Author: Jeta almakos

Bashkimi Evropian ta zgjeroj praninë në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të ruhet siguria dhe stabiliteti. Kështu porositi presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës së tij zyrtare në shtetin çek, ku ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Çekisë, Petër Pavel. Pendarovski është shprehur se ajo që më së shumti e vlerësojnë tek ky shtet është mbështetja e qartë dhe e hapur për bisedimet me BE-në. Stevo Pendarovski, president  “Me presidentin Pavel jemi pajtuar se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor si dhe zhvillimi i ri demokratik, varen nga perspektiva e saj evropiane, që është shkak që Bashkimi Evropian ta…

Lexo më Shumë

Ish veprimtari Shpëtim Pollozhani nga Shoqata e të burgosurve politikë heshtjen e BDI-së dhe përfshirjen e funksionarëve të saj në afera të të njëpasnjëshme korruptive  e vlerëson si humbje të etikës dhe moralit. Ai thotë për Alsat se pasi funksionarët e BDI-së janë pasuruar së tepërmi, mendojnë se janë të paprekshëm. Pollozhani shton se fajtor për gjendjen e këtillë shoqërore është gjyqësori jofunksional. “Në Dibër thonë një fjalë shumë të mirë, ‘Vështirë është sa të plasi perdja, po plasi perdja mandej s’të bëhet vonë për asgjë’. Edhe këto të apostrofuarit dhe të akuzuarit, këtyre u ka plasur perdja, janë forcuar…

Lexo më Shumë

Tenderi në vlerë prej 1,8 milion euro i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilin e fitoi kompania Eurovia, e cila është donatore e BDI-së, sipas VMRO-DPMNE-së nxit dyshime për krim të mundshëm. Zëdhënësja Marija Miteva, kërkon nga Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani që të publikojë të gjithë dokumentacionin e tenderit dhe të dëshmojë se nuk ka veprime korruptive me kompaninë Eurovia e cila është firmë që i jep donacione BDI-së. “E njëjta kompani Eurovia, e cila është në pronësi të Elmedin Ademit, nipit të ish-ministrit të BDI-së, Abdylaqim Ademi, ka marrë tenderë të tjerë në vlerë prej…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që ata nuk duhen të kenë standarde të dyfishta dhe të kujdesen për sigurinë juridike dhe shtetin e së drejtës. “Si Ministër i Drejtësisë, para disa ditësh iu drejtova të gjithë gjyqtarëve të respektuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen ku kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Udhëzimit për Mbajtjen e Librave Amë, dhe për të cilën Gjykata Kushtetuese miratoi një masë të përkohshme në seancën e mbajtur më 07.05.2023, përkatësisht ndalimin e ekzekutimit të akteve individuale që dalin nga Udhëzimi specifik, derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave njofton se ka konfiskuar rreth 17,7 ton duhan dhe një automjet që po e transportonte mallin, vlera e përgjithshme e të cilave kap shumën e 7 milionë denarëve, shkruan TV21. Nga Drejtoria thonë se Shoferi tentoi mbulimin e vula kabllos me shirit ngjitës. “Me vendim të gjykatës janë konfiskuar 17,7 ton duhan me gjethe, një automjet me gjysmërimorkio në vlerë të përgjithshme prej 7 milionë denarëve, pasi drejtuesi i mjetit motorik në rrugë nga Republika e Greqisë për në Republika e Maqedonisë së Veriut ka tentuar të dëmtojë shenjën doganore – kabllo me vulë, duke e mbuluar…

Lexo më Shumë

Një vajzë 18-vjeçare nga Prilepi ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Makedonski Brod – Prilep, afër fshatit Dollneni, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve nga policia, vajza ishte pasagjere në veturën “Golf” të cilën e drejtonte bashkëmoshatarja e saj nga fshati Peshtalevë. Përveç saj, në makinë ndodhej edhe një vajzë tjetër poashtu 18-vjeçare. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 kur kanë dalë nga rruga me një makinë “Golf”. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa shoferja dhe pasagjerja tjetër janë konstatuar me lëndime të rënda në spitalin e Prilepit.

