Author: Jeta almakos

Lidhja Demokratike vlerëson se ndryshimet në Kodin Penal hapin dyert për kriminalizim të mëtejshëm. Sipas partisë së Pavle Тrajonovit  аrsyet që dha kryeministri dhe siç thonë ata,  ekspertët e paguar për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve kriminalë, nuk qëndrojnë fare. Lidhja Demokratike  radhit disa elementë kryesorë që sipas tyre I bëjnë edhe më të dyshimta ndryshimet e Kodit Penal. LIDHJA DEMOKRATIKE “Së pari, miratimi i ligjit u bë me procedurë të shkurtuar pa diskutim më të gjerë parlamentar dhe të ekspertëve. Së dyti, procedura u zhvillua me flamur europian, gjë që e bëri të pamundur bllokimin e miratimit të ligjit…

Lexo më Shumë

Nga Ilir Kulla Lironi Dritanin të dashur gjyqtarë! Jeni në shkelje të ligjit vendas dhe ndërkombëtar. Koha prej 45 ditësh për paraburgimin për ekstradim kaloi dhe Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka sjellë dokumenta shtesë sepse nuk ka të tilla. Lironi Dritanin zotërinj e zonja gjyqtarë është familjar dhe ka 2 prindër të moshuar në ngarkim e një fëmijë 5 vjeç! A e mendoni veten tuaj në kushtet e tij. Lironi Dritanin se jo vetëm nuk ka bërë gjë për të qenë në burg, po i ka shërbyer Republikës dhe Kombit duke denoncuar një nga mashtrimet më të mëdha të…

Lexo më Shumë

Në një aksion të përbashkët policor të më shumë departamenteve pranë MPB-së, janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për tregti me armë, përcjell KlanM. “Pas urdhrave të pranuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në tetë lokacione në zonën e Gjorçe Petrovit dhe Sarajit, te B.L. (27), E.SH.(35), X .L.(22), A.Sh.(28) dhe A.Sh.(28), A.Z.(25), G.K.(27), L.I.(19) dhe D.M. (24). Gjatë kontrolleve u gjetën prova të veprës penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal për ‘prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose lëndëve plasëse’, si dhe në…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë pas tërmetit katastrofik që goditi Marokun, me epiqendër në provincën Al Hauz, në jugperëndim të Marrakeshit, përcjell TV21. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit, pas çka do të nisen për në vendin tonë. “Në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Kajro, deri më tani janë paraqitur vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit”, theksojnë nga MJP.…

Lexo më Shumë

Një burrë i maskuar mban një pankartë në gjuhën maqedonase “Hajdutë, vrasës” gjatë një proteste përpara ndërtesës së Prokurorisë Publike në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 4 shtator 2023. “Më e rëndë se vetë sëmundja bëhen dyshimet nëse marrim ose jo terapinë e duhur”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Elizabeta Ristovska, e prekur nga kanceri në gji, e cila tash e dy vjet po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Maqedoninë e Veriut. Ajo bashkë edhe me disa pacientë të tjerë për çdo mbrëmje proteston para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup me kërkesën për përgjegjësi, në lidhje me dyshimet…

Lexo më Shumë

Korrupsioni ka potencialin të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë, deklaroi Departamenti i Shtetit i SHBA-së për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase kur u pyet nëse ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për shpërdorim detyre dhe bashkim kriminal, do ta bëjnë më të vështirë për SHBA-në që të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në vend. Nga atje, ata i bënë thirrje vendit që të përmbushë premtimet e tij për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar ndërhyrjet politike në gjyqësor, dhe që autoritetet të tregojnë rezultate të forta, transmeton Portalb.mk. “Korrupsioni ka potencial për të minuar ambiciet strategjike të Maqedonisë. Liderët…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se aktualisht i gjithë diskutimi për amendamentet kushtetuese po zhvillohet në nivel mjaft racional nga partitë në pushtet dhe koalicioni që është për integrime evropiane dhe në nivel jashtëzakonisht irracional nga lidershipi i VMRO-DPMNE-së. Sipas kryeministrit është i nevojshëm një diskutim i bazuar në fakte.  DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “E shihni që publiku nuk ka komente për përmbajtjen e amendamenteve dhe për procedurën që po zhvillohet. Besoj se në fund duhet të rezultojë me marrjen e vendimeve të nevojshme dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Do të thotë një vendim strategjik,…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Prilepi, babë e bir, kanë vdekur mbrëmë në zjarrin që ka shpërthyer në shtëpinë e tyre familjare në Prilep, përcjell TV21. Zjarri është raportuar tek autoritetet mbrëmë rreth orës 21:45. Njëri prej tyre është gjetur në dhomën e ditës dhe është djegur plotësisht, ndërsa tjetri është mbytur në korrikun e shtëpisë. Zjarri është shuar dhe është penguar që të përhapet në katin tjetër dhe në shtëpitë fqinje. Policia dhe prokurori themelor publik ishin në vendin e zjarrit. Bëhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe tragjedisë. Në vendngjarje ka qenë edhe ekipi i Ndihmës së parë,…

Lexo më Shumë

“Sot i gjithë shteti feston , kurse ne jemi mbledhur t’i përkujtojmë familjarët tonë që para 2 viteve u dogjën këtu në spitalin modular, këtë e tha njëri nga familjarët e viktimave të tragjedisë së para dy vjetëve në spitalin modular të Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Familjarët kërkojnë që sërish të hapet procedurë gjyqësore për shkaqet e zjarrit dhe shkarkimin e disa prokurorëve në krye me prokurorin republikan Lubomir Joveski. “Ata sot nuk janë në mesin tonë, vetëm se nuk u respektua asnjë standard i ndërtimit. U munduan të na frikësojnë dhe të heshtin duke i vlerësuar jetët…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari këto ditë po qendron për vizitë n% SHBA me ftesë të Departementit Amerikan të Shtetit. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për vizitën në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë. “Me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, po qëndroj në SHBA në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë (IVLP), ku po realizoj takime të shumta duke kultivuar njëkohësisht marrëdhënie të qëndrueshme me homologët amerikanë. Nëpërmjet kësaj vizite, ne si të përzgjedhur, në takimet pasqyrojmë interesat profesionale dhe mbështesim qëllimet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Programi…

Lexo më Shumë

Për 19 vjedhje të makinave luksoze në Halkidiki, me vlerë mbi një milion euro, akuzohen anëtarët e organizatës kriminale, e cila u zbulua nga policia greke, gjatë së cilës u arrestuan tre persona dhe po kërkohen tre persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje, të gjithë qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Policia greke njoftoi se të arrestuarit janë shtetas të huaj, por sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për gjashtë shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve tre janë arrestuar dhe tre janë në kërkim, dy prej të cilëve tashmë janë identifikuar. Njëri prej…

Lexo më Shumë