Author: Jeta almakos

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon shtrenjtimi i cigareve. Sipas ligjit për akcizën, deri në këtë vit 2023, akciza për cigare do të rritet për së paku pesë denarë për paketë. Siç shihet nga informacionet në ueb faqen e Ministrisë së Financave, akciza për një cigare arrin 1.353 denarë për copë dhe arrin 9 për qind të çmimit me pakicë.

Lexo më Shumë

Në fillim të seancës së sotme të qeverisë, Avokati Shtetëror i sapoemëruar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Reçi, është betuar para kryeministrit dhe ministrave në Qeveri se do të punojë me ndërgjegje, ndershmëri dhe përgjegjësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, përcjell KlanM. Avokati i ri i emëruar Shtetëror, Agron Reçi, ishte Avokat i deritashëm Shtetëror në Njësinë rajonale në Ohër, ku ka ushtruar funksionin nga Nëntori 2020. Me profesion është jurist i diplomuar, siç përmendet në biografinë e tij, me përvojë shumëvjeçare në sektorin për çështje juridike, kadrovike dhe të përgjithshme./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, me ç’rast do të drejtohet para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) dhe në seancën plenare inauguruese 2023-2025 të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, për të diskutuar mbi forcimin e demokracisë, vlerave evropiane së bashku me shoqërinë civile në vendet kandidate për anëtarësim në BE. Siç njofton MPJ-ja, në agjendën e nesërme të Osmanit do të jetë edhe diskutimi në tryezën e rrumbullakët me raportuesit në hije dhe miqtë e Maqedonisë së Veriut,…

Lexo më Shumë

Ekonomitë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë kanë tejkaluar nivelet e para-pandemisë përkundër ndikimit negativ nga invazioni i Rusisë në Ukrainë, çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimit, kushtet e pafavorshme të motit, kushtet e ngushta financiare dhe pasiguria e rritur, thuhet në Raportin më të ri të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot. Parashikohet që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të shënojë rritje të butë prej 2,1% më 2022 deri në 2,4% më 2023, u theksua në konferencën e sotme për media në Shkup, në të cilën u…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk është kundër ndërtimit të korridoreve sepse është edhe në programin e partisë sonë, thotë kryetari i saj Hristijan Mickoski. Megjithatë, theksoi se është kundër mënyrës se si po zhvillohet ky projekt, veçanërisht, siç tha, të nënshkruhet një marrëveshje me të cilën parashihet që Maqedonia t’i paguajë gjoba të larta konsorciumit Bechtel dhe Enka. “Nuk mundet të zgjasni javën e punës nga 40 në 60 orë, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, dhe të nënshkruani një marrëveshje që do të përfshijë gjoba mbi 200 milionë euro. Po, ne jemi kundër kësaj dhe do të ketë përgjegjësi për këtë.…

Lexo më Shumë

Mbi 30 ekipe mjekësore nga shtëpitë e shëndetit në vend, në pesë javët e ardhshme do t`i vizitojnë familjet ku ka përfshirje të ulët të personave të vaksinuar dhe do t`i informojnë për përfitimet nga imunizimi. Ata do të shpërndajnë material promovues dhe do të caktojnë termine për vaksinime nga kalendari i rregullt për imunizim, njofton KlanM. Qytetarët mbi 60 vjeç do të kenë mundësi që në venngjarje të marrin vaksinën polivalente kundër COVID-19 si dozë “booster”. Aktivitetet janë në kuadër të fushatës së MSH-së poër promovimin e imunizimit me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Imunizimit. Me këtë…

Lexo më Shumë

ISUF SADIKI: ME NJË RROGË S`MUND TA MIRËMBAJË FAMILJEN! ”Mua me tel të kamionit mi lidhen duart, dy here doja t’ia largoj maskën por mund të gjuante dhe plumbi sigurisht do të zinte dikë ose shoqen ose fëmijët” Kështu rikujton rastin e vitit 2017, Isuf Sadiki, nga Haraçina i cili edhe sot nuk mund të harrojw ndjenjën e keqe që nuk mundi të mbrojë pasurinë e familjes së tij shkaku i duarve të lidhura nga hajnat që i vodhën 95 mijë euro në ora 5:30 të mëngjesit, njofton KlanM. Familja e tij, ditë më parë, kremtoi festën e Bajramin, dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës në rrugën “107” ka zënë një të mitur me marihuanë dhe menjëherë e ka dërguar në stacionin policor. Në kumtesën e SPB Tetovë nuk precizojnë se sa marihuanë kanë gjetur te i mituri por thonë se e kanë sekuestruar marihuanën. “Mbrëmë rreth orës 22 dhe 20 minuta në rrugën “107” në Tetovë, policia ka privuar nga liria një të mitur nga tetova përshkak i është gjetur marihuanë të cilën e kanë sekuestruar oficerët policorë. Policia punonnë zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase ka akuzuar Qeverinë se në Grupin e punës për ndryshimet kushtetuese ka instaluar edhe persona, të cilët, sipas VMRO DPMNE-së, janë me bindje “pro-ruse dhe anti-perëndimore”. Grupi i ekspertëve për ndryshimet kushtetuese këtë javë do të nisë punën për hartimin e amendamenteve që kanë të bëjnë me preambulën për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues. Kjo parashihet me marrëveshjen që është arritur me Bullgarinë, në qershor të vitit 2022, për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve. Marrëveshja është arritur bazuar në atë që njihet…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore rreth rastit “Lidhja Ndërkombëtare” është shtyrë për shkak se i akuzuari, Bojan Jovanovski është ende në spital, pas intervenimit kirurgjik, njoftuan sot nga Gjykata e Apelit – Shkup. Në njoftimin e gjykatës thuhet se Bojan Jovanovski, është ende i hospitalizuar dhe nën kujdes të domosdoshëm.

Lexo më Shumë