Author: Jeta almakos

Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar për shpërndarjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Ministria e Punëve të brendshme informoi se janë kryer bastisje në 27 lokacione në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë, ku janë arrestuar 15 të dyshuar ndërsa tre të tjerë ende janë në kërkim të arrestuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po kërkohen personat Z.N., E.SH. dhe SH.S., të gjithë nga Shkup. Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë, të cilat janë lëndë e…

Lexo më Shumë

Thirrja për qytetarët e Maqedonisë që të shkojnë në kundërprotestë në Beograd më 26 maj të organizuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është një nga temat kryesore që trajtohet nga mediat serbe, përcjell Meta, transmeton Portalb.mk. “Transport i organizuar me autobusë falas në mitingun panserb më 26 maj (e premte) në Beograd. Kush është i gatshëm të shkojë, le të paraqitet. Njoftoni të gjithë të tjerët. Nisja do të bëhet nga Kumanova. Rezervoni vendet tuaja në kohë”, është mesazhi që më 11 maj në Facebook e publikoi Komuniteti serb në Maqedoni. Vetë thirrja në Facebook deri në momentin e publikimit të…

Lexo më Shumë

Sjellje shkatërruese kanë treguar disa studentë serbë dhe kroatë, të cilët kanë qëndruar në Ohër për ekskursion. Gjatë qëndrimit të tyre, siç raporton media kroate “24сата.хр“, ata kanë demoluar hotelin në Ohër ku kanë qenë duke qëndruar. Menaxheri i hotelit ku kanë qenë duke qëndruar për pesë ditë, në deklaratë për portalin kroat si fajtorë i ka deklaruar studentët e Zagrebit, për të cilët tha se kanë qenë agresivë. “Kemi grup të madh të studentëve, por kjo deri më tani nuk na ka ndodhur. Asnjëherë s’ka pasur probleme. E kuptojmë se bëhet fjalë për të rinj, por duhet të ndërmerren…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot pasdite e përfundoi debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar dhe e kaloi në procedurë të mëtejme në Kuvend. Në pjesën e punës pasdite, Komisioni nuk e miratoi asnjë nga shtatë amendamentet e propozuara për vendimin e propozim-ligjit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Menjëherë pas përfundimit të debatit për amendamentet fjalën e mori zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi i cili potencoi se me ndryshimet Ligjit për planifikim urbanistik vendoset metodë e cila do të përdoret për ndërtimin e autostradave dhe gazsjellësve dhe e cila,…

Lexo më Shumë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia është nën presion të madh për Kosovën dhe se thelbi i të gjitha këtyre presioneve është që sipas tij, Serbia ta njohë Kosovën, por “Prishtina të mos përmbushë asgjë”. Pas seancës së kryesisë së partisë së tij SNS, Vuçiq u tha gazetarëve atje se tema kryesore ishte graviteti i situatës politike me të cilën siç thotë ai, po përballet Serbia dhe të gjitha presionet ndaj të cilave është e ekspozuar, “veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Kosovën”. “Është e qartë dhe e paqartë, bazuar në raportin e Petar Petkoviqit, si…

Lexo më Shumë

 Në Turqi do të mbahet një balotazh për zgjedhjet presidenciale pasi asnjëri nga kandidatët nuk siguroi shumicën e nevojshme në raundin e parë të zgjedhjeve të dielën. Por avantazhi politik duket se është në anën e presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan, i cili ishte shumë afër sigurimit të shumicës së nevojshme për të shmangur balotazhin. Partia e zotit Erdogan pritet të sigurojë shumicën në parlamentin e Turqisë. Pavarësisht se presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan nuk arriti të merrte shumicën e nevojshme për të shmangur balotazhin, votimi i së dielës ishte një arsye e mirë për shumë mbështetës të tij për…

Lexo më Shumë

Vetëm përmes respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve të fqinjësisë së mirë Republika e Maqedonisë së Veriut mund të përparojë në procesin e integrimeve evropiane. Kështu deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev në takimin me komisionerin evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, transmetojnë mediat bullgare. Në fillim të takimit, Radev theksoi se Bullgaria vlerëson lartë punën aktive dhe qasjen racionale të Komisionit Evropian dhe personalisht të komisionerit për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për garantimin e stabilitetit dhe sigurinë e Evropës. Radev kujtoi se pikërisht si rezultat i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me eurodeputetët Andreas Shider, Marion Valsman, Aleksandar Jordanov, Bogdan Rzonca dhe Tijs Reuten, të cilët marrin pjesë në takimin dyditorë të Komitetit të Përzier Parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe Be, përkatësisht trupi për dialog parlamentar ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe të Parlamentit Evropian. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetja Sonja Mirakovska, në funksion të bashkëkryesuesit të Komitetit nga ana e Kuvendit, ambasadori i BE-së, David Geer dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që Kuvendi është nikoqir i mbledhjes së…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA me anë të një komunikate ka reaguar ndaj Qeverisë, duke theksuar se ajo nuk është stabile dhe dita ditës po shterret.  Ja komunikata e plotë e Lëvizje Besa: “Ditë më parë ishim dëshmitar të dridhjeve të radhës të këmbëve të kristalta të kësaj Qeverie, për të cilën Lëvizja BESA po paralajmëron tash e ca kohë. Por, kësaj radhë, dëgjuan një muzikalitet banal nga ana e kryeministrit. Një melankoli pseudo-politike, të cilës për pak sa nuk i besuam. Kjo Qeveri qenka Stabile!! Dhe kjo deklaratë e kryeministrit Kovaçevski vjen pikërisht në momentin kur dy partitë siç është PRD dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, nga Uashingtoni, foli për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor, Taravari u shpreh se partia e tij është për lista të hapura, ndërsa mbetet për t’u diskutuar se sa njësi zgjedhore duhet të ketë. “Kërkesat e partive më të vogla maqedonase janë për një njësi zgjedhore dhe të ketë lista të hapura. Për lista të hapura jemi të gjithë pro, pa përjashtim. Mbetet për t’u disktuar nëse do të kemi një njësi zgjedhore, 6 njësi…

Lexo më Shumë

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski, sot në Herceg Novi, të Malit të Zi e firmosi Memorandumin për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me opinionin ndërmjet prokurorive publike nga rajoni, të mbështetur përmes Projektit për ndalimin e krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor – IPA 2019. Siç njoftoi pasdite PPRMV, me Memorandumin të përgatitur me nismë të Prokurorisë së Lartë Shtetërore të Malit të Zi, parashikohet vendosja e platformës rajonale të shërbimeve për marrëdhënie me publikun, si mundësi për komunikim dhe këmbim direkt të informatave, por edhe për koordinim gjatë informimit të publikut për veprimet në…

Lexo më Shumë

Ka përparim, ndjehet se gjërat po ecin përpara, veçanërisht lidhur me  miratimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me obligimet e marra dypalëshe me Marrëveshjen ndërmjet shtetit dhe Bullgarisë, por fatkeqësisht edhe krahas përpjekjeve politike të të dyja palëve për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ende nuk ka rend dite të përbashkët për reformat e nevojshme. Hendeku politik po thellohet dhe reformat e nevojshme po mbeten prapa, vlerësoi ambasadori evropian Dejvid  Gir në takimin e sotëm të Komitetit të Përzier Parlamentar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Giri theksoi se edhe pse sundimi i së drejtës dhe…

Lexo më Shumë