Author: Jeta almakos

Transformimi dixhital është një mundësi për progres të madh drejt funksionimit efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ministri apo komunë.  Kjo është mënyra më e mirë dhe më efektive për të rritur besimin e qytetarëve në sistem, theksoi  zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, në tryezën e sotme të organizuar nga programi për zhvillimin e Kombeve të Bashkura , kushtuar transformimit dixhital të qeverisjes vendore. SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE PËR POLITIKA PËR QEVERISJE TË MIRË “Dixhitalizimi nuk është një zgjedhje, por një pashmangshmëri dhe nuk duhet të lejojmë që të ngecim…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i bën thirrje të gjithë palëve në arsim të bashkëpunojnë me qëllim të parandalimit të dhunës. Ministria e Arsimit  është e përkushtuar në luftën kundër dhunës në shkolla, sepse besojnë se institucionet arsimore duhet t’i ndërtojmë si vende të sigurta, ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë dhe shoqërohen në mënyrë të sigurt, thuhet në komunikatën e tyre. Ata potencojnë se  çdo fëmijë ka të drejtë të shkojë në shkollë dhe të mësojë, pa frikë. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS  “Ju bëjmë thirrje mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin arsimor – që…

Lexo më Shumë

Në Selanik është parandaluar tregtia e 105 kilogramëve me kokainë, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se janë arrestuar 7 shtetas të Greqisë, 3 të Shqipërisë, ndërkaq për rastin në fjalë në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar 4 persona, shtetas të RMV-së, e që sipas MPB-së, kanë qenë organizatorë. “Rasti është realizuar si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informacionit dhe bashkëpunimit të krijuar tashmë me sukses me Shërbimin Kundër Drogës nga Selaniku, për persona të cilët si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një sërë veprimesh me qëllim furnizimin dhe transferimin e lëndës narkotike…

Lexo më Shumë

TË DORËHIQET ZV/KRYEMINISTRI BOJAN MARIÇIQ Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar dorëheqjen e Zv/Kryeministrit për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sic thonë I cili në vend që ti zbatojë ligjet, po shkel të njëjtat.Mickoski ka theksuar se do t`i njoftojë ambasadat e vendeve të BE-së dhe Komisionit Evropian, sic tha, për keqpërdorimin e flamurit evropian për Korridron 8 dhe 10D. “Pres reagimin e zyrës së KE-së këtu në Maqedoni, pres reagime nga ambasadat e vendeve të BE-së. Deri në këtë moment nuk ka reagime. Është e qartë se janë keqpërdorur në këtë process ose unë dua të besoj. Por nëse…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor. Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir tha se shkelja e procedurave nga institucioni që duhet të sigurojë pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit është shqetësuese. Në Programin 200 në Alsat, Gir iu bëri thirrje partive politike dhe grupeve të tjera financiare të interesit t’i mbajnë duart larg gjyqësorit. “Ne jemi të zhgënjyer. Kur shikon zhvillime, kur procedurat e brendshme nuk respektohen, natyrisht që ngjall shqetësime. Është shumë e rëndësishme që Këshilli Gjyqësor të mos jetë i kapur nga interesat politike apo interesat financiare prandaj u them të gjitha…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në autostradën Tetovë – Shkup po zhvillohet me vështirësi dhe me pengesa në një pjesë të rrugës afër Zhelinës. Kjo si pasojë e një aksidenti automobilistik, informon Klan Macedonia Policia ka dalur në vendngjarje dhe po ndihmon në rregullimin e komunikacionit. Nga pamjet e siguruar nga KlanM, shihet të paktën një automjet i aksidentuar dhe mbrojtëset anësore të shtrembëruara e të këputura nga goditja. Detaje për aksidentin priten gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tribunë partiake kishte fjalë të ashpra kundër BDI-së. “Për 22 vite BDI është në pushtet. 22 vite ata nuk jetojnë për shqiptarët, por jetojnë nga ana. Duke ndërtuar karriera të rreme dhe mit të rremë. Sa më gjatë të jetë BDI dhe LSDM në pushtet, aq më pak popull do të ketë”, u shpreh Mickoski. Sipas tij, BDI pas 22 viteve në pushtet me të gjitha aferat dhe skandalet duhet të shkojë në opozitë. “Për 22 vite, BDI është pjesë e gjitha aferave dhe skandaleve. Pikërisht nga këtu jap mesazh të qartë nga Tetova…

Lexo më Shumë

Në një anketë të realizuar me maturantë në 13 shkolla në 13 qytete të Maqedonisë së Veriut, 21 për qind e tyre kanë theksuar se dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Në krahasim me anketën e mëparshme të realizuar pesë vjet më parë, ka një rritje prej 8 për qind të interesim për tu shkolluar jashtë vendit, përcjell INA. Sllovenia është vendi më i kërkuar për studime, pas së cilës Bullgaria me qytetet Sofje dhe Plovdiv, por edhe Greqia me Selanikun po kthehet sërish në interes. Nga 3500 maturantë të regjistruar në provimin e maturës shtetërore, 33 për qind janë shprehur…

Lexo më Shumë

Qëllimet tona strategjike janë specifike dhe të qarta. U bëmë anëtare e NATO-s, për t’u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Është mirë të kemi një pikë referimi që do të shërbejë si udhërrëfyes dhe motivim për të ecur përgjatë trajektores së përcaktuar, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në Uashington me temën “Nevoja urgjente për zhvillim ekonomik në Ballkan”. Siç publikoi në profilin e tij në FB, kryeministri tha se “qytetarët e Maqedonisë duan të jetojnë në BE, por në shtëpi, në Maqedoninë e Veriut. BE-ja është vizioni për një…

Lexo më Shumë

Shkruan: Furkan Saliu Evladi është i shenjtë dhe çdo prind do të kishte bërë gjithçka për fëmijën e vet, por kur tenton t’ia mbulosh gabimet vetëm se i bën dëm evladit tënd. Djaloshi në moshë të mitur i pronarit të një portali shqiptar, vozit në rrugë lokale mbi 130 km/h dhe aksidenton 2 vetura duke lenduar rëndë 11 persona, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë. Çka bënë prindi i brengosur? Në vend se të thirr familjarët dhe të interesohet për gjendjen shëndetësore, ai thirr për t’iu ofruar para që ta ndryshojnë deklaratën qe ai ti përdor lidhjet e…

Lexo më Shumë

Kritika dhe propozime të shumta iu drejtuan dikasterit të Arsimit në debatin me temë “Stop bulizmit”. Aktorja, Vesna Petrushevska tha se masat tashmë të propozuara nga ministri Jeton Shaqiri tingëllojnë si një përrallë që prej kohësh duhej të ishte realitet. Petrushevska tha se pas një ankete të realizuar me fëmijët e moshës 8-14 vjet rezulton se thuajse në çdo shkollë fëmijët bartin me vete armë të ftohta. “Ministër, ju lexuat një përrallë. Po ju pyes, a e dini se sa armë ka në shkollat fillore. Në shkollën time të aktrimit dje kam bërë një anketë me fëmijët e moshës 8…

Lexo më Shumë