Në pikën kufitare “Tabanoc”, dje në orën 12:30 nëpunës policor nga stacioni policor për pikën kufitare dhe mbikëqyrje kufitare “Tabanoc”, kanë privuar nga liria N.K (65) nga Republika e Greqisë dhe H.F.M. (46) nga Austria. Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa të Austrisë e cila drejtohej nga N.K., ndërsa shoqërues ka qenë edhe H.F.M., është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, epruveta të lëngut ngjyrë kafe dhe gjësende të tjera. ersonat i janë dorëzuar nëpunësve policor nga Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës pranë SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Author: Jeta almakos
VMRO-DPMNE ka akuzuar sot qeverinë se po bën luks në kurriz të shtetit dhe të qytetarëve në kohë krize. Sipas kësaj partie, përmes Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë qeverisë, është kryer furnizim në vlerë prej rreth 3 milionë denarëve për pije të shtrenjta dhe luksoze alkoolike. “Kur nuk ka para për të sëmurët me fibrozë cistike, kur nuk ka para për insulinë apo lloje të tjera terapie, duhet të kujtojmë se Kovaçevski përmes Shërbimit blen pije të shtrenjta dhe luksoze për 2.950.000 denarë”, deklaroi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva. Sipas Mitevës, kontrata mes Shërbimit qeveritar dhe…
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21 duke biseduar për zhvillimet e fundit në BDI, tha se Grupi i zjarrit ka qenë kundër Korridorit 8, me vërejtje dhe kritika të vazhdueshëm kundër këtij projekti. “Grupi i zjarrit ka dalë kundër programit të partisë, kundër rezolutave, ka dalë bile edhe kundër Korridorit 8. Të shprehesh në forma me vërejtje, me kritika, kundër një projekti që e realizon qeveria, BDI-ja, në këtë moment, mendoj se mjafton për të qenë kundër tij. Grupi i zjarrit duhet të kishte vazhduar me atë që kërkuan në…
Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës, Shoqata e shkrimtarëve “OENEUM” mbajti orë poetike dhe portet letrar kushtuar shkrimtarit nga diaspora Skender Sherifi. Është nder dhe kënaqësi e veçantë për Universitetin e Tetovës, që pati të pranishëm në auditorët e tij një figurë nderi të kulturës shqiptare, Skender Sherifin, njërin prej shkrimtarëve më të njohur bashkëkohorë, dhe gjithashtu një prej figurave më emblematike të letërsisë shqiptare. Emra si shkrimtari ynë i nderuar kanë spikatur edhe në arenën ndërkombëtare, duke e lartësuar emrin e kombit tonë përpara kombeve të qytetëruara. Në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe Rektori Universitetit të Tetovës,…
Në spitalin klinik të Tetovës do të vendosen ashensorë të rinj, premton drejtori Pëllumb Vela. Sipas tij, dy nga shtatë ashensorët do të sigurohen nga buxheti i spitalit, ndërsa pesë ashensorë tjerë do t’i sigurojë Ministria e Shëndetësisë. “Përfundimisht me pesë ashensorë të rinj do të na ndihmojë Ministria Shëndetësisë, ndërsa dy ashensorë do i marrin në kuadër të furnizimeve publike që i kemi në kuadër të spitalit. Do vendosen dy ashensorë në pjesën internistike, katër në pjesën kirurgjike dhe një në pjesën e urgjencës, tek pjesa urgjencës që edhe do të hapet së shpejti. Një punon dhe është në…
Qytetarët janë shprehur kundër futjes së Bullgarëve në Kushtetutë, përkundër kushtit për nisje të negociatave me BE-në, thuhet në anketën e fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup. Sipas kësaj ankete, 56% e qytetarëve vlerësojnë se nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta. Vetëm 27.5% e të anketuarve mbështesin ndryshimet kushtetuese. Shqiptarët me mbështetje më të madhe për ndryshimet kushtetuese. 