Author: Jeta almakos

Qarkullimi përmes Ngushticës së Hormuzit u mbyll në mënyrë efektive më 28 shkurt, pasi anijet morën transmetime përmes radios VHF nga Garda Revolucionare e Iranit, ku thuhej se asnjë anije nuk lejohet të kalojë, sipas një zyrtari të misionit detar të Bashkimit Evropian Aspides. Të gjitha anijet e dukshme në hartë janë cisterna karburanti që transportojnë LNG dhe naftë bruto. Ngushtica, e cila lidh prodhuesit kryesorë të naftës në Gjirin Persik, përfshirë Arabinë Saudite, Iranin, Irakun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik, është rruga më jetike në botë për eksportin e naftës. Pas paralajmërimeve…

Lexo më Shumë

Ish-vila e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, pasi protestuesit e PD kanë hedhur në drejtim të godinës së ish-diktatorit dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë. Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka reaguar pas zjarrit te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër artistike, duke deklaruar se në momentin e zjarrit 12 artistë kanë qenë në këtë godinë. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk merr përsipër protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit. 1,300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë. Në fokus të policisë…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit suprem iranian në Truth Social. “Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur”, tha ai në postim. Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij. Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe ata njerëz nga shumë vende në të gjithë botën, që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e banditëve gjakatarë. Ai nuk mundi të shmangte inteligjencën tonë dhe sistemet tona të…

Lexo më Shumë

Bekim Rexhepi Në politikë ka momente kur një figurë nuk përfaqëson vetëm një parti, por një epokë të tërë të përpjekjeve kolektive. Për shumë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, emri i Ali Ahmeti lidhet drejtpërdrejt me fazën më të rëndësishme të artikulimit politik dhe institucional pas konfliktit të vitit 2001. Ai u bë simbol i kalimit nga margjinalizimi në përfaqësim, nga kërkesa për barazi në ndërtim mekanizmash që e garantojnë atë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, përmes angazhimit të tij dhe subjektit që ai drejton, shqiptarët arritën të institucionalizojnë gjuhën, përfaqësimin proporcional dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. Këto nuk ishin…

Lexo më Shumë

Në mbrëmjen e kësaj të shtune, shpërthime të shumta janë dëgjuar në qiellin mbi Doha, ndërsa përgjimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore janë parë dhe dëgjuar qartë mbi kryeqytetin e Katarit. Ndërkohë, sirenat e alarmit kanë rënë në Tel Aviv, teksa mediat izraelite raportojnë për sulme me raketa nga Irani. Channel 12 njofton për një shpërthim të fuqishëm në Izraelin qendror, ndërsa gazeta Israel Hayom raporton se një raketë ka rënë në Tel Aviv. Sipas raportimeve nga terreni, gjatë gjithë ditës janë regjistruar shpërthime, por vala e fundit konsiderohet si më e zhurmshmja deri më tani. Korrespondentët raportojnë se midis…

Lexo më Shumë

Tregjet e naftës përgatiten për një tronditje, ndërsa sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael kundër Iranit rrezikojnë të ndërpresin furnizimin global me naftë bruto, duke shkaktuar potencialisht një rritje të ndjeshme të çmimeve. Përtej të qenit një prodhues i madh i naftës, Teherani ka kërcënuar vazhdimisht me bllokadë të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportin e naftës. Në vitin 1974, Irani ishte prodhuesi i tretë më i madh në botë pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite, por përpara Rusisë. Megjithatë, prodhimi i tij i naftës pësoi një goditje pasi SHBA-të vendosën sanksione në vitin 1979. Irani kaloi nga prodhimi i rreth…

Lexo më Shumë

Lideri suprem i Iranit është vrarë në sulmet ajrore SHBA-Izrael, ka deklaruar një zyrtar i lartë izraelit për Reuters, shkruan skynews. Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, sipas zyrtarit, raporton edhe Iran International. Raportohet se kompleksi i Khameneit u dëmtua rëndë nga sulmet e sotme. Pak më parë, ministria e jashtme e vendit tha se ai ishte “shëndoshë e mirë”. Ndryshe, më herët edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha ka “shenja” që Khamenei “nuk është më”. Megjithatë, ai nuk e konfirmoi në mënyrë të qartë vdekjen e tij. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Pas konsultimeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkovaka caktuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë për nesër, më 1 mars 2026. Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, seanca do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Vila Vodno. Në rendin e ditës pritet të jetë shqyrtimi i situatës së sigurisë në vend, në kontekst të zhvillimeve të fundit në Lindja e Mesme. Nga Presidenca bëjnë të ditur se në takim do të diskutohen masat e mundshme dhe koordinimi institucional për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së vendit.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, shoqëroi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në takimin zyrtar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku palët diskutuan për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimin politik në funksion të stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të rajonit. Një moment me peshë të veçantë institucionale dhe simbolike ishte adresimi i Presidentit Begaj në seancë plenare të Kuvendit – hera e parë që një President i Republikës së…

Lexo më Shumë

Türkiye ndjen “keqardhje të thellë” dhe është e shqetësuar për sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, “të cilat nisën me provokimet e (kryeministrit izraelit) Netanyahut”, deklaroi presidenti turk të shtunën. Recep Tayyip Erdoğan gjatë një aktiviteti në lstanbul, tha se ‘’sulmet e përbashkëta ShBA–Izrael, shkelin qartazi sovranitetin e Iranit dhe kërcënojnë paqen e popullit mik dhe vëllazëror iranian”. “Pavarësisht arsyeve, ne i konsiderojmë të papranueshme sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve tona vëllazërore në rajonin e Gjirit”, theksoi gjithashtu Erdoğan. Nëse arsyeja e shëndoshë nuk mbizotëron dhe diplomacisë nuk i jepet mundësia, “rajoni ynë rrezikon të…

Lexo më Shumë

Analisti i njohur politik Ilir Kulla gjatë një bisede në emisionin Matrix në Tëvë1 ka folur mbi arrestimin e bujshëm të ish-zv/kryeministrit të parë Artan Grubi, transmeton InfoShqip.com Ai tha se dy gabimet më të mëdha që ka bërë Grubi që e dërguan në listën e zezë të SHBA-ve, janë mbështetja e tij për shpërbërjen e Gjykatës Speciale në Maqedoni dhe sabotimi i ish-presidentit Stevo Pendarovski në zgjedhjet presidenciale. Kulla theksoi se këto dy gabime si dhe një seri gabimesh të tjera sollën që Perëndimi të i kthejë shpinën Grubit.

Lexo më Shumë