Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS) njoftoi të shtunën se Millan Radoiçiq i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Të premten, Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. “Ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, Millan Radoiçiq i është përgjigjur dhe sot…

Lexo më Shumë

Pasi pranoi se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, Milan Radoiçiq është shfaqur për herë të parë në publik. Ai i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, Goran Petrnijevq ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ish-nënkryetari i Listës Serbe raportohet se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për rrethanat e sulmit të armatosur në Banjskë, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka raportuar se do të ndërmarrë masat dhe veprimet…

Lexo më Shumë

Provat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës janë pjesërisht të mjaftueshme për të pretenduar përfshirjen ruse në sulmin në Banjskë, thotë për Radion Evropa e Lirë Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë. Sipas tij, sulmuesit mund t’i kenë siguruar armët ruse nga ndonjë furnizim i mëhershëm i kontraktuar nga Serbia me Rusinë, por jo pa dijeninë e shtetit serb. Në variantin tjetër, thotë Ibishi, armët dhe pajisjet ruse mund të kenë ardhur drejtpërdrejt nga furnizimi i rusëve për operacionin e grupit në Banjskë. Në rast se ky supozim vërtetohet si fakt, ai thotë se një…

Lexo më Shumë

Pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku përgjegjësinë e ka marrë i sanksionuari i SHBA-së, Milan Radoiçiq, Serbia ka grumbulluar trupat ushtarake në kufirin me Kosovën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar urgjentisht shtetit serb që të largojnë ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Kjo kërkesë ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë paralajmëron ushtrinë serbe të largohet nga kufiri i Kosovës, shkruan gazeta amerikane thenewyorktimes. NATO rrit forcën e saj në Kosovë ndërsa SHBA shqetësohet për grumbullimin e trupave serbe në zonë, raporton…

Lexo më Shumë

Në datën e sotme, më 30 shtator 2018 u mbajt referendumi me pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Nëse referendumi ishte i suksesshëm apo jo, varet kë pyesni. Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe qeveria thanë se ka qenë i suksesshëm, gjegjësisht shumica e atyre që kanë shkuar për të votuar janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa VMRO-DPMNE ka kritikuar se referendumi ka qenë i pasuksesshëm sepse më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore nuk votuan. “I përgëzoj të gjithë qytetarët. Sot arritëm…

Lexo më Shumë

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me zhvillimet e fundit të veri. Ai kritikoi disa politikabë, analistë të cilët po i mbrojnë qëndrimet e Ramës, që sipas tij janë pro-serbe. Bytyçi tha se nuk kishte se çka të keqkuptohet Rama, ai formuloi një kërkesë fjalë për fjalë çfarë e pati formuluar Aleksandër Vuçiç. Postimi i plotë:PER GJYNAQARET E EDVIN RAMES Enver Byttyçi Eshtë vërtetë e dhimbshme që në Kosovë guxojnë jo pak politikanë, analistë dhe njerëz ta mbrojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në qëndrimet pro-serbe të tij! Ata që…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në një prononcim me shkrim për indeks.mk ka zbuluar se deri më sot 600 persona kanë aplikuar për tu punësuar në konzorciumin “Bechtel Enka”, kompani kjo e angazhuar nga Qeveria për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Rexhepi thotë se aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur dhe njofton se javëve në vazhdim, do të ketë panaire punësimi nga “Bechtel Enka” edhe në Shkup, Kumanovë dhe Kërçovë. “Deri më sot, janë paraqitur rreth 600 CV, aplikime të personave të interesuar për tu punësuar në ndërtimin e projektit shekullor, Korridorit 8 dhe 10d.…

Lexo më Shumë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, ka thënë se sulmi i së dielës në veri të Kosovës s’ka qenë rezistencë civile apo vepër e bandave, por një sulm i formacioneve të armatosura paraushtrake të pajisura e të përgatitura nga Beogradi. Kurti ka thënë se një sulm i tillë u krye me urdhër të Serbisë, transmeton Express. I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, të cilave, siç shtoi ai, Forcat e Armatosura të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në procedurë të rregullt parlamentare e dorëzoi Projekt-rregulloren e Kuvendit, i cili është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e dialogut Jean Monnet, që është një proces i përbashkët i Parlamentit Evropian me Kuvendin e RMV-së. Në Rregulloren e propozuar parashikohet që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja e ardhshme parlamentare, e cila në fakt kontribuoi shumë në marrjen e vendimeve të paanshme me konsensus si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për deputetët e opozitës. Propozimi tashmë i është dorëzuar deputetëve në formë…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se kartelat e dedikuara të pagesës për shfrytëzimin e mjeteve financiare për racionin e subvencionuar të studentëve, studentë që plotësojnë kushtet për realizimin e kësaj të drejte, do të mund t’i mbledhin në filialet e Bankës Sparkase gjatë ditës së nesërme, të shtunën (30.09.2023). MASH ju bën apel të gjithë studentëve që ende nuk kanë vepruar në përputhje me udhëzimet e dhëna, që ta bëjnë këtë dhe të shkojnë në filialin që janë njoftuar se do t’u lëshojnë kartelën. Shfrytëzimi i mjeteve financiare për blerjen e ushqimeve në markete, furra buke, restorante dhe persona…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për herë të parë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Bullgaria të paraqesë kërkesa të reja në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se “politika bullgare është aq e pasigurt sa që nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja”. “Fatkeqësisht, shpesh kemi qenë të zhgënjyer pasi dinamika në politikën bullgare është aq e pasigurt sa që nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja. Jam shumë i sigurt se Bullgaria do të vazhdojë të formulojë kërkesa të reja. Por, për…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli, sot në kabinetin e tij e priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Norvegji, ekselencën e tij Driton Kuçi. Fillimisht, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ambasadorin Driton Kuçi e njoftoi me zhvillimet aktuale në universitetin tonë, si dhe me agjendën e aktiviteteve që janë paraparë të realizohen gjatë semestrit dimëror në universitetin tonë. Ndërsa ambasadori Driton Kuçi e uroi Rektorin Jusuf Zejneli për zgjedhjen e tij Rektor i Universitetit të Tetovës. Ai tha se, kjo është një dëshmi se tanimë Universiteti i Tetovës, kuadrot e veta i ka të…

Lexo më Shumë