Author: Jeta almakos

Lëvizja e Studentëve të Drejtësisë ka paralajmëruar protesta kundër propozim-ligjit për Amnisti, të cilin para disa ditëve e promovoi Ministria e Drejtësisë, përcjell KlanM. “Si studentë të regjistruar në fakultetet juridike në Maqedoni, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj tendencës dhe veprimeve të vazhdueshme që çojnë në shkatërrimin e plotë të sistemit juridik. Maqedonia ka nevojë për një gjeneratë të re, jo të korruptuar juristësh. Por ne kemi frikë se kur ne, si studentë aktualë, të arrijmë pozitat e gjyqtarëve, drejtësia do të bëhet një emër imagjinar. Kupa u derdh nga ndryshimet e reja të shpejta, jo transparente në Kodin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë ekskluzive për portalin Frontline ka theksuar se për Maqedoninë e Veriut Rusia nuk mund të jetë alternativë ndaj Bashkimit Evropian, sepse nuk mund të ofrojë alternativë. “A keni parë njeri të shkojë në punë apo të shkojë në Rusi?. Ata po shkojnë në Bashkimin Evropian, sepse ne jemi i njëjti sistem vlerash, gjeografikisht, kulturalisht, ekonomikisht, historikisht i takojmë kësaj familjeje, vlerave të BE-së”, thotë Osmani. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme dhe se duhet të votohen për të vazhduar e rrugës drejt BE-së. “Amendamentet kushtetuese janë çështja që do…

Lexo më Shumë

Me qëllim për të identifikuar ndotësit në qytet, Komuna e Tetovës ka instaluar kamera në pesë pika në qytet. Ky veprim sipas këshilltarëve komunal të BDI-së është i paligjshëm dhe cenon privatësinë e qytetarëve. Por nga Komuna thonë se vendosja është bërë në përputhje me dispozitat ligjore, shkruan Portalb.mk. Kamerat janë instaluar në pesë pika në Tetovë, të cilat sipas komunës janë kyçe, edhe atë: te Teleferiku, në rrugën K.R. Drnc, në rrugën Strasho Pinxhur, në bulevardin “Bllagoja Toska” dhe në rrugën 29 Nëntori, nëpërmjet të cilave do të vëzhgohet dhe do të monitorohet vazhdimisht veprimtaria e individëve që shfrytëzojnë…

Lexo më Shumë

Një fëmijë i moshës dy vjeçare nga Resnja, fillimisht i hospitalizuar në Manastir, dhe më pas në Shkup, ka humbur jetën këtë mbrëmje në Klinikën për fëmijë me Kovid-19, shkruan Slloboden Peçat, duke u thirrur në burime të saja brenda spitalit. Vdekja ka ndodhur në Qendrën Emergjente të Klinikës për fëmijë, ndërsa fëmija është pranuar në orën 7:00 të mëngjesit. Sipas drejtoreshës së Klinikës, Stojka Naceva Fushtuq, kovidi nuk është arsyja për vdekjen, edhe pse testi i shpejt për kovid ka qenë pozitiv tek fëmija dhe negativ tek nëna. “Fëmija nuk ka histori mjekësore tek ne ngase familja jeton në Gjermani. Nga…

Lexo më Shumë

Ezanin e dëgjoi, por namazin nuk e përfundoi. Afrim Jashari ndërroi jetë të premten, pasi thirrja për lutjen e mbrëmjes u krye në xhaminë “Suudi Efendi” pranë Komunës në Prishtinë. E vdekjen e tij e konstatuan mjekët në vendngjarje, raporton Klan Kosova. “Është mbështetë në murin e xhamisë, në momentin që është thirr ezani atë e ka lëshu shpirti. Nuk ka pas ndonjë sëmundje kronike, mirëpo sëmundje të zakonshme të shpinës e këmbës, por jo ndonjë sëmundje e cila ka mundur të jetë rezultat i vdekjes, ka pas vdekje natyrale”, deklaroi djali i vëllait të Afrimit, Artan Jashari. Ai bëri…

