Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjithë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën. Po ashtu, qeveria i ka bërë thirrje Serbisë të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë, për të cilat thuhet se paraqesin kërcënim të përhershëm për Kosovën. “Shumë herë kemi ngritur shqetësimin për ekzistencën e këtyre 48 bazave të përparme të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe kemi theksuar faktin, tashmë të vërtetuar që këto baza shërbejnë për mbështetje të agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së…
Author: Jeta almakos
Largimi i të rnjëve është një nga dukuritë shqetësuese me të cilat po përballet vendi prej vitesh. Madje në mesin e atyre që po largohen nga vendi janë edhe të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore. Këtë e konfirmon edhe Ministri i Administratës, Azir Aliu, i cili thekson se migrimi ka shkaktuar mungesë të kuadrit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. “Është problem, është sfidë që cdo institucion tani e ka, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat, edhe jo vetëm në shtetin tonë, por gjithandej, kjo është një fenomen. Pra për atë shkak…
Para pesë viteve më 30 shtator në vend u mbajt referendum, ku votohej për Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Më 30 shtator të vitit 2018, nga gjithsej 1.806.336 qytetarë, në referendum kanë dalë 666.743, prej të cilëve 609.813 kanë votuar “për”, 37.700 votuan “kundër”, ndërsa 19,230 fletvotime janë shpallur të pavlefshme. Vendimi i referendumit nuk u miratua, për shkak se nuk votuan më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore. Pyetja në referendum ishte: “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëvehsjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Marrëveshja e Prespës…
Albanian Post ka siguruar pamje të reja nga ikja e terroristëve në Banjskë të Zveçanit, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, të dielën e 24 shtatorit. Në pamjet e publikuara nga AP, shihen disa terroristë duke vrapuar në përpjekje për t’u larguar nga ambienti i Manastirit të Banjskës – ku ishin ngujuar. Ajo çka bie në sy në këto pamje të siguruara nga AP, është se në momnetin kur njëri nga terroristët e plagosur rrëzohet, të tjerët as që e marrin mundin që të ndalojnë për ta ndihmuar, duke e lënë kështu të shtrirë në tokë. Terroristi i plagosur…
Goran Bogdanoviq, ish ministër në qeverinë e Serbisë, ka thënë se gjatë kohës sa ishte asamblist në Komunën e Leposaviqit ka parë se sa paratë janë derdhur në veri dhe se kush i ka kontrolluar ato. Ai në një intervistë për emisionin #KallxoPërnime me Jeta Xharrën, ka shtuar se paratë që kanë ardhur nga buxheti i Kosovës në komunat veriore të Kosovës, janë keqpërdorur. “Vetëm shikoni pushtetet lokale në veri të Kosovës, para të mëdha vijnë nga buxheti i Kosovës, i ka kontrolluar dikush ato para? Unë kam qenë asamblist në Kuvendin e Komunës së Leposaviqit, nga viti 2013 e…
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Revieë në Euroneës Albania ku foli në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kulla tha se shtimi i forcave të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, është thjesht një shoë, pasi Serbia e ka provuar disa herë luftën dhe ka humbur. Sipas tij nëse Serbia sulmon Kosovën, atëherë ajo do të ndahet akoma më shumë në territore më të vogla. “Pas kësaj që pësuan para një java ata nuk çojnë dot rininë e tyre në luftë. Rinia e sotme e Serbisë nuk është më ajo e…
Policia e Kosovës njoftoi se ka gjetur sërish armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë një kontrolli më 30 shtator në veri të vendit, rreth një javë pasi u sulmua nga një grup i armatosur. Sipas Policisë, sot është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake. “Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim: antiplumb,…
Maqedonia e Veriut edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit të këtij viti do të përballet me ndotjen e ajrit, bazuar në mungesën e masave të institucioneve për përballje me të. Shkupi dhe Tetova, viteve të fundit kanë qenë në krye të listave botërore sa i përket ndotjes së ajrit, respektivisht pranisë së grimcave PM-10 shumë herë më të larta mbi normat e lejuara. Pavarësisht kësaj, nga buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Ambientit Jetësor janë ndarë 30.4 milionë euro, shumë kjo më e ulët se ajo e vitit të kaluar, ndërsa është zvogëluar edhe numri i të punësuarve në Inspektoratin…
Me fillimin e vitit të ri akademik 2023-2024 të hënën, studentët të cilët kanë plotësuar kushtet konform Thirrjes Publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë. Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës së dedikuar të pagesës të lëshuar nga Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare.…
Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë pjesë e forcave multinacionale të NATO-s në Bullgari janë në nivel të detyrës, të motivuar, të përkushtuar dhe tejet profesionistë në realizimin e qëllimit të vetëm të përbashkët – të jenë garancë për sigurinë e çdo pjese të territorit aleat, tha ministrja Sllavjanka Petrovska pas vizitës së togut të ARM-së, që është pjesë e forcave të NATO-s në Bullgari. Vizita, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është në kuadër të aktiviteteve të zgjuarsisë së rritur të Aleancës, të vendosura në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel në mars…
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev paralajmëroi se në kuadër të doganës, do të fillojë të funksionojë Sektori për masa të posaçme hetuese, e cila në pajtim me ligjin, siç thotë, do të ketë kompetenca për ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike. Sektori, siç thotë Bogoev, do të riekipohet. “Drejtoria e doganave ka edhe pajisje që nuk është vendosur në funksion. Kriminelët i shfrytëzojnë të gjitha mjetet teknologjike për mashtrime, që kërkon përgjigje adekuate, respektivisht vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadrot profesionale, të cilët do të japin përgjigje adekuate në pengimin e veprave kriminele”, thotë Bogoev.…
VMRO-DPMNE alaramoi se në treg ka prodhime ushiqmore nga Serbia, që sipas tyre ka nivel të lartë të alfatoksinës M1. Nga kjo parti kërkojnë shkarkimin e Nikolçe Babovskit nga posti i drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. “Ky është njëri nga rezultatet që po ua prezantojmë, bëhet fjalë për kos proteinik të importuar nga Republika e Serbisë dhe tregon një nivel të rritur të alfatoksinës, dokumenti i dytë është një raport laboratorik për qumështin nga një qumështore nga Republika e Maqedonisë, e cila tregon poashtu edhe praninë e alfatoksinës mbi kufirin e lejuar”, tha Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.

