Author: Jeta almakos

Pas alarmimit në media se në Klinikën e Onkologjisë ka dyshime se po bëhen keqpërdorime me ilaçet dhe terapitë e pacientëve, mbrëmjen e kaluar është kryer kontroll nga ana e policisë dhe prokurorisë në këtë klinikë, përcjell KlanM. “Gjatë ditës së djeshme në bazë të urdhëresës së gjykatës, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione të tjera në banesa private në Shkup.Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës. Prokuroria…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot vizitoi njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Manastir, ku u konstatua se punëtorët punojnë në kushte substandarde. Në ndërtesën ku është e vendosur zyra nuk ka ashensor dhe punonjësit të cilët janë me ndonjë invaliditet nuk kanë qasje në vendin e punës, i cili është në katin e pestë të ndërtesës. Mungojnë mobilje të zyrës, dyert dhe dritaret janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezik për palët që vijnë për të kërkuar ndihmë juridike falas. Me anëtarësim në BE, nëpërmjet të fondeve do të sigurohen mjete për qasje më të lehtë në drejtësi për…

Lexo më Shumë

Në cilat lëndë seancat gjyqësore janë anuluar më shumë herë për shkak të mungesës së prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ose të Prokurorisë Themelore Publike? Në cilat data janë caktuar seancat e anuluara në secilën lëndë veç e veç dhe me çfarë arsyetimi prokurorët kompetent e kanë arsyetur mungesën? Këto janë dy pyetjet për të cilat kryeprokurori republikan Lubomir Joveski kërkon përgjigje urgjente nga Këshilli Gjyqësor. Ndërsa kjo vjen si pasojë e raportit të fundit të punës së Gjykatës Themelore Penale Shkup, në të cilën antarët e Këshillit kishin konstatuar se…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i shoqëruar nga banorët e Konјares, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkoi që të ndërpritet gërmimi i rërës në këtë fshat. Ai tha së gërmimet në këtë fshat po rrezikon jetesën e banorëve dhe dëmton ambientin ekologjik.  Snopçe theksoi se kompani e cila bënë gërmimin e rërës “EURO PROGORES” Dooel, ka kërkuar nga deputeti Snopçe që të kërkojë falje, për siç thonë ata, akuzat dhe shpifjet rreth kompanisë, në të kundërtën do të përballen me deputetin Snopçe përmes rrugës gjyqësore. Halili Snopçe, deputet i ASH-së “Ish këndi i lojërave për fëmijë në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE i përngjan papagallit, çfarëdo që t’i pyesni, thonë zgjedhje.  Kështu e komentoi kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski,  kërkesën e VMRO-së opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, nëse i shikoni pozicionet e VMRO-DPMNE-së  për momentin, nuk mund të gjeni asnjë politikan evropian apo amerikan që qëndron në atë vijë. I vetmi politikan nga BE, sipas Kovaçevskit që i mbron pozitat e tyre është, ish kreu i tyre, Nikolla Gruevski nga Hungaria. Dimitar Kovaçevski, “VMRO-DPMNE më duket se i ngjan papagallit. Ata, çfarëdo që t’i pyesësh, thonë zgjedhje. T’i pyesi se sa është ora- thonë zgjedhje. A keni plan-…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka komentuar pretendimet e ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, se sot është afati i fundit për votimin e ndryshimeve kushtetuese.  Kovaçevski tha se Qeveria nuk i menaxhon seancat e Kuvendit, por atë e bën kryetari i Kuvendit, dhe kjo çështje i takon atij.  Gjithashtu, Kovaçevski deklaroi se seanca plenare e Kuvendit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ka filluar dhe do të vazhdojë kur të krijohen kushtet e duhura, respektivisht kur të sigurohet numri i deputetëve që do ta përkrahin një proces të tillë. I pyetur nëse mund të pritet zgjatja e seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese…

