Qendra për menaxhim me kriza njoftoi se dy zjarre në pyje janë aktive në komunën e Shtipit dhe Zelenikovës dhe se janë duke u zgjeruar, prandaj është kërkuar ndihmë për shuarjen e tyre me aeroplan dhe helikopter. – Zjarri i parë ka rënë rreth mesditës në territorin e Komunës së Shtipit, ku është djegur bar i thatë në atarin e fshatit Piperovo, por shumë shpejt është përhapur në pyllin përreth. Për shuarjen e pyllit me pisha në afërsi janë angazhuar zjarrfikësit nga njësiti lokal i zjarrfikësve, prandaj është kërkuar ndihmë nga njësiti i helikopterëve të MPB-së, tha drejtori i Qendrës…
Author: Jeta almakos
Letër e hapur për kryetarin e shtetit Pendarovski nga iniciativa qytetare ‘Më Mirë për Tetovën’ I nderuari President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, Me zhgënjim të thellë e ndjekim heshtjen tuaj për tre javë që nga publikimi i veprës monstruoze të Prokurorisë Publike për fshehjen dhe shtrembërimin e së vërtetës dhe fajtorët për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku 14 persona, bashkëqytetarë tanë, u dogjën të gjallë. Është gjithashtu befasues edhe fakti që Ju reagoni shpejt ndaj temave të tjera më pak të rëndësishme në krahasim me këtë tragjedi. Siç e dini, në vendin tonë…
Dje në ora 12 e 30 minuta në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup – Hidrocentrali “Kozjak”, afër kryqëzimit me rrugën lokale për fshatin Breznicë, Shkup, S.K.(29) nga Shkupi duke drejtuar motoçikletën “Honda” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, përcjellë Telegrafi. Motoçiklisti ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB Shkup kanë kryer kontroll.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka parë shpresë në deklaratën e Kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që tha se BE-ja duhet të duhet të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030. Osmani ka thënë se kjo deklaratë është një shpresë e te. “Njoftimi i Presidentit të Këshillit Evropian në Bled të Sllovenisë ku thuhet se BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030, jep shpresë të re.” – ka shkruar Osmani. “Ai thekson se kjo qasje e rishikuar nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por një proces shpërblyes përgjatë…
Është ulur dukshëm numri i turistëve nga Bullgaria në qendrat turistike në Maqedoninë e Veriut. Krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, gjatë këtij viti janë regjistruar 100 mijë turistë më pak, bëjnë të ditur nga Agjencia për Mbështetjen e Turizmit. Megjithëse në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjysmën e parë të vitit është rritur për 40 për qind numri i turistëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar. Kryetari i Agjencisë për Mbështetjen Turizmit, Lubço Janevski, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë dukuri kanë ndikuar dukshëm tonet e ashpra…
Shtatë persona janë privuar nga liria në Velews, pasi te ata janë gjetur lloje të ndryshme të drogave, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. “Natën e kaluar në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 01:30 minuta në vendin e quajtur “Babuna” në Veles, nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Veles dhe të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Veles nga liria i kanë privuar shtatë persona për arsye se tek ata janë gjetur lloje të ndryshme të drogave. Në të vërtetë, duke vepruar në bazë të planit operativ të përgatirur paraprakisht për ‘Verë e sigurt…
Prej sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe Armatën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer. Vizitën zyrtare, admirali Bauer do ta fillojë nesër në Shtatëmadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të realizojë takime me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski dhe ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, pas çka do të vijon edhe konferencë për media. Gjatë vizitës në Shtatëmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kryesuesi i trupit më të lartë këshilldhënës ushtarak të NATO-s, do të informohet me planet dhe zhvillimin e aftësive të Armatës së…
Nën ndikimin e valës së lagësht në orët e natës dhe nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe përkohësisht të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 kilometra në orë) e cila do të kushtëzojë uljen e dukshme të temperaturës ditore për pesë deri tetë gradë. Të martën do të mbizotërojë mot i ndryshuehshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga…
Nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Kavadar mbrëmë në ora 00:45 në sheshin e qytetit në Kavadar, i kanë privuar nga liria P.M. (24) dhe 21 vjeçaren R.I. të dy nga Kavadari, për arsye se gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar materie e bardhë. “Më vonë, gjatë bastisjes së shtëpisë së P.M., e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, sende me mbetje të marihuanës dhe të holla në apoenë dhe valuta të ndryshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së. P.M. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për shtyp foli për aksionin policor të MPB-së dhe Prokurorisë në Klinikën e Onkologjisë për keqpërdorime të mundshme dhe konstatimet se barnat shiteshin në tregun e zi. “Mbështes aksionin e kryer nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria. Bëhet fjalë për gjetje të tmerrshme, të cilat nuk duhet të ndodhin, dhe për të cilat kemi dëgjuar në 20 vitet e fundit. Është hera e parë që kryhet një hetim i tillë.”- tha Kovaçevski. Një apel për të mos sensacionalizuar dhe sulmuar të gjithë mjekët dhe infermierët në vend, sepse shumica e tyre janë njerëz të…
Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim kanë akuzuar BDI-në dhe LSDM-në se derisa po bëjnë fushatë për Evropë nga ana tjetër plas skandali në Klinikën e Onkologjisë. ”Me çfarë faqe qeveria e BDI-së dhe LSDM-së bën fushatë se janë Evropë, e Maqedoninë e trondit skandali me klinikën e Onkologjisë dhe bën biznes me terapi në kurrizin e pacientëve. Ky skandal nuk është i djeshëm, ky skandal vazhdon prej muajsh, ndoshta edhe dy vitesh. Abuzimi me terapinë e shtrenjtë, e cila në vend të pacientëve përfundoi në tregun e zi, nuk mund të ndodhte pa dijeninë e strukturave më të…
Ziadin Sela mbrëmë gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e FRASH – Gostivar, ka goditur Kasamin dhe Gashin duke thënë se ASH-ja ka qenë gjithmonë dorë e ndihmës dhe u dhamë fuqi politike për të krijuar frontin opozitar duke e ditur se sa e kanë forcën, përcjellë Klan M. ”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga…

