VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe sot ka vazhduar me akuzat ndaj qeverisë dhe partnerëve të ardhshëm të kryeministrit Kovaçevski në qeveri. Nga kjo parti, cak i sulmeve sërish ishte shtëpia e kreut të ASH-së, Arben Taravari në lagjen Taftalixhe në Karposh të Shkupit, përcjell Klan Maqedoni. “Arben Taravari ka raportuar në vitin 2021 se ka blerë një shtëpi për 150 mijë euro. Nuk diskutohet, nëse nuk e shihni shtëpinë dhe vendndodhjen. Gjegjësisht, bëhet fjalë për një shtëpi në lagjen elitare Taftalixhe të Shkupit, prej 260 m2, ku sipërfaqet e banimit shkojnë nga 1500 deri në 2000 euro. Kur bëhet matematika e thjeshtë,…
Author: Jeta almakos
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Mostar të Bosnja e Hercegovinës, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendosi lule në memorialin e aksidentit në Rotimle, në një ceremoni shtetërore me rastin e 19 vjetorit nga vdekja tragjike e presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacionit që e shoqëronte. “Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata jetojnë përgjithmonë në kujtimet e atyre që respektojnë vlerat e vërteta. I tillë ishte edhe ish presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën para kohe dhe tragjikisht 19 vjet më parë. Lavdi e përjetshme presidentit të dytë Boris…
Me rritjen e rrogës minimale, shumë familje në rrezik social po e humbin të drejtën për të marrë shtesa sociale. Sipas drejtorit të Qendrës Sociale në Shkup, Liridon Baftiu me këto politika nuk rriten të ardhurat që një familje merr, por vetëm ndryshon koncepti. “Ideja e ministrisë është që nëse një familje ka pas të hyra 14,000 denarë tani ka 18,000 apo 20,000 dhe automatikisht ajo pjesa e rritjes së rrogës minimale i mbulon shtesat fëmijërore. Pra janë të njëjtat të hyra vetëm se koncepti është i ndryshëm.”- deklaroi Liridon Baftiu, Drejtor i Qendrës Sociale, Shkup. TV21 pyeti Ministrinë përgjegjëse…
Respekti reciprok, mirëkuptimi dhe falja është e vetmja rrugë drejt bashkëpunimit, paqes dhe suksesit. Të falim, të kërkojmë falje dhe të mësojmë nga gabimet tona, ka thënë sot në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e festës së sotme të krishterë Dita e Faljes. Sipas Mariçiqit, festa e sotme duhet të jetë edhe bazë për tejkalimin e dallimeve dhe ndarjeve, për të ndërtuar bashkërisht një shoqëri në të cilën do të sundojnë demokracia, drejtësia dhe vlerat evropiane.
Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut thonë se ChatGPT-ja, softueri i krijuar nga kompania amerikane AI, po bëhet gjithnjë e më i pranishëm gjatë mësimit dhe veçanërisht për realizimin e detyrave të shtëpisë. Programit të ri të Inteligjencës Artificiale ChatGPT, i kërkohet të shpjegojë në formë më të shkurtër leksionet mësimore dhe veçanërisht përshkrimin e lektyrave nga nxënësit e shkollave të mesme, ndërkohë që studentët kërkojnë që roboti të shkruajë punime seminarike, të cilat më plotësohen vetëm me detaje që u ka kërkuar profesori. Dejan Angellov, student në Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin e Shkupit, thotë për Radion Evropa e…
Prokuroria Themelore në Shkup njofton se një vajzë 14 vjeçare mbrëmë ka humbur jetën ë lagjen “Ilinden” të Shkupit si pasojë e një goditjeje elektrike pasi ajo me dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar, në një moment ajo ishte ngjitur në një nga vagonët dhe kishte prekur telat e tensionit të lartë. Trupi i vajzës së ndjerë është dërguar për obduksion ndërsa po intervistohen dy të miturit të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Nga Njësiti i Zjarrfikësve në ndërkohë njoftuan se rreth orës 21:00 deri te ata kishte mbërritur telefonatë se në stacionin hekurudhor në…
