Author: Jeta almakos

Pasi protestuan para Qeverisë, pensionistët u takuan me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, në kërkim të një zgjidhjeje. Nga ministria thonë se zgjidhjet sistematike u sigurojnë pensionistëve një jetë dinjitoze. “Grupi i punës po punon për krijimin e masave afatshkurtra dhe afatgjata për pensionistët. Sërish, si një vit më parë, si zgjidhje afatshkurtër do të krijohen masa antikrizë-sociale dhe po punohet për ndryshimin e ligjit për sigurimet pensionale, i cili do të sigurojë një pension minimal më të lartë. Është një zgjidhje sistematike, si ajo e mëparshme, me miratimin e metodologjisë së re për harmonizimin e…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se presidenti Stevo Pendarovski është president i cili e rrëzon pozitën e presidentit. Nikolovski këtë e tha në kontekstin e deklaratës së presidentit Pendarovski për kërkesën që ka ardhur në adresë të tij për amnistimin e Nikolla Gruevskit. Sipas tij, kërkesë për të amnistuar Gruevskin ka patur nga pushteti. “Është bërë nga më shumë njerëz në një takim, me njerëz të LSDM dhe BDI-së, ku ka qenë edhe presidenti aty. Dhe ai këtë e tha vetëm. Pyetja është tani se kush e ka kërkuar këtë, dhe tani ai këtu mbetet.…

Lexo më Shumë

Sot gjatë ditës forcat policore maqedonase kanë ndërmarrë një aksion të madh në malësinë e Kumanovës. Forca të shumta policore të shoqëruara me autoblinda dhe kamion kanë shqetësuar sidomos banorët e fshatit Brezë. Banorë të fshatit për agjencinë e lajmeve INA njoftuan se i tërë fshati është i rrethuar nga forcat policore dhe se ka edhe banorë të arrestuar. Agjencia e lajmeve INA mëson se aksioni po zhvillohet për kapjen e disa personave të cilët po i presin malet në mënyrë të paligjshme. Por banorët shprehin revoltën për numrin e madh të policisë, ku sipas tyre bëhet fjalë për 300…

Lexo më Shumë

Sekretari organizativ i BDI-së dhe ish ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti thekson se Nikolla Gruevski mund të kthehet në Maqedoni kur të dojë ai, pasi është shtetas i vendit. Bexheti i ftuar në edicionin qendror të lajmeve të Alsat, tha se VMRO-ja duhet të zbardh se cilin ministër nga radhët e BDI-së ka qenë pjesë e delegacionit që është takuar me Gruevskin në Budapest. “Unë nuk mund të di a do të kthehet apo jo Nikolla Gruevski. Ai është shtetas i këtij vendi si të gjithë ne tjerët. Ai ka pas të drejtë në çdo kohë të kthehet. Ai ka…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet e fundit në VMRO-DPMNE dhe përplasjen me ish kryeministrin Nikolla Gruevski tha se, ka një koalicion në mes BDI-së, para se gjithash Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, LSDM dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. “Aty po tregtohet me ide të ndryshme, disa ide kanë qenë të sigurohet deputetë për ndryshimet kushtetuese, dhe kur u pa se kjo është e pamundur dhe se 44 deputetët e VMRO-së dhe koalicionit kanë qëndrim të qartë, është dalë në ide tjera për dobësimin e VMRO-DPMNE-së”, tha Nikollovski, duke thënë se plani…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur nëse Gruevski ka ndikim në anëtarësinë dhe në partinë, ai tha se partia është e bashkuar dhe nuk ka ndarje. Ai tha se e kanë gjetur partinë të shkatërruar, ndërsa tani, sipas anketave, të cilat pritet të dalin këtyre ditëve, tregojnë se dallimi mes tyre dhe LSDM-së është 3-1. “Asnjëherë në opozitë nuk ka patur 3-1 me partinë në pushtet. Në lidhje me zgjedhjet çdokush mund të të testohet dhe të sheh se çfarë mendojnë qytetarët. Mendojë se VMRO-DPMNE do të ketë e vetme mbi 61 deputetët, që është…

