Një e mitur nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda në trup pasi kishte rënë nga trotineti elektrik, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Mbrëmë në orën 23:30 në SPB Shkup ishte raportuar se në bulevardin ‘Ilinden’, një e mitur duke e drejtuar trotinetin elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. E mitura ishte dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’, ku ishin konstatuar lëndime të rënda në trup”, sqarojnë nga MPB-ja.
Author: Jeta almakos
Të punësuar në “Pyjet e Maqedonisë” dhe zjarrfikës ndërmarrin masa që ta lokalizojnë zjarrin pyjor, i cili paradite shpërtheu në afërsi të fshatit Reçan, Gostivar. Sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, për zjarrin janë paraqitur në numrin e telefonit 112, ndërsa në vend është dërguar një ekip prej tre zjarrfikësve dhe një automjet zjarrfikës. “Informatat e para tregojnë se po digjet bar i thatë dhe pyll me shkurre, por është përfshirë edhe një pjesë e pyllit me drunj të lartë”, informojnë nga QMK. Pas denoncimit të zjarrit në atarin e fshatit Reçan, janë kontaktuar Pyjet kombëtare – Filiali…
Ura “Bellasica” prej sot do të jetë e hapur për qarkullim vetëm për automjete të lehta në dy korsitë e fundit, përderisa dy korsitë e mesme do të hapen në momentin kur të përfundojnë punët ndërtimore nga ana e EMV-së. “Sipas ekspertizës për gjendjen e urës në bulevardin ‘Belasica’, është konstatuar se nuk ka dëmtime konstruktive që cenojnë sigurinë e urës. Në raport është konstatuar se ka një çarje sipërfaqësore në shtresën e jashtme të betonit në pjesën qendrore të njërës anë të urës, e shkaktuar nga djegia e izolimit të tubave të ujit të ngrohtë të EMV, të cilat…
I pari i Diplomacisë Bujar Osmani në rrjete sociale ka ndarë titujt e gazetave nga India të cilat kanë përcjellur vizitën e tij në Nju Delhi dhe në Kalkuta të Indisë. “Lidhja që na dhuroi Nënën” ka qenë titulli i prestigjiozes “The Telegraph”. Media ka transmetuar në detaje vizitën e tij në vendin ku veproi Nënë Tereza, por edhe duke vënë theksin në prejardhjen e saj etnike shqiptare dhe vendlindjen, Shkupin. Për lidhjet mes qytetit të lindjes së Nënë Terezës dhe qytetit ku ajo veproi ka shkruar edhe “The Times” e Indisë. Mediat atje kanë transmetuar edhe takimet e Osmanit…
Sipas informacioneve jozyrtare të Open-TV është shkarkuar nga detyra e tij komandanti i policisë në pikën kufitare në Bllacë, i cili ka qenë shqiptarë, dhe në vend të tij pritet të emërohet një komandant tjetër i nacionalitetit maqedonas. Pika kufitare në Bllacë ndodhet në vendkalimin kufitar me Hanin e Elezit nmë Republikën e Kosovës. Komandanti i deritashëm ka qenë kuadër të BDI-së. Këto shkarkime po i bën ministri i punëve të brendshme i RMV-së, Oliver Spasovski. Kujtojmë se, disa ditë më parë edhe në pikën kufitare Bellanoc-Stançiç u emërua komandanti i ri, i cili është maqedonas, ndërsa asnjë parti shqiptare…
Qëndrimi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i qartë – të përmbushë detyrimet e dakorduara dhe të pranuara në korrik 2022, tha zëvendëskryeministrja bullgare dhe shefja e diplomacisë Maria Gabriel. Bullgaria do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj shumë qartë, për të kujtuar se ne qëndrojmë prapa përmbushjes së të gjitha kushteve në lidhje me kompromisin e korrikut 2022, për të kundërshtuar qartë përpjekjet për informacion të rremë dhe dezinformim se Bullgaria ka kushte të reja, dhe në ndërkohë ne qartë të qëndrojmë në gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë, tha Gabriel në përgjigje të saj në seancën…
Nën ndikimin e valës së lagështisë gjatë natës drejt të hënës dhe të hënën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 kilometra në orë), e cila do të kushtëzojë ulje të dukshme të temperaturës ditore për pesë deri tetë gradë. Nga e martja do të mbizotërojë mot mesatar me vranësira me kushte për shi të lehtë lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.…
Fatmir Mexhiti ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook rreth aksionit të djeshëm në Klinikën për Onkologji në Shkup. “Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin” – ka shkruar Mexhiti Ndryshe policia dje kishte aksion…
Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në “Listën e zezë” kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve të supozuara në çështje gjyqësore, organet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ende nuk bëjnë të ditur asgjë, raporton Zëri i Amerikës. Nuk dihet se çka po ndodhë me akuzat e ngritura pasi që u tha se gjithsejt 30 kallëzime penale janë ngritur kundër Merkës nga viti 2006 – 2023, , nga të cilat 16 janë aktive dhe 14 janë të vjetruara. Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Antikorrupsion thotë…
Dy policë janë rrahur gjatë orarit të punës në në pikën kufitare Qafë Thanë me Shqipërinë. Rrahja ka ndodhur para syve të personave që prisnin të kalonin kufirin. Në përleshje kanë marrë pjesë dy policë, të cilët pas padurueshmërisë dhe keqkuptimeve të ndërsjella janë përplasur fizikisht me grushte dhe shkelma, në seksionin ku bëhet kontrolli i pasaportave. Ngjarja është parë edhe nga kolegët e tyre nga Shqipëria, të cilët punojnë në të njëjtat ambiente, pasi kontrolli i pasaportave tashmë është i integruar në një pikë. Rastin e ka marrë kontrolli i brendshëm i MPB-së, e cila tashmë po përcakton përgjegjësinë…
Të dhënat personale të qytetarëve vitet e fundit kanë qenë të rrezikuara shumë shpesh, ose përmes sulmeve të shumta kibernetike në disa institucione, ose përmes procedurave kontestuese të tenderit për zgjedhjen e kompanive, të cilat ndër të tjera duhet të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale. Megjithëse asnjë institucion deri më tani nuk është prononcuar që të dhënat personale të qytetarëve vërtet kanë qenë të rrezikuara, të keqpërdorura, apo si rezultat i një kompanie të zgjedhur në mënyrë të papërshtatshme është vënë në pikëpyetje qarkullimi i tyre, mbeten dyshimet nëse institucionet kushtojnë vëmendje të mjaftueshme për mbrojtjen e të dhënave…
Një bastisje mbrëmjen e të premtes në Shkup ka përfunduar me arrestimin e një 32 vjeçari, tek i cili u gjet drogë dhe sasi e majme parash, përcjell KlanM. “Zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Njësia për trafikim të paligjshëm të narkotikëve, pasi paraprakisht kanë marrë informacione operative dhe një urdhër të siguruar gjyqësor nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e D.D (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit u gjetën 30 qese me marijuanë dhe 6 qese me lëndë pluhuri të bardhë, si dhe një sasi e madhe parash”, thonë nga MPB. Personit është privuar nga liria dhe është…

