Në moton Kyqyk Dynja që do të thotë Bota është e vogël, në Stamboll të Turqisë filloj me punë konferenca botërore dy ditore e biznesit .Bota është e vogël por me invencion ,kreativitet dhe punë të palodhshme mundet të arrihen vepra të mëdha në të mirë dhe në shërbim të njerëzimit.Në këtë atmosferë impozante u zhvilllua dje dita e parë e konferencës e cila u organizua nga Këshilli Botëror Turk i Biznesit dhe nën përkujdesje të Presidentit Taip Erdogan ,i cili me pjesëmarjen e tij begatoi tubimin duke u ndarë mirënjohje peronalitetve të shquara të Biznesit në nivel botëror.
Maqedonia ishte e pranishme në këtë konferencë edhe me personalitete të larta siç është Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga si dhe Ministri i Shëndëtsisë z.Mexhiti ,dhe përfaqësues të ndryshëm.Vlen të theksohet se në këtë konferencë morri pjesë edhe Agjencia për Sipërmarrësi nën udhëheqjen e drejtorit Hajrullah Misini dhe bashkëpuntorit të tij Gafur Zharku,të cilët ishin pjesë aktive e këtij evenimenti pasiqë në orët e pasdites kishin takime me përfaqësues nga Bota e Biznesit dhe Sipërmarrësisë.