Lexo më Shumë

Në moshën 60 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veterani i luftërave të Ballkanit, Nijazi Muharremi. Luftëtar i vyer e sypatrembur në luftat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe kontribues edhe në luftërat në Kosovë e Maqedoni, i paposhtur nga beteja të ndryshme, të dielën (17 shtator 2023) u dorrëzua para sëmundjes duke kaluar në amshim. Atdhetar i madh dhe i gatshëm gjithmonë për të vënë veten në shërbim e për tu flijuar në luftërat kundër okupatorit serb, Muharremi vite të tërra jetoi me plagët e marra në luftën e Bosnjes në mbrojtje të Sarajevës. Nijazi Muharremi…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike Komunale Tetova gjithnjë ka funksionuar me probleme. Shpesh herë punëtorët e kësaj ndërmarrje janë ankuar se kanë vonesa me pagat. Krahas kësaj menaxhimi me mbeturinat më tepër është vështirësuar gjatë periudhës së verës kur ka rritje enorme të sasisë së mbeturinave. Problemi me menaxhimin me mbeturinat në Tetovë dhe jo vetëm, ka bërë që komuna e Tetovës të nënshkruajë marrëveshje për Partneritet Publik Privat me një kompani nga Sllovenia e cila në të ardhmen do të merret me menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës do të ketë 51 përqind pronësi në këtë ndërmarrja kurse koncesionerët 49 për qind.…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e 36 ndërmarrjeve publike nga rajoni planor Lindor, i Shkupit, i Pellagonisë dhe i Pollogut sot në Shkup nënshkruan Deklaratën për praktika antikorruptuese dhe politika në ndërmarrjet publike. Bëhet fjalë për një projekt të realizuar në suaza të projektit “Inkurajimi i një mjedisi të mundësuar për paraqitje të korrupsionit në ndërmarrjet publike”, të realizuar me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-së. Erik Mejer, zëvendësshefi i misionit të Ambasadës së SHBA-në në Shkup, në fjalim para nënshkruesve të Deklaratës theksoi se janë të gabuara tendencat për korrupsionin të flitet si për ndonjë infeksion ose sëmundje. “Mund të jesh pak i…

Lexo më Shumë

A ekziston gazetari hulumtuese në Maqedoninë e Veriut? A është ajo vetëm për të guximshmit? Kush e financon atë? Pse mediat e vendit nuk arrijnë të zhvillojnë sa duhet këtë lloj gazetarie? Si arritën dy media të zbulojnë të dhëna skandaloze, që dëshmojnë anomalitë e sistemit shëndetësor të vendit? Po të mos ishte media, a do të zbulohej skandali në Onkologji? Si ta mbështesim gazetarinë hulumtuese? Shkruan: ARTA TAHIRI   Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të publikimit të dy hulumtimeve mediatike, të cilat në fokus kanë pasur interesin publik. I pari ishte me titull “Vrasje në Tetovë”, gjurmim i…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Përplasja publike mes krerëve të VMRO-së, Hristijan Mickovski dhe Nikolla Gruevski për pazare të pista me pushtetin, po tregojnë qartë se diçka po përgaditet për të falur dhe amnistuar krimin e madh. Si duket skenari dhe pazari është sipas standardeve të deritanishme: “Po ju falim e amnistojmë për të kaluarën, dhe mos na prekni në të ardhmen”. E gjithë kjo falë rrugëtimit dhe vlerave për në BE. Kjo i bie që t’i mbyllim gjitha pisllëqet para se me hy në BE! Populli si gjithmonë spektatorë, por edhe viktimë e drejtësisë, që për ta është kamxhik dhe diçka e…

Lexo më Shumë

Pas takimit të sotëm Komisioni për sëmundje ngjitëse doli me rekomandim që të rikthehet masa për mbajte të detyrueshme të maskave nëpër institucione shëndetësore. Ky rekomandim, siç njoftoi zëdhënësi i Komisionit, Dr. Zlate Mehmedoviq, synon të minimizojë mundësinë e transmetimit të infeksionit, veçanërisht aty ku ka grupe të rrezikuara që mund të jenë të ndjeshme ndaj komplikimeve të rënda, si pasojë e infektimit me Covid-19. Rekomandimi do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë. Përndryshe në Klinikën Infektive janë të shtruar 7 pacientë, kryesisht të moshuar me sëmundje shoqëruese dhe shumica prej tyre janë me mbështetje të oksigjenit. “KSI-ja ka sjell një…

Lexo më Shumë