Ministri i Shëndetësisë deklaroi sot se ai dhe dikasteri që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtë me organet e hetuesisë që rasti të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur. Ai madje tha se përgjegjësit duhet të përgjigjen para drejtësisë. “Ky rast duhet të zgjidhet në afat sa më të shkurtër. Si ministër do të bëj çmos për të zgjidhur këtë çështje. Ministria do të bashkëpunoj me organet e hetuesisë për të ardhur deri tek zbardhja e plotë e këtij rasti”, tha Mexhiti. Së bashku të kontribuojmë në grumbullimin e informacioneve, tha më tej Mexhiti. “Autorët e krimit kanë…
Author: Jeta almakos
Që nga anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për zbatimin e reformave të mbrojtjes. Maqedonia e Veriut për tre vjet ka arritur një nivel mbresëlënës të integrimit ushtarak në NATO, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, i cili është për vizitë në vendin tonë. Admirali Bauer në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral nën-kolonelin Vasko Gjurçinovski theksoi se përveç kontributeve që vendi ynë i jep Aleancës, si mbështetja për grupet luftarake. në Bullgari, Letoni dhe…
Është ulur dukshëm numri i turistëve nga Bullgaria në qendrat turistike në Maqedoninë e Veriut. Krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, gjatë këtij viti janë regjistruar 100 mijë turistë më pak, bëjnë të ditur nga Agjencia për Mbështetjen e Turizmit. Megjithëse në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjysmën e parë të vitit është rritur për 40 për qind numri i turistëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar. Kryetari i Agjencisë për Mbështetjen Turizmit, Lubço Janevski, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë dukuri kanë ndikuar dukshëm tonet e ashpra…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj dyshimeve për keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë. Nga kjo parti kërkojnë që institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë në këtë çështje. “Në veçanti Prokuroria, urgjentisht dhe detajisht të hetojnë të gjitha pretendimet për keqpërdorime të rënda mbi jetën dhe shëndetin e pacientëve. BDI përkrah tërësisht aksionin e realizuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria dhe fton institucionet që hetime të tilla të zhvillohen edhe në klinikat dhe institucionet tjera. Këto pretendime përfshijnë njerëz të involvuar ndër vite dhe ndër administrata, prandaj partitë politike duhet të qëndrojnë…
Prokuroria Publike e RMV-së njofton se së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në bazë të kompetencave të tyre ligjore, në mënyrë intensive ndërmarrin veprime për hetimin e pretendimeve për veprat e mundshme penale që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientëve dhe punën e Klinikës së Onkologjisë në Shkup. Nga Prokuroria thonë se në vazhdimësi lëshohen urdhra dhe sigurohen prova për të verifikuar vërtetësinë e pretendimeve të bëra në investigimet gazetareske të publikuara javët e fundit. “Menaxhmenti i Klinikës së Onkologjisë, si dhe stafi tjetër mjekësor dhe mjekësor, bashkëpunojnë dhe ndihmojnë plotësisht në këtë. Prokuroria Publike siguron opinionin…
Miratohet vendimi që në të gjithë shkollat fillore në territorin e Maqedonisë së Veriut ndalohet përdorimi i celularit nga nxënësit. Së fundmi Shkolla ”Alija Avdoviq” në fshatin Batincë ka njoftuar se nga sot (e hënë) hyn në fuqi ndalesa për bartjen e telefonave në shkollë dhe përdorimi i kufizuar i telefonave nga arsimtarët sipas udhëzimit të MASH-it, përcjellë Klan M. ”Lajmërim për nxënësit e sh.f. “Alija Avdoviq ” – Batincë. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, njëzëri i miratuar në Këshillin Arsimor të shkollës “Alija Avdoviq ” lajmërohen të gjithë nxënësit që nga klasa e parë deri në…
Arbër Zaimi Albin Kurti para ca javësh u ftua në Maqedoni nga dy kryetarë komunash, dhe u takua me popullin. BDI-ja si duket qenka mërzitur, “pse po ma takon Albini opozitën”. Kështu që për “hakmarrje” edhe BDI-ja shkoi të vizitojë opozitën e Kurtit, pra kompaninë Devolli. Kurti shkoi takoi popullin, ata shkuan takuan lekun. Secili meraqet e veta. Por nëse BDI-ja, e cila është në qeveri të Maqedonisë, do të provonte të kërkonte bashkëpunim për projekte të përbashkëta në Qeverinë e Kosovës, jam i sigurt se do të gjente vetëm mbështetje. * Status i përfaqësuesit të VV-së, Arbër Zaimi
Qytetarë do të protestojnë në Shkup për rastin me Klinikën e Onkologjisë. Siç është paralajmëruar, protesta do të fillojë nga ora 18 para Qeverusl, ndërsa më pas do të vazhdojë para Ministrisë së Shëndetësisë. “Brutaliteti i pushtetit çdo ditë sjell viktima të reja, ndërsa kësaj radhe viktima janë pacientët e Klinikës së Onkologjisë, të cilët me muaj në gjendje të rrezikshme për jetën kanë pritur ilaçe, ndërsa ilaçet kanë përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Bëhet fjalë për krim të organizuar ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ka vitë që vazhdon”, shkruhet në publikimin në…
Kryesuesi i Komitetit ushtrarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend, sot do të ketë takime me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski dhe ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Sipas axhendës, pas takimeve do të vijojë konferenca për shtyp. Gjatë vizitës në Shtatëmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kryesuesi i trupit më të lartë këshilldhënës ushtarak të NATO-s, do të informohet me planet dhe zhvillimin e aftësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, procesin e transformimit dhe pajisimit, si dhe pjesëmarrjen e Armatës në operacionet dhe aktivitetet stërvitëse. Gjatë ditës, admirali Bauer do…
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, ka bërë të ditur se është regjistruar tërmet me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, teksa është ndjerë këtë mëngjes në ora 9 e 31 minutë në Dellçevë, Trabotivishte dhe rrethinë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 140 kilometra në lindje të Shkupit, në Bullgarinë fqinje, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.3.
Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me rastin në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa thotë se është i tmerruar nga informacionet për dyshime për keqpërdorim të terapisë për pacientët me kancer. Sipas tij, sistemi shëndetësor ka dështuar, ka humbur besimi, dhe cilësia e trajtimit për të gjithë pacientët e ardhshëm është në pikëpyetje. “Informacioni i disponueshëm publikisht në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin e terapisë për pacientët me kancer është tronditës dhe i tmerrshëm. Në vend që të ofrojë mbështetje dhe mbrojtje të plotë për ata njerëz që përballen me diagnozën më të vështirë, sistemi shëndetësor ka dështuar…
Pas qytetit të Gostivarit, Panairi i punës i organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” do të vazhdoj dhe në qytetin e Manastirit, Prilepit dhe Tetovës, dhe atë nga data 5 deri më 18 shtator. Në Manastir pikat informative do të jenë të vendosura në rrugën Shirok, afër marketit “Vero”. Në Prilep në sheshin Metodija Andonov si dhe në Tetovë në sheshin Iliria. Përmes këtij panairi, të gjithë të interesuarit do të mund të njoftohen nga afër me mudnësitë e punësimit të ofron “Bechtel & Enka”, kompania prestigjioze e cila do të ndërtoj projektin madhor Korrirodi 8 dhe 10D. Javë më…

