Qytetarët ende në pritje të një vendimi nga Ministria e Punëve të Brendshme në qoftë se duhet t’i ndërrojnë targat e makinave me emrin e ri të shtetit ose jo. Dy muaj më parë ministri Oliver Spasovski tha se po shqyrtohet mundësia që në tabela vetëm të aplikohet një stiker ngjitës me kodin “NMK”. “Edhe stikerët ngjitës janë një nga opsionet, mirëpo kur të sillet vendim ua komunikojmë qytetarëve. Për ne është më e rëndësishme qytetarët të jenë të kënaqur”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm. Ndonëse u tha se shumë shpejt do të sillet një vendim, ende nuk dihet…
Author: Jeta almakos
Kim Mehmeti Shqipëria sot voton. Pra sot ajo do dëshmojë nëse asaj i parapëlqejnë ata që e rrënojnë të shkuarën shqiptare, nëse e ka kuptuar apo jo se politika i zgjidh problemet që vetë ajo i shkakton si dhe nëse e ka të qartë se nga politika nuk pasurohet ai që e mbron pronën e popullit, por ai që e shet atë. Dhe që sonte do nisë numërimi i votave dhe i tërë vendi do i jetojë ethet e para shpalljes së rezultateve përfundimtare, rezultate që do tregojnë çka kanë fituar politikanët që e kriminalizuan shtetin e çka ka humbur…
Me një ceremoni solemne, kryetari i komunës Orce Gjorgjievski së bashku me familjen e “branitellit” të rënë në Kumanovë në Lagjen e Trimave, Ljubisha Arangeloviq, zbuluan pllakën e tij përkujtimore. Nga sot ky monument i vendosur në lagjen Kisella Vodë do të dëshmojë për sakrificën e bërë, për guximin dhe dashurinë për atdheun e këtij heroi që nuk duhet harruar nga brezat që do të vijnë, thuhet në kumtesën e komunës së Kisella Vodës. “Me respekt të jashtëzakonshëm për Ljubisha Arangeloviq, heroin e madh që vdiq duke mbrojtur vendin e tij nga terroristët që sulmuan në Lagjen e Trimave, sot…
“Dinjiteti” dhe “DOM” shqyrtojnë pjesëmarrjen në qeveri Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se koalicioni qeveritar është stabil dhe ka 65 deputetë, njofton KlanM. Ai këto komente I bëri pas paralajmërimeve të disa partnerëve më të vegjël të qeverisë se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre. “Normalisht se në kuadër të koalicionit ka parti politike me qëndrime të caktuara që ideologjikisht dhe operacionalisht dallojnë nga partitë tjera politike, por në kahjet kryesore politike të koialicionit qeveritar, të gjithë kanë qëndrim të njëjtë”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Dje nga partia “Dinjiteti” që drejtohet nga Stojanço…
Në adresën elektronike për denoncimin e dhunës brenda një kohe të shkurtër kanë mbërritur dhjetëra porosi, disa prej të cilave janë raportime nga nxënës se kanë qenë viktima të dhunës të një forme të caktuar. Kështu njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të cilët adresën elektronike prijavinasilstvo@mon.gov.mk ose paraqitdhunë@mon.gov.mk e hapën pas vrasjes në një shkollë në Serbinë fqinje. “Janë marrë rreth 20 mesazhe, disa prej tyre janë sugjerime të ish-pedagogëve se si të ndikohet në dhunën e bashkëmoshatarëve, dhe disa janë raportime nga nxënës se kanë qenë viktima të një forme të caktuar të dhunës së bashkëmoshatarëve për…
Kryetarët e komunave përsëritën thirrjen e tyre se regjistrimi i nxënësve në klasë të parë duhet të bëhet në shkollat brenda territorit të komunës që I takojnë dhe jo sipas përzgjedhjes së tyre. Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski tha se kjo ka për qëllim barazimin e shkollave me nxënës dhe jo mbingarkimin e klasave me nxënës të komunave të tjera. Sipas Kostovskit, përjashtime do të bëhen në raste të caktuara. “Me disa ndryshime të vogla këtë vit sepse e përditsuam rregulloren për pranim të filloristëve. U shtua edhe një klauzulë që tashmë e kanë disa komuna, filloristët që…
