Vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut, ku vizitoi vetëm partitë opozitare shqiptare dhe jo partitë e mëdha shqiptare që janë në pushtet është konsideruar edhe si “gabim historik” edhe si “skandal diplomatik”, por Arben Taravari, udhëheqës i Aleancës për Shqiptarët, partia e dytë më e madhe shqiptare në Maqedoninë Veriore, thotë se është herët të bisedohet për motivet dhe efektin e shkaktuar nga kjo vizitë. Në një intervistë për Albanian Post, kryetari aktual i Gostivarit dhe udhëheqësi i partisë që aktualisht si e vetme ka tetë deputetë e bashkë me Alternativën 12, deklaron se “historia…
Author: Jeta almakos
Gjendja me luftën kundër korrupsionit në vend nuk është përmirësuar, përkundrazi, vetëm 10 për qind e institucioneve kanë marrë masa për zvogëlimin e rreziqeve, thotë kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ivanovska thekson se është e pakënaqur me masat e marra deri më tani, si dhe se nuk ka asnjë përfundim gjyqësor të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ajo vëren se aktivitetet e parashikuara në planin e veprimit të Strategjisë kombëtare janë realizuar në nivel të ulët. “Për fat të keq, nuk mund të themi se…
Policia sot rreth orë 08:00 në afërsi të fshatit Bogorodicë kanë kapur 8 emigrantë nga Siria, të cilët ishin brenda një automjeti të tipit “Ford Mondeo”, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është arrestuar shoferi i veturës. 40-vjeçari P.R. nga Shkupi. “Vetura është ndalur në rrugën rajonale 103, në afërsi të pikës pahesore Smokvicë, ku është konstatuar se drejtohej nga P.R.(40) nga Shkupi, ndërsa në afërsi janë gjetur 8 emigrantë ilegal nga Siria, për të cilët ekziston dyshimi i se janë shkarkuar nga automjeti pak para se të ndalohej”, thonë nga MPB./tv21.tv
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka vlerësuar që deri në muajin tetor do të kuptohet cilët deputet janë për eurointegrime të shpejta e kush për ngadalësim të procesit. “Do të përshpejtohet komunikimi me çdo deputet në periudhën e ardhshme. Ne presim deri në muajin shtator-tetor qartë të deklarohen të dy blloqet politike, njëri që është për anëtarësim të shpejtë në BE dhe tjetri që është kundër anëtarësimit në BE dhe vlerësojnë se kemi kohë për pritje”, deklaroi Mariçiq. Ai vlerësoi që pritja është një strategji që do të largon të gjithë të rinjtë nga vendi jonë dhe do të…
“Më shumë se 80 persona të akuzuar në 14 çështje gjyqësore të nisura nga koha e Prokurisë Speciale do t’i nënshtrohen parashkrimit absolut të ndjekjes penale”, thonë nga Koalicioni “Të gjithë për Gjykim të Drejtë”. Me vjetërsimin e lëndëve, ata do ti shpëtojnë drejtësisë. Fjala është për rastet në të cilat ndiqen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska, kryetari i komunës Karposhit, Stevçe Jakimovski e shumë të tjerë. Miratimi i ndryshimeve ligjore në Kuvend u përshpejtua me arsyetimin se legjislacioni maqedonas është harmonizuar me legjislacionin evropian.…
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një autobus të një kompanie nga Serbia, që po udhëtonte në relacionin Shkup-Beograd. Autobusi është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc”, ku është vërejtur hapësirë e posaçme, e bërë për fshehjen e gjësendeve. “Inspektorët doganor në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë kapur një autobus me hapësirë të posaçme të projektuar, përshtatur dhe modifikuar, me qëllim fshehjen e mallit. Përkatësisht, më 09.08.2023, autobusi i një kompanie transportuese serbe, i cili kryen transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Shkup – Beograd”, thonë mes tjerash nga Dogana.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi herët në mëngjes në pjesën veriore të Greqisë, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, kur një autobus turistik nga Serbia u përplas me dy vetura dhe rruga është mbyllur që prej asaj kohe nga ora 6:30 e mëngjesit të sotëm për trafik. Sipas televizionit shtetëror grek ERT, ka ndodhur një përplasje e drejtpërdrejtë mes një autobusi turistik dykatësh me 78 turistë nga Serbia dhe një veture, tre nga katër pasagjerët në automjet kanë humbur jetën, ndërsa rreth 45 turistë serbë janë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës” rreth rastit të fundit në Klinikën e Onkologjisë u shpreh ky rast është skandaloz. “Pacientëve u është dhënë placebo dhe nuk u janë dhënë ilaçe, kurse ilaçet janë shitur dikund tjetër. E përgëzoj ministrin i cili është shumë i hapur dhe insistonte që organet e drejtësisë të zbardhin rastin deri në fund. Uroj dhe shpresoj të mos përsëriten raste të tilla”, deklaroi Taravari. Ai bëri thirrje që nga organet e drejtësisë që të zbardhin rastin dhe të dënojnë kryesit e këtij rast skandaloz dhe të…
Nuk ka ende asgjë konkrete edhe pse kanë kaluar më tepër se një vit nga fillimi i nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve publike në Tetovë nga ana e Komunës së Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Art dhe Shkencë (ShAShASh). Që të miratohen emrat e ri, duhen edhe votat e këshilltarëve të OBRM-së në Këshillin komunal, të cilët më herët janë deklaruar se nuk do përkrahin nismën e tillë. Por, kryetari i Këshillit Komunal tha se janë në koordinim me ata dhe shumë shpejtë edhe shumica e kësaj pakice do e përkrahë,…
Nga qendra e menaxhimit të krizave bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 22 vatra zjarri në hapësirë të hapur dhe të gjitha janë shuar dhe se nuk ka zjarre aktive. Gjithashtu QMK bën me dije se paralelisht me aksionin për zjarret në ambiente të jashtme, zjarrfikësit kanë pasur disa ndërhyrje në djegien e objekteve të ndryshme në zonat e banuara dhe urbane të vendit. /Telegrafi/
Dje policia ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një polic. “Me datë 09.09.2023 rreth orës 01:20 në rrugën lokale në fshatin Marino – vendbanimi Ilinden, Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë është arrestuar B.T. (27) nga Shkupi, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka qenë duke kryer detyra zyrtar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Shkruan Naser Pajaziti Maqedonia e Veriut sot shënon 32 vjetorin e shtetëformësisë së saj. Kur sheh kronologjinë e ngjarjeve nga janari i 1991 me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë, që i parapriu Referendumit të 8 shtatorit të 1991, del se prej aty buron problemi i madh apo kanceri i çështjes shqiptare që u zhvillua në metastazën e këtij shteti. Atëherë shtrohen edhe disa pyetje? Pse në Deklaratën e janarit të 1991 nuk shprehej realiteti multietnik i Maqedonisë, por ajo përmbante karakteristika të theksuara nacionale maqedonase. Kjo platformë shtetëformuese nacionale maqedonase nuk plotësonte aspak aspiratat e popullit shqiptar në Maqedoni, gjë…

