Një fëmijë i moshës dy vjeçare nga Resnja, fillimisht i hospitalizuar në Manastir, dhe më pas në Shkup, ka humbur jetën këtë mbrëmje në Klinikën për fëmijë me Kovid-19, shkruan Slloboden Peçat, duke u thirrur në burime të saja brenda spitalit.
Vdekja ka ndodhur në Qendrën Emergjente të Klinikës për fëmijë, ndërsa fëmija është pranuar në orën 7:00 të mëngjesit.
Sipas drejtoreshës së Klinikës, Stojka Naceva Fushtuq, kovidi nuk është arsyja për vdekjen, edhe pse testi i shpejt për kovid ka qenë pozitiv tek fëmija dhe negativ tek nëna.
“Fëmija nuk ka histori mjekësore tek ne ngase familja jeton në Gjermani. Nga të dhënat që i morëm ka pasqyrë të rëndë prej më herët, hipertensioni pulmonar, trakeomalacia, defekti i zemrës së operuar, vonesa në zhvillimin motorik. Kovidi nuk është sigurt arsyeja për vdekjen”, ka thënë drejtoresha për Sloboden Peçat.
Sipas informacioneve nga të punësuar tjerë në klinikën, fëmija ka patur frymëmarrje shumë të rënduar gjatë momentit të pranimit. /SHENJA/
Data 29.08.2026
Aktuale
- VLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën moral për shqiptarët
- ASH: Standarde të dyfishta – pse tani heshtin?
- Makinat kineze“udhëtojnë” drejt botës
- Nis në Kajro transmetimi i programeve audiovizive të CMG-së
- ASH: 139 fëmijë të trajtuar në Pediatrinë e Tetovës brenda 48 orëve, pse heshtin institucionet?
- Berisha: Me shkarkimin e Anuela Ristanit nga burgu, Veliaj filloi sulmin ndaj Ramës
- Kompania Eco Tirana merr miliarda lekë për plehrat, por Tirana mbetet e pistë
- Temperaturat e larta, rritet numri i fëmijëve të sëmurë në Tetovë: 139 raste në vetëm 48 orë