Lideri autoritar i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shtruar në spitalin e Minskut. Sipas raporteve, ai mbërriti në spital rreth orës 19:00 ndërsa të gjitha rrugët përreth ruheshin nga roje të armatosura. Lukashenko bëri paraqitjen e tij të fundit publike më 9 maj në një paradë ushtarake në Moskë së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, dhe shëndeti i tij ishte në qendër të shumë komentuesve. Ndryshe nga liderët e tjerë që morën pjesë në festë, Lukashenko nuk mori pjesë as në drekën zyrtare me Vladimir Putin. Sipas pamjeve të publikuara, ai kishte të fashuar dorën e djathtë, duke ngritur spekulimet…
Maqedonia e Veriut përmes zbatimit të praktikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), synon të krijojë një ombrellë për t’u mbrojtur nga manipulimi i dezinformatave. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë qëndrimit në SHBA brenda kësaj jave me përgjegjësin e Qendrës Globale të Angazhimit, James Rubin, ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi që përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në luftën kundër manipulimit të informacionit. “Memorandumi për bashkëpunim parasheh intensifikimin e bashkëpunimit në aktivitetet që Qeveria ndërmerr në trajtimin e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e praktikave të mira dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë së sistemeve të…
Procedurë për vepër penale “uzurpim i patundshmërive” dhe paraburgim, ka kërkuar Prokuroria Themelore në Shkup, për dy personat e ndaluar nga policia pas punimeve pa leje pranë Poliklinikës në Bit Pazarit, përcjell Klan Macedonia “Të dyshuarit e moshës 45 dhe 42 vjeçare, në mënyrë të pacipë, kanë shembur me ekskavator një pjesë të rrethojës së poliklinikës ‘Bit Pazar’ dhe kanë filluar të rrafshojnë dhe tamponojnë tokën afër objektit shëndetësor që nuk ishte në posedim të tyre, me qëllim që ta shndërrojnë në parking edhe pse për të nuk kanë pasur lejen e duhur nga komuna”, thonë nga prokuroria. Prokurori publik…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjendet në Berlin për bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier, raporton BBC. Është vizita e parë e Zelenskyt në Gjermani që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar. Vizita ka ardhur një ditë pasi Gjermania njoftoi se do ta furnizojë Ukrainën me armë me vlerë rreth 3 miliardë dollarë. Më vonë të dielën, Zelensky do të nderohet edhe me çmimin prestigjioz “Charlemagne”. Çmimi është për të njohur ata që më së miri prmovojnë unitetin evropian. Fituesit e kaluar ishin Winston Churchill, Papa Françesku dhe…
Dy të rinj nga Tetova kanë rënë nën prangat e policës, pasi tek ta është gjetur lëndë narkotike. Polcia ka njoftuar se është kryer edhe një bastisje tek shtëpia e njërit prej të arrestuarve, përcjell Klan Macedonia. “Me datë 13.05.2023 në ora 15:16 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 18 vjeçarin B.F dhe 23 vjeçarin B.H, të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit personit B.H iu gjet marihuanë, ndërsa me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku githashtu është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”, thonë nga MPB, përcjell KlanM. Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në…
Incidente gjatë ndeshjes së Kupës së RMV-së në hendboll MPB-ja ka hapur procedurë kundër policit i cili goditi hendbollistin Filip Taleski, për të konstatuar përse ka bërë një veprim të këtillë dhe nëse do të ketë dënime, njofton KlanM. Ky akt ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kurse në MPB nuk është parashtruar kallëzim për këtë rast. “Pas përfundimit të ndeshjes sportive, për shkak rrëmujës së shkaktuar nga dy ekipet në terren, fillimisht reagoi sigurimi i ndeshjes, kurse më pas nga ana e një zyrtari policor nga Policia e Ohrit, janë ndërmarrë masa fizike. Sipas detyrës zyrtare, Departamenti për…