Lexo më Shumë

250 mijë nxënës  i janë rikthyer sot bankave shkollore dhe rreth 20 mijë prej tyre kanë filluar klasën e parë.  Sot ka filluar zyrtarisht viti i ri shkollor 2023-2024 i cili do të zgjasë deri më 17 qershor dhe për herë të parë do të ketë edhe pushim pranveror nga 29 data prill deri në 5 maj, deklaroi ministri i Аrsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Ai tha se krahasuar me vitin e kaluar shkollor, fillimi i këtij viti është më i suksesshëm pasi që në harkun kohor prej një viti kanë arritur të aprovojnë dhe njëkohësisht shtypin dhe dorëzojnë në…

Lexo më Shumë

Me Kris Pajn, Mishel Rodrigez, Rege-Zhon Pejxh, Xhastis Smith, Sofia Lilis dhe Hju Grent  Shiko këtu reklamën e filmit: https://youtu.be/GhnbJXAxQK0 Imazhet gjenden këtu: https://we.tl/t-Fw0n4AAb8x Dungeons & Dragons: Honour Among Thieves, filmi epik aksion-aventurë bazuar në lojën legjendare të tavolinës nga Hasbro, do të transmetohet ekskluzivisht në SkyShowtime nga 31 gushti Një hajdut joshës dhe një bandë aventurierësh të pazakontë ndërmarrin një grabitje epike për të gjetur një relikt të humbur, por situata bëhet e rrezikshme kur përplasen me njerëzit e gabuar për një aventurë argëtuese plot aksion. Në filmin e sjellë nga Paramount Pictures në bashkëpunim me eOne, luajnë Kris…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.62%, përkatësisht numri i tyre është 8.059, tregojnë të dhënat e Enti Shtetëror për Statistikë. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin B – Miniera dhe nxjerrja e gurorëve 3.33%, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorët D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar e cila është 0.25%. Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 3-9 kanë shkallë më të lartë të vendeve të punës, që shënon 2.25%. Numër më të madh të…

Lexo më Shumë

“Është një nder i jashtëzakonshëm për mua të vizitoj vendprehjen e përjetshme të Nënë Terezës. Shtëpia ku ajo kaloi 47 vjet simbolizon një jetë të kaluar në shërbim vetëmohues, duke na frymëzuar të përqafojmë trashëgiminë e saj të dashurisë dhe dhembshurisë”, shkroi ministri i Brendshëm Bujar Osmani në rrjetet sociale pasi vendosi lule në prehjen e saj të përjetshme në Kalkuta të Indisë. Osmani ia kushtoi një pjesë të fjalimit të djeshëm edhe Nënë Terezës, duke theksuar se pavarësisht largësisë, India dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura ngushtë me Nënë Terezën. “Edhe pse të largëta gjeografikisht, dy vendet tona…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për “Zhan Mitrev” që ishte caktuar për 4 shtator, është shtyrë për shkak se i akuzuari Zhan Mitrev nuk mund të marrë pjesë në seancë për shkaqe shëndetësore, informojnë nga Gjykata Themelore Penale – Shkup. “Për hir të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin seancën kryesore për rastin me K. nr. 349/23 lidhur me Spitalin Klinik ISHP “Zhan Mitrev” me datë 04.09.2023, njoftojmë opinionin se seanca është revokuar duke pasur parasysh se në gjykatë është dorëzuar parashtresë me dokumentacion të bashkangjitur mjekësor se i akuzuari Zh.M. është penguar objektivisht të marrë pjesë në seancë për shkaqe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar në Komisionin kundër korrupsionit dhe në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dokumentacionin për furnizimin publik në të cilën përfshihet kompania Eurovia, shkruan Alsat. Nga atje ftojnë institucionet ta trajtojnë lëndën me prioritet, duke pasur parasysh, siç komunikojnë nga ky institucionet, spekulimet në opinion. “Nuk ka parregullsi në procedurën e nevojshme për mbajtjen në Shkup të ngjarjes më të madhe të politikës ndërkombëtare, në kuadër të kryesimit të vendit me OSBE-në”, thuhet në komunikatën e tyre. Eurovia ka fituar tendin 1.8 milion eurosh të Ministrisë së Jashtme për adoptimin e hapësirave…

Lexo më Shumë