Masa e sigurisë e vendosur tre muaj më parë nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe ka ndikuar që të rritet importi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, shkruan Alsat. Produktet nga Serbia po zëvendësohen po ashtu edhe me produkte nga Bashkimi Evropian. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milionë euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 16,4%. Sipas këtij raporti vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut me 5,9% , Shqipëria 5,4%, Serbia 1,3%. Kryetari i…
Author: Jeta almakos
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në përkujtimin e 100 vjetorit të aviacionit maqedonas, që u mbajt sot në aeroportin sportiv “Stenkovec” afër Shkupit foli edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve, përcjell INA. “Dy vendet tona kanë marrëdhënie vëllazërore, si dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm në kuadër të iniciativës për Ballkanin e Hapur dhe në forume të tjera rajonale”, tha Daçiq. Ai shtoi se përmes kësaj ngarje do të përcjellin një mesazh politik se dy vendet janë të vendosura të forcojnë më tej marrëdhëniet për një të ardhme më të begatë për qytetarët e tyre. “Serbia dhe populli…
Mungesa e veprimit me kohë dhe në mënyrë të koordinuar e të gjitha institucioneve është ajo që çon në vrasjen e grave. Brenda katër vjetëve në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 19 raste të vrasjes së grave, nga të cilat 17 kanë të bëjnë me femicid. Gra dhe vajza humbin jetën nga duart e partnerëve dhe ish-partnerëve të tyre kryesisht në ambientet e shtëpisë, vendin që për to duhet të jetë më i sigurti. Me ndryshimet e bëra së fundi në Kodin Penal gjatë këtij viti, femicidi përcaktohet si “një si një krim i veçantë”. Por, kjo nuk ka ndikuar…
Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski i është përgjigjur VMRO-DPMNE-së në pyetjen se kush e ka konsultuar atë për amnistimin e Gruevskit. “Lidhur me pohimet e VMRO-së, informojmë se deri të presidenti gjatë këtij viti në dy raste ka pasur propozime për të menduar për faljen e politikanëve të caktuar, ose të mbështesë miratimin e Ligjin e Amnistisë për politikanë aktualë dhe të mëparshëm. Këto propozime, përmes ndërmjetësve iu bënë presidentit nga struktura politike dhe të sigurisë, të afërta me opozitën aktuale dhe nga ish politikanë”, thuhet në reagimin e presidencës. /Alsat.mk
Në moton Kyqyk Dynja që do të thotë Bota është e vogël, në Stamboll të Turqisë filloj me punë konferenca botërore dy ditore e biznesit .Bota është e vogël por me invencion ,kreativitet dhe punë të palodhshme mundet të arrihen vepra të mëdha në të mirë dhe në shërbim të njerëzimit.Në këtë atmosferë impozante u zhvilllua dje dita e parë e konferencës e cila u organizua nga Këshilli Botëror Turk i Biznesit dhe nën përkujdesje të Presidentit Taip Erdogan ,i cili me pjesëmarjen e tij begatoi tubimin duke u ndarë mirënjohje peronalitetve të shquara të Biznesit në nivel botëror. Maqedonia…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se sot ka dhënë pëlqimin për funksionimin e paraleses në gjuhën shqipe në shkollên e mesme ekonomike “Jovçe Tesliçkov” në Veles. Postimi i plotë: “Po e përmbylli javën e punës edhe me një lajm të bukur për Velesin. Sot dhash pëlqimin për funksionimin e paraleses në gjuhën shqipe në SHMK “Jovçe Tesliçkov” në Veles. Në atë paralele mësimin do ta ndjekin nxënësit të cilët kanë zgjedhur drejtimin ekonomik në këtë shkollë. Tju rikujtojmë që kohë më parë një paralele në gjuhën shqipe u hap edhe në SHMK “Koço Racin” gjithashtu në…
Avokati i Popullit dhe kandidati për kryeministër shqiptar i BDI-së, Naser Ziberi në një intervistë për Alsat thotë premtimet për kryeministrin shqiptar nuk duhet të shkilen. “Një rregull parimor në politikë është se premtimet nuk shkilen, për arsye se të bën të pabesueshëm para elektoratit. Unë besoj se do të realizohet kjo pa ose me Naser Ziberin”, theksoi Avokati i Popullit, Naser Ziberi. Ai me këtë deklaratë i ka çuar porosi kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. (INA) Deklarata KËTU Mbaj premtimet parazgjedhore për kryeministrin shqiptar
Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti,në seancën e sotme parlamentare ka reaguar ndaj deputetit të VMRO-së i cili ka kërkuar dorheqjen e Ministrit të shëndetësisë pasi ministri ka hapur rrugë hetimi të rastit në Onkologji. Por, menjëherë ka ardhur reagimi nga deputetja Ilire Dauti e cila me argumente bëri që ky debat të mbyllet sa i përket dorëheqjes së Fatmir Mexhitit. Ilire Dauti : “Çdo kush që ngren çështjen e dorëheqjes së Ministrit qe i ka hapur rrugë hetimit të rastit në Onkologji, na bën seriozisht të dyshojmë se nuk duan të zbardhet krimi që ka ndodhur…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, iu përgjigj kryeministrit Dimitar Kovaçevski në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, për dallim nga kryeministri që thotë se këtu ka harmonizime me legjislacionin europian, Mickoski thotë se pushteti në këtë mënyrë po përgatitet për opozitë dhe po përpiqet të sigurojë një situatë më komode, por së shpejti nga sot çdo politikan që ka kryer krim do të mbajë përgjegjësi, përcjell TV21. “Është e qartë se ai dhe deputetët e LSDM-së së bashku me BDI-në dhe deputetët e BDI-së dhe të tjerët po përgatiten për opozitë dhe në këtë mënyrë duan të sigurojnë një pozitë…
Familjarët e viktimave nga djegia e spitalit modular në Tetovë sot protestuan në Shkup. Ata kërkojnë proces të ri gjyqësorë për këtë rast, ku jetën humbën 14 persona, si dhe shkarkimin e disa prokurorëve në krye me shefin e Prokurorisë, Lubomir Joveski. “Në këtë shtet nuk respektohet më e shenjta, jeta njerëzore. 14 viktima, 0 ditë burg. Ne si familjarë kërkojmë shkarkim të prokurorit Lubomir Joveski, bashkë me prokurorët tjerë, Besir Aliu, Hanefi Ahmeti, Zorica Pavlloviç dhe Dejan Petreski, të involvuar në fshehjen e krimit”, tha mes tjerash Ibin Emshi, familjar./TV21
-Pres që të kemi përfundim të suksesshëm të këtij procesi këtë vit dhe më vonë gjatë vitit tjetër dhe se kjo do të shpërblehet nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, këtë e tha për ndryshimet kushtetuese zëvendëskryeministri Artan Grubi në Forumin Ekonomik të Financave në Shkup (SEFF), përcjell TV21. Grubi tha se është i bindur se amendamentet në ndryshimet kushtetuese nuk sjellin asnjë të keqe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. “Pozicioni im, partia të cilën e përfaqësoj në Qeveri, por gjithashtu besoj që edhe partia që e përfaqëson Lupço, janë të dedikuar për të pasur një…
Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se do të intensifikohet realizimi i Projektit “Rikonstruimi i institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili realizohet me kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takimin me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomas Bocek dhe Arnaud de Verdier, kantri menaxher i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, diskutuan për çështjet prioritare lidhur me kushtet në burgje, trajtimin, veprimin me personat e paraburgosur dhe të dënuar, me qëllim të arritjes së risocializimit dhe rehabilitimit të personave që vuajnë dënimin me…