Është gjithnjë e më e sigurt se nga kjo verë mund të rikthehet tarifa e lirë ditore për amvisëritë. Rënia e çmimeve në bursat e energjisë elektrike, ulja e kërkesës, por edhe rritja e prodhimit të energjisë nga objektet vendore janë arsyet që qytetarët të kenë edhe një herë mundësinë për të shfrytëzuar energjinë e lirë nga ora 14 deri në 16. Në intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk dëshiron të japë premtime që tani, por ka sinjale pozitive. “Për momentin ka hapësirë, por duke marrë parasysh zhvillimet në sektorin e…
Kroacia ka filluar me dërgimin e operacionit të dërgimit të 14 helikopterëve transportues në Ukrainë. Bëhet fjalë për 12 helikopterë MI 8 MTV-1 dhe dy tjerë MI 8 T, që janë dedikuar për ushtrinë ukrainase. Siç raportojnë mediat kroate, shumë helikopterë janë parë në hapësirën e bazës ajrore Velika Gorica, ku teknikët e ushtrisë kroate po kryejnë të gjitha përgatitjet teknike. Sipas ushtrisë kroate, helikopterët do të jenë të gatshëm për transport për dhjetë ditë, transmeton Telegrafi. Shtatë helikopterë do të qmontohen dhe do të transportohen me kamionë, kurse shtatë tjerë do të fluturojnë për në Poloni nga ku do…
Policia gjatë një kontrolli aksionar në objektet hotelierike në territorin e SPB Shkupi gjatë natës ka ndaluar një person i cili ishte në kërkim me tre urdhëresa, ka gjetur pesë të mitur të cilëve u është shërbyer alkool, ndërsa në njërin nga objektet është gjetur kokainë. ”Në mbrëmjen e kaluar, në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 04:00, zyrtarë policorë nga RSV Shkup, së bashku me Drejtorinë e të Hyrave Publike, Inspeksionin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontroll aksionar në objektet hotelierike në territorin e SVR. Shkupi. Gjatë kontrollit është ndaluar D.K. i cili kërkohej…
Mijëra persona të shurdhër në Maqedoninë e Veriut privohen nga thuajse të gjitha shërbimet publike, ata nuk munden as t’i ushtrojnë të drejtat e tyre e as t’i kryejnë obligimet për shkak se institucionet shtetërore nuk kanë interes të punësojnë përkthyes të gjuhës së shenjave, të cilët edhe pse janë pak në numër, jo të gjithë janë të punësuar. ALSAT gjatë këtij muaji është interesuar në qoftë se komunat më popullsinë më të madhe në vend, kanë të punësuar persona që njohin gjuhën e shenjave dhe rezultoi që në komunën e Tetovës, Manastirit, Aerodromit, Gazi Babës, Prilepit, Gostivarit dhe Çairit…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka treguar gazetarëve televizivë strehimin e përkohshëm në të cilin ai tha se ka jetuar që nga fillimi i pushtimit rus. “Ky është vendi ku unë jetoj”, tha Zelenskyy në filmin e gazetarit Dmytro Komarov. Ai tha gjithashtu se ishte atje kur filloi pushtimi rus në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Një klip i filmit u postua gjithashtu në Twitter nga këshilltari politik i brendshëm i Zelensky, Anton Gerashchenko. Në video, dritaret e akomodimit të improvizuar janë të mbuluara me perde të trasha. Jastëkët dhe një mbulesë me lule shtrihen në…
72 nxënësit shqiptarë vazhdojnë të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase Kjo është kërkesa që në 12 shkurt 2019 u dërguar në Komunën e Çashkës, kërkesë që fëmijët shqiptar të ndjekin mësimin në gjuhen e tyre shqipe. Kërkesa u dërgua edhe tek ministri i atëhershëm i arsimit Arber Ademi. Hapja e kësaj paralele shkaktoi edhe protesta nga banoret maqedonas të Çashkës për te penguar hapjen e paraleles shqipe në Shkollën Fillore “Todor Janev” ku atëherë ishin 41 nxënës shqiptar, por tani në këtë vit shkollor aty mësojnë 72 nxënës shqiptar që ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase dhe hapja e kësaj paralelë…