reporterëve Hulumtues- IRL kanë bërë një dokumentar i cili zbardh shumë prapaskena se si hetimet nuk kanë qenë të plota, anashkaluese për zyrtarë të lartë dhe kompaninë që ishte përgjegjëse për ndërtimin e spitaleve modulare. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kishte anuluar tenderin për këto spitale…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti bullgari dhe bashkëkryetari i VMRO-BND, Angel Xhambaski ka reaguar ndaj presidentit Stevo Pendarovski, i cili reagoi lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tek pjesa e shpalosjes së një flamuri me hartën e trojeve shqiptare, e siç e quajtën harta e “Shqipërisë së Madhe”. Xhambaski ka shkruar se ka vijuar një tjetër thirrje siç tha qesharake nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, të cilin e ka quajtur si Stevo Kominterna, përcjell INA. “Një tjetër thirrje qesharake nga Stevo Kominterna. Nën drejtimin e Beogradit, në përpjekje për t’i imponuar maqedonizmit doktrinën e Kominternit, pushtetarët në Shkup çuan në…

Lexo më Shumë