Lexo më Shumë

JSP njofton nxënësit nga viti i parë i arsimit të mesëm që i plotësojnë kushtet për transport falas (nxënësit në shkollat ​​e mesme të themeluara nga Qyteti i Shkupit) se biletat do t’i marrin në shkollat ​​e tyre amë. Tani atyre do t’u jepen bileta të përkohshme, të cilat në ndërkohë do t’i zëvendësojë “Skopska”. “Nxënësit nga klasat e larta, në rast se kanë nevojë për kartelë të re elektronike të personalizuar “Skopska” (për shkak të humbjes së kartelës etj.), mund të marrin një të re/dublikatë në çdo qendër personalizimi të JSP Shkup. Njëkohësisht është e nevojshme që të dorëzojnë…

Lexo më Shumë

Nga Lëvizja Demokratike kanë reaguar në lidhje me Deponinë Drislla. Nga ky subjek politik thonë se Drislla tashmë 30 vite funksionon pa përmbushur kriteret e duhura ekologjike, ndërsa alarmojnë se kjo deponi shkakton probleme të shumta shëndetësore edhe për qytetarët. “Këtu kemi ndotje permanente të tokës, ujit dhe ajrit , fakte këto që janë vërtetuar edhe nga Inspektorati shtetërorë i mjedisit jetësorë. Kjo gjendje vazhdimisht rrezikon dhe dëmton rëndë shëndetin e mbi 50.000 banorëve të f. Batincë (që gjendet në afërsi prej 500 metrave) dhe vendbanimeve tjera në rajonin e Karshiakës, lagjes Draçevë e më gjerë. Njëkohësisht emetimi i gazrave…

Lexo më Shumë

“1.8 milionë euro do të përfundojnë në xhepin e Elmedin Ademit, nipit të ish-ministrit të BDI-së, Abdulaqim Ademit, për ripërshtatjen e Sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup për Samitin e Kryetarëve të Shteteve të vendeve anëtare të OSBE-së. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bujar Osmani i japin tender kompanisë Eurovia DOOEL, e cila është edhe donatori më i madh i BDI-së”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas partisë opozitiare, e njëjta kompani që ka marrë 2 milionë euro për ndërtimin e një stacioni të policisë në Aerodrom, si dhe tenderin për rikonstruksionin dhe ndërrimin e objekteve për Universitetin “Nënë Tereza”. “Kjo…

Lexo më Shumë

Shtatë këshilltarë të komunës së Likovës kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, me kërkesë për zhvendosjen e deponisë së egër në fshatin Nikushtak. “Sipas nenit 40, pika 4 e Ligjit për Vetqeverisje Lokale, kryetari i këshillit komunal Zekirja Shahini është i detyruar që të thërrasë mbedhje të jashtëzakonshme dhe të diskutoj mbi temën e kërkuar Rilokimi i deponisë së egër në fshatin Nikushtak. Mbetet detyrë e Kryetarit të këshillit të informojë këshilltarët për mbledhjen e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht ju bëjmë thirrje mediave që ta ndjekin këtë mbledhje dhe vendimet që do të merren”.…

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi i njëjti dyshohet për dy vjedhje të rënda në rajonin e Gostivarit, njëra në spitalin e Gostivarit. “Dje (28 gusht) rreth orës 20:30, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D. nga Çegrani i Gostivarit. Ai dyshohet se gjatë këtij muaji ka kryer dy vjedhje të rënda, njëra në një objekt tregtar në Gostivar dhe tjetra në spitalin e Gostivarit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Pragë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake  u prit nga presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, me çka edhe filloi vizita zyrtare në Republikën e Çekisë. Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka realizuar takim tet-a-tet me presidentin Pavel, në të cilin janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve. Më pas është mbajtur edhe takim i të dy dlegacioneve. “Në takim është biseduar për aspiratat e Maqedonisë së Veriiut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, partneritetit në NATO, si dhe për gjendjen në rajonin më të gjerë, në kontekst të luftës në…

Lexo më Shumë