Në vend që të rrimë të tronditur, të pikëlluar në heshtje dhe të komentojmë, më mirë të reagojmë me masa dhe veprime konkrete parandaluese. Kështu vlerëson Kryetarja e PLD-së dhe deputete e kësaj partie, Monika Zajkova, e cila mes tjerash, në propozimet e dhëna, përmend ndalimin e rrjetit social “Tik-Tok”. “Është veçanërisht e nevojshme të ndalohet “Tik-Tok” si dhe rrjetet e tjera sociale që nxisin dhunën sepse në vendin tonë kemi qenë dëshmitarë të viktimave nga përdorimi i këtyre rrjeteve. Ndalimi dhe kontrolli i shkarkimit të lojërave, përmbajtjeve dhe aplikacioneve që tregojnë dhe inkurajojnë në mënyrë të qartë dhunën. Gjithashtu,…
Author: Jeta almakos
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, e ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se gjykatësi që e ka trajtuar rastin “Target-Fortesa” ka marrë para dhe i ka shpërndarë, ndërsa ata që i kanë marrë paratë e kanë propozuar të avancohet në Gjykatën Supreme.
Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shkaktoi një varg reagimesh në opinion. Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska për “TV21”. tha se ajo që po ndodh duket si një tregti e rëndë influencash. “Ne u bëmë thirrje edhe institucioneve tjera të cilat propozojnë anëtarë për Këshillin Gjyqësor që të dalin me reagim Ajo shtoi se priste një reagim edhe nga Kuvendi.
Diplomacia e Maqedonisë nuk ekziston dhe reduktohet në garë të individëve me dëshirë për ambasadorë ku më me rëndësi është se egoja e kujt do të përmbushet, në vend se të zgjidhet ndonjë problem shtetëror. Atje në MPJ bëhen aranzhmane personale, por jo edhe diplomaci. Prandaj janë edhe disfatat dhe turpet, theksoi në tribunën e sotme me temë “Politika e jashtme”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Para anëtarëve dhe simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së në Manastir, Mickoski përsëriti se nuk do të votojnë për ndryshime kushtetuese në përbërjen aktuale të Kuvendit. Duke përkujtuar për gjendjet aktuale shoqërore-politike në vend, Mickoski tha se…
Në shkallët para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj për të vrarët në një shkollë në Beograd. Ndër njerëzit në turmë është parë edhe ministri Nenad Rashiq. Në kryeqytetin e Kosovës, po mbahet festivali “Mirdita, dobar dan” që ka nisur sot. Ndryshe dje 13 vjeçari vrau 9 persona.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetar, i cili i bëri një pyetje lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit, përkatësisht lidhur me publikimin e fotografive. Sipas mediave serbe, pyetja pati një efekt të tillë sa Vuçiçit iu deshën disa sekonda për t’u përgjigjur. Si rezultat, edhe pamjet tanimë janë bërë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. “Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari…
Elona Kalesha, 36-vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila vrau e më pas copëtoi trupat e prindërve të të fejuarit të saj, duke i futur në valixhe, është dënuar nga një gjykatë italiane me 30 vjet burg. Sipas mediave italiane, ajo akuzohet për vrasjen e prindërve të ish të dashurit, Teuta dhe Shpëtim Pasho. Çifti Pasho u zhduk në vitin 2015 dhe eshtrat e tyre ishin fshehur në valixhe. Trupat e tyre u gjetën në një fushë mes autostradës Firence-Piza-Livorno në dhjetor të vitit 2020. Ajo po priste një fëmijë nga një burrë tjetër dhe për këtë arsye, vrau dy prindërit…
Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minuta në kryeqytetin ukrainas Kiev, i cili tashmë pa një seri sulmesh gjatë natës së kaluar. Gazetarët e AFP-së panë një dron që mbrojtja ajrore po përpiqej ta rrëzonte, ndërsa administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se “mbrojtja ajrore është në punë”. Shpërthimet u ndalën pas disa minutash. Gazetarët panë një re tymi të zi në ajër, pikërisht kur administrata ushtarake e qytetit të Kievit njoftoi se alarmi për sulmin ajror kishte përfunduar. “Droni i armikut u rrëzua”, tha shefi i shtabit presidencial, Andriy Yermak. Kryetari i bashkisë…
Megjithëse për mirëmbajtjen e rrugëve është kompetente ndërmarrja tjetër shtetërore, “Makedonija pat”, Ejup Rustemi si drejtor i Rugëve shtetërore tregon se ata janë të detyruar të ndërhyjnë për shkak se kompania në fjalë nuk po e bën detyrën. Ai tha se kanë përfunduar procedurat për rehabilitimin e autostradës Shkup – Tetovë dhe anasjelltas dhe brenda pak ditëve do të fillojnë punimet, ndërsa paralajmëroi se brenda një muaji do të fillojë edhe rehabilitimi i autostradës Shkup – Kumanovë. “NP ‘Rrugët Shtetërore’ për çdo vit lidh kontratë me ndërmarrjen tjetër publike që është e obliguar për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve shtetërore…
Shkruan: Ardian Krasniqi, ish ushtar i UÇK-së
Sindikatat në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritje të pagave sikurse për funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, të cilët nga muaji prill nisën t’i marrin ato me rritje prej 78 përqind, ose nga 1.000 deri më 1.200 euro, transmeton Radio Evropa e Lirë. Bëhet fjalë për rreth një mijë funksionarë të lartë dhe rreth një mijë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi ngrirjen e një neni në Ligjin e Pagave, ku llogaritet koeficienti në varësi të pozicionit. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovski, pranoi se paga e tij është rritur për 1.200 euro, pra…
Presidenti Stevo Pendarovski refuzoi kërkesat për falje të ish-kryetares së PSP-së, Katica Janeva, ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski dhe biznesmenit Sead Koçan. Të tre janë në burg duke vuajtur dënime shumëvjeçare për krime të ndryshme. Janeva dhe Pançevski për herë të parë dorëzuan kërkesë për falje nga kreu i shtetit, ndërsa Sead Koçan edhe në vitin 2021 kishte tentuar ta falej, kërkesa e dytë e tij sërish pa sukses. /Alsat.mk