Author: Jeta almakos

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër M.Sh.(26) nga fshati Labunishtë, Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. “I akuzuari, i cili ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Shtipit, ka organizuar dhe blerë heroinë, e cila i është dorëzuar në pako me produkte të tjera me postë ekspres në burg, me qëllim të shitjes së saj”. “Gjatë kontrollit nga punonjësit e burgut është gjetur dhe konfiskuar heroina”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lexo më Shumë

Lotaria Shtetërore, në përputhje me Ligjin për Lojërat e Fatit, është e vetmja kompani tregtare për organizimin e lojërave të fatit në të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut ështe themeluesja ose aksionari me 51% të principalit bazë. Vetëm Lotaria Shtetërore mund të organizojë lojërat e fatit elektronike dhe të internetit në mënyrë të pavarur ose së bashku me organizatorë të tjerë dhe ky autoritet buron nga dispozitat e nenit 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Për realizimin e dispozitave ligjore të lartpërmendura, Lotaria Shtetërore dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë…

Lexo më Shumë

Milorad Dodik, presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republika Srpska ka sinkronizuar vendimet me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në fakt, Qeveria e Republikës Srpska shpalli 27 shtatorin Ditë zie pas vrasjes së tre terroristëve serbë në Zveçan. Vendimi për shpalljen e Ditës së Zisë është marrë pas një video-mbledhjeve, njofton N1 Sarajevë. Flamujt në institucione do të ulen në gjysmështizë, ndërsa përmbajtja televizive dhe radiofonike, si dhe të gjitha aktivitetet sportive dhe argëtuese të planifikuara për atë ditë, do të përshtaten me Ditën e Zisë. Kujtojmë se Qeveria e Serbisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme e shpalli 27 shtatorin Ditë…

Lexo më Shumë

Velimir Bujanec i ka dhënë mbështetje policisë së Kosovës në aksionin e fundit në Veri të vendit, përcjell agjencia e lajmeve INA. “MBËSHTETJE PËR MBROJTËSIT E KOSOVËS: Shtet të plotë dhe dhe liri përfundimtare për shqiptarët, ndërsa për agresorin serbomadh – pashallëku i Beogradit! Të dashur miq shqiptarë, mos e dhuroni pavarësinë tuaj dhe shtetin e ri të Kosovës! Jini të lirë dhe të denjë për paraardhësit tuaj trima! Zoti i dashur dhe kujtimi krenar i heroizmit të Adem Jasharit ju udhëzoftë në luftën tuaj të drejtë! Së bashku në vitet nëntëdhjetë, bashkë tani: VËLLA ME VËLLA, SHQIPTARI ME KROATIN”,…

Lexo më Shumë

Brukseli ka dështuar në negociata mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshja e formuluar nuk ka asnjë vlerë. Kështu shkruan e përditshmja gjermane “Die Welt” e cila përmes një artikulli të gjatë thotë se i Dërguari i Posaçëm për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajcak, duhet të ishte shkarkuar, transmeton Euronews. “Është e hidhur të shohësh se si europianët – njësoj si më parë në Siri dhe Libi – edhe në rastin e Kosovës po dështojnë strategjikisht dhe politika europiane gjendet faktikisht para një grumbulli me rrënoja. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk…

Lexo më Shumë

Deri të premten, pritet të marrë një epilog përfundimtar rasti me 13 nxënësit shqiptarë të Idrizovës. Kështu paralajmëroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri duke shtuar se epilogu përfundimtar do të varet nga vendimi i Inspektoratit të Arsimit që këtyre ditëve duhet t’i dorëzohet dikasterit të Arsimit. 13 nxënësit shqiptarë akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Ministri Shaqiri kujtoi komunën e Gazi Babës dhe prindërit e nxënësve maqedonas se zgjidhja afat shkurte…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike “Drislla” po përballet me dënim prej 110 deri 120 mijë euro, ndërsa drejtori me dënim prej gjashtë mijë euro pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme inspektuese, pas paraqitjes së qytetarëve nga fshati Batincë me ç’rast është konstatuar se në “Markova Reka” ka koncentrime më të mëdha të substancave ndotëse nga sasia e lejuar. Nga Qeveria sot informuan se mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese është kryer më 4 shtator dhe se vizuelisht është konstatuar se ka ndotje në “Markova Reka” me materie të lëngshme ngjyrë kafe, por nuk është ndjerë kurrfarë kundërmimi. Ditën e njëjtë nga ana e laboratorit të…

Lexo më Shumë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse kërkohej pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një komunikatë për media të martën, KFOR-i ka thënë se ishin të pranishëm në zonë duke vëzhguar aksionin e Policisë së Kosovës. Shton se kanë vepruar ngushtë me institucionet e Kosovës dhe EULEX-it. “Siç është theksuar edhe në deklaratën e KFOR-it të lëshuar më 24 shtator 2023, pas sulmit të kryer kundër Policisë së Kosovës në Banjskë, Policia…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar 8 terroristë nga grupi prej mbi 30 personash që trazoi veriun e Kosovës dy ditë më parë, kur vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe të cilët më pas u strehuan në Manastirin e Banjkës në Zveçan. Mirëpo nga ky numër, vetëm dy vazhdojnë të mbesin nën masën e arrestit. Prokurori Afrim Shefkiu ka treguar për KIKS Kosova se katër personat që u arrestuan të dielën pas kontrollit që i ishte bërë një veture derisa aksioni policor për neutralizimin e grupit terrorist po vazhdonte, janë liruar, raporton Klankosova.tv. Në veturën e tyre ishin gjetur radiolidhje,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dy vjet më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë dhe ambasadorin rus “në kufirin tonë për të na frikësuar”. Shefi i ekzekutivit ka shkruar se prej atëherë dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. “Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në përkushtimin tonë për ruajtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Lexo më Shumë

Qindra armë dhe pajisje përcjellëse u sekuestruan në aksionin kundër grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Por, çka parasheh ligji për to? Sipas Kodit të Procedurës Penale, armët hyjnë në kuadër të pasurisë e cila i nënshtrohet automatikisht konfiskimit, pa marrë parasysh përfundimin e procedurës penale. Fillimisht, ato duhet t’iu nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve të nevojshme forenzike. Pas përfundimit të procedurës penale, Prokurori i Shtetit mund të kërkojë nga Gjykata që armët të shfrytëzohen nga Policia e Kosovës për nevojat e veta dhe Gjykata mund ta lejojë këtë. Ndërsa mjetet motorike, paratë, telefonat etj,  që janë sekuestruar, deri në fund…

Lexo më Shumë

Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore dhe paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh është caktuar për personin i cili është i dyshuar se ka kryer veprën penale “vrasje”, njofton Prokuroria Publike. I dyshuari më 25 shtator në mënyrë mizore e privoi nga jeta një grua duke e goditur disa herë me thikë. Ai nga shtëpia mori një thikë kuzhine dhe duke ditur rrugën që kalon viktima kur shkon në punë e ka pritur dhe i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në pjesën e gjoksit, barkut, qafës dhe krahëve. Nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vendin…

Lexo më Shumë