Author: Jeta almakos

Deputetja Rashela Mizrahi, është propozuar për kryetare të Komisionit Anketues për rastin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë. Propozimi është bërë nga grupi i deputetëve të VMRO-së në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, i cili duhet të përcaktojë përbërjen e komisionit anketues, nga ku u propozuan që Aleksandar Veljanovski të jetë nënkryetar dhe anëtarët Antonijo Milloshoski, Gordana Siljanovska – Davkova, Ivanka Vasilevska, Ljupço Prenzov, Petar Risteski, për zëvendës anëtarë Dajanço Eftimov, Dafina Stojanoska, Dragan Kovacki, Toni Jarevski dhe Zoran Kocevski. Nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit, për deputetë janë propozuar Daniela Markovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski dhe Marija…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përgënjeshtroi pohimet se në marketet tona shitet qumësht kancerogjen. Ky reagim i tyre erdhi pasi VMRO-DPMNE doli me deklaratë ku tha se në vend importohen dhe lëshohen në përdorim më shumë se 20 ton qumësht kancerogjen, të importuar nga Serbia. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë “Që të mos ketë spekulime tjera dhe mashtrim të opinionit, se qytetarët në vend pijnë qumsht jo të sigurt me aflatoksin, me përgjegjësi vërtetojmë se me qëllim ndalimin e rrezikut të shëndetit publik, përshkak të pranis së zmadhuar të aflatoksin M1, në fuqi është Vendimi për sigurinë e masave të…

Lexo më Shumë

Zyrtarët shtetërorë sot kanë hapur zyrtarisht centralin më të madh privat fotovoltaik në Ballkan “FEC Novaci” me kapacitet prej 55 megavat dhe prodhim të projektuar vjetor prej 85.000 megavat-orë rrymë elektrike. Centrali, siç u tha, do t`i kënaq nevojat vjetore me rrymë elektrike për 30.000 familje. Kryeminsitri i vendit Dimitar  Kovaçevski deklaroi se impianti i ri fotovoltaik në Novaci është më i madhi në Ballkan. Sipas tij, me mbi 280 ditë me diell dhe me potencialet e ujit dhe të erës, mundësuan pavarësinë energjetike të vendit. Në këto dy vite ai thot  se kanë  krijuar pothuajse 450 megavat energji të…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se shumë shpesh e ka thënë se Sofja zyrtare  do të ketë kërkesa të reja në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.  Sipas tij, kjo është si pasojë e keqmenaxhimit të procesit nga ana e politikanëve tanë, ku për momentin vendi ynë ndodhet në një situatë  që duhet të përmbushë kërkesat e Bullgarisë, diktatet e tyre pa marrë asnjë garanci, ose përndryshe do te ngecë në proces negociatash shekullore me BE-në. Hristijan Mickoski “Unë personalisht e kam thënë disa herë, se ky është vetëm fillimi dhe hapja e kutisë së pandorës, pasi nga e…

Lexo më Shumë

Familjarët janë interesuar që të marrin trupat e pajetë të tre sulmuesve të vrarë serbë të grupit të armatosur, i cili mëngjesin e së dielës më 24 shtator 2023 kreu akt terrorist mbi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Këtë e kanë konfirmuar në një përgjigje për KALLXO.com, Ministria e Drejtësisë e Kosovës. Sipas ministrisë, trupat e tyre mund të lirohen vetëm më urdhër të Prokurorit. Familjaret kanë shfaqur interesim për t’i marrë trupat, mirëpo trupat mund të lirohen vetëm me urdhrin e Prokurorit”- thuhet në përgjigjen e tyre. MD ka bërë të ditur se autopsia e trupave…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot përgëzoi investitorët “Mej Enerxhi”, “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, me kapacitet prej 55MW. Bekteshi tha se së shpejti, vendi do të prodhojë energji edhe për nevojat e rajonit, e jo vetëm të vendit tonë. “Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit. Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër,…

Lexo më Shumë

Në bazë të konkluzioneve të arritura në një seancë e jashtëzakonshme të këshillit të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Komuna i ka dorëzuar Qeverisë informacion me kërkesë për shpalljen e gjendje krize në territorin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Kjo është kërkuar pasi në gjashtë muajt e fundit është shpallur një prani e madhe e arinjve në territorin e kësaj komune. Nga atje thuhet se i kanë marrë të gjithë të gjitha aktivitetet dhe masat të cilat janë nën kompetencat e tyre, me qëllim që të mbrojnë qytetarët e tyre. Është regjistruar prania e 160 deri në 180 kafshëve…

Lexo më Shumë

Pavarësia e përforcon shpërnguljen masive të të rinjve jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me atë humbim kapital të çmueshëm njerëzor dhe social nga i cili varet rritja afatgjate ekonomike dhe zhvillimi i shteteve tona dhe i tërë rajonit. Janë të domosdoshme reforma në segmentet vitale kyçe për zhvillimin ekonomik, siç janë investimet, produktiviteti i punës, dimensionimi i arsimit sipas kërkesave të tregut të punës dhe krijimi i vendeve të punës, porositi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në Konferencën e nëntë ndërkombëtare hulumtuese që e organizojnë Banka Popullore dhe Komiteti për ndërlidhje…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaevski, se do të dërgojnë amendamente në Ligjin për Amnisti. Ai ka pyetur se çfarë pune bënë Kovaçevski në mbledhjet e Qeverisë kur vijnë propozimet të tilla. “Shpresoj se Kovaçevski nuk është turist në mbledhjet e Qeverisë dhe kur vijnë tekstet e propozim-ligjeve fiton informacion të detajuar se çfarë përmbajnë ato ligje, posaçërisht ligje të këtilla specifike, dhe ai i lexon. Nëse nuk e  ka bërë këtë, atëherë duhet një orë e më parë të largohet nga vendi që është. Ligji ende nuk është sjellur në Parlament, po flasim…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se ka marrë vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,44%. Nga atje thonë se çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i derivateve tjera nuk do të ndryshojë. Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime: ЕUROSUPER BS – 95 – 87,00 (denarë/litër) ЕUROSUPER BS – 98 – 89,00 (denarë/litër) ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 85,50 (denarë/litër) Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 85,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 48,715 (denarë/kilogram).

Lexo më Shumë

Më 21 shtator në Maqedoni janë importuar mbi 20 ton qumësht nga Serbia, me afat përdorimi deri më 3 shkurt 2024 dhe I njëjti është lëshuar në qarkullim edhe pse është detektuar amflatoksin M1 mbi nivelin e lejuar maksimal. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE-ja duke kërkuar përgjegjësi nga kompetentët. “Kush dhe pse ka lejuar që qumështi ku është detektuar amflatoksin M1, nga Serbia të lejohet për përdorim në Maqedoni. Sa janë sasitë e qumështit të importuar që kanë përfunduar nëpër marketet e vendit dhe nëse Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka vepruar sipas gjetjeve të testimit” – tha Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE. Përhapje…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se me urdhër të Gjykatës, në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, njësia speciale e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot aksion për bastisje në pesë (5) lokacione të ndryshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarve për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Milan Radoiçiq dhe Vladimir Radojeviç “Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se operacioni policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar…

Lexo më Shumë