Lexo më Shumë

Në emisionin Pit Stop në Klan Maqedoni, doktori Ilir Hasani ka thënë se në rastet kur ka pasur komplikime të mëdha operacioni ka zgjatur deri 13 orë, përcjellë Klan M. “Shum shpesh ndodhë që të kem më shumë operacione se një në ditë, por kohën e fundit meqë jam koncentruar në operacione më të komplikuara dhe më komplekse të cilat zgjasin shumë më shumë se operacionet e thjeshta. Ka raste kur një operacion zgjat shumë gjatë dhe mund të kem shum operacione brenda një dite” – tha Ilir Hasani. Ai mes tjerash tha se ka pasur rast kur 12 deri…

Lexo më Shumë

Shkollat profesionale janë pa tekste shkollore. Me këtë problem përballet edhe në shkolla e mesme teknike komunale në Gostivar. Profesori Ekrem Miftari thotë se kjo nuk është ndonjë risi, pasi që shkollat profesionale me këtë çështje përballen tash e 13 vite, që kur u bë obligueshme që librat t’i shpërndajë Ministria e Arsimit. Duke filluar nga reformat që u bënë në arsim dhe nxjerrjen e teksteve shkollore falas nga Ministria e Arsimit, këtë vit shkollor edhe pse nga 2010 deri më tash u bënë 13 vite nxënësit i kemi pa libra. D.m.th. këto katër drejtime, makineri, ndërtimtari, gjeodezi, elektroteknikë dhe…

Lexo më Shumë

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit. Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës dhe kolegët e tjerë të medias. Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e…

Lexo më Shumë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se do ta mbështesë mocionin e mosbesimit të iniciuar nga AAK-ja. Pacolli tha se edhe dy partitë e tjera opozitare përkatësisht, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet ta mbështesin një mocion të tillë. Ai tutje shtoi se edhe pse opozita po bën thirrje për rrëzimin e Qeverisë, të njëjtën gjë nuk po e bëjnë me vepra. “E gjithë opozita kritikon dhe bën thirrje për rrëzimin e Qeverisë, por nuk po e bëjnë këtë me vepra. Prandaj, partitë LDK dhe PDK duhet ta mbeshtesin mocionin, çfarë presin. Edhe…

Lexo më Shumë

Si çdo vit akademik, edhe këtë vit studentët po përballen sërish me të njëjtat probleme të viteve të kaluara. Rezistenca Studentore paralajmëroi se është e mundur të dalin në protesta masive, transmeton 360 Gradë. Në njoftim përmenden shpenzimet e larta të studentëve. “Një nga skandalet më të mëdha para fillimit të vitit akademik është se studentëve në konvikte u është anuluar mëngjesi. Ministria e Arsimit, në vend që të rrisë vaktin e subvencionuar të studentëve, u shkurton mëngjesin dhe ua rrit qiranë me 30 përqind”, thuhet në njoftim. Nga atje shtojnë se sa i përket ushqimeve të subvencionuara të studentëve, vetëm dy…

Lexo më Shumë

Dje zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A. (33) nga Haraçina për shkak të dyshimit të bazuar se më datë 11.09.2023 rreth orës 02:00 në Shkup, ka sulmuar me objekt të mprehtë V.S. (30) dhe M.N. (38) nga Shkupi duke i shkaktuar lëndime. Sot (16.09.2023) është dorëzuar kallëzim penal deri në Prokurorinë Themelore Publike pas procedurës së përshpejtuar kundër F.A. për krim të kryer “vrasje në tentativë”, sipas nenit 123 dhe19 si dhe “dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal, ndërsa gjatë ditës do të paraqitet para gjyqtarit për procedim paraprak.

Lexo më Shumë

Ish-zevendesministri per Pushtet Lokal ne nje paraqitje te tij ne facebook duke debatuar per kumtesen e fundit te Presidences, lidhur me sic u tha ne kumtese “njerez te opozites qe kishin kërkuar nga presidenti ta amnistoj Gruevskin”, ka shkruar se “edhe Gruevski e kishte amnistuar Ali Ahmetin”. Dimitrovski: “Gruevski e ka manistuar Ali Ahmetin. Kete ai asnjehere nuk do ta harroj. Logjikisht eshte qe kete deshiron tia kthej”. * Debati i ketille eshte realizuar ne nje profil facebooku te z. Besim Nebiu

Lexo më Shumë