79.3% e shqiptarëve, siç percjell KlanM, janë “pro” kurse 72.4% e Maqedonasve janë “kundër” futjes së Bullgarëve në Kushtetutë. Sipas anketës, 11.2% e Maqedonasve janë për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, kurse 8.8% e Shqiptarëve janë…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhti, ka zhvilluar sot një takim bilateral me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Hans Kluge, në kuadër të Asamblesë Botërore të 76 të Shëndetësisë në Gjenevë. Në takim është theksuar mbështetja e vazhdueshme e OBSH-së për forcimin e sektorit të shëndetësisë në shtetin tonë, me theks të veçantë në reformën e KPSH-së dhe zhvillimin e protokolleve për sëmundjet kyçe jo-ngjitëse. – Unë jam i vendosur të shtyj përpara agjendën e KPSH-së, duke siguruar zbatimin e suksesshëm të saj. Gjithashtu me rëndësi të veçantë është edhe zhvillimi politikave të duhura dhe masat për të…
Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtori i Zonave të Lira Ekonomike, Jovan Despotovski po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Belgjikë. Qëllimi i vizitës, siç përcjell KlanM, është prezantimi i kapaciteteve të vendit para kompanive belge të interesuara për investime në Maqedoni. Para aktiviteteve zyrtare të parapara për ditën e nesërme, delegacioni nga Maqedoni realizoi takim sot me një pjesë të diasporës së Maqedonisë në Bruksel. Diaspora në Bruksel, sipas asaj që u diskutua në takim, kërkon të votojë në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë ashtu siç kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2013./KlanMacedonia
Rreth 40 gra brenda një viti e humbin betejën nga kanceri në qafën e mitrës në Maqedoninë e Veriu. Pavarësisht këtyre të dhënave, vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që shkakton këtë sëmundje, në vazhdimësi shënon rënie. Mjeku Goran Dimitrov, njëherësh kryetar i Shoqatës së Mjekëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se dezinformatat janë ato që i dekurajojnë nënat për t’i vaksinuar vajzat e tyre megjithëse vaksina HPV është e detyrueshme për të gjitha vajzat e moshës 9 deri 26-vjeçare, si pjesë e kalendarit për vaksinim nga viti 2010. Ai bën të ditur se gjatë vitit 2019 përfshirja me…
Akoma nuk dihet edhe sa gjenerata nxënësish do të përmbyllin arsimin e mesëm në gjimnazin e improvizuar “Sami Frashëri” i cili tashmë dy dekada funksionon në ndërtesën e ish kombinatit industrial bujqësor. Nga Komuna e Kumanovës thanë se deri në fund të vitit pritet të përmbyllen të gjitha fazat përgatitore që kanë të bëjnë me infrastrukturën, respektivisht parcelën ku duhet të ndërtohet objekti shkollor. Gjithashtu, nga komuna thanë se tashmë është punuar edhe zgjidhja ideore. “Në fazë të përpunimit janë edhe të tjerat segmente. Pjesa arkitektonike dhe e ndërtimit e kësaj faze janë të përfunduara dhe janë donuar nga ana…
VMRO DPMNE-ja mbetet në qëndrimin e ngurtë. Nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve. Pavarësisht thirrjes së LSDM-së që edhe opozita t’i bashkohet bllokut proevropian, nënkryetar i VMRO DPMNE-së Alekandar Nikollovski u shpreh i prerë se kjo përbërje parlamentare nuk do të votojë ndryshimin e kushtetutës. “..për të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese mbështetje nga VMRO DPMNE-ja në këtë përbërje parlamentare, me këto kushte për ndryshime kushtetuese, nuk ka. Këtu duhet t’i vëmë pikë kësaj teme dhe t’u përkushtohemi temave të tjera. Nëse pushteti mendon se kjo kalon te populli, le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe…
DPHM e Maqedonisë së Veriut njofton se nga sot pasdite deri në fund të javës do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm të shiut bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale pritet të jenë në formë stuhie me kushte për shfaqjen e breshërit, ndërsa në disa vende do të ketë reshje më të dendura lokale. Nëse procesit janë më intensive dhe nëse në vende të caktuar lokalisht për një kohë të shkurtë mund të bie sasi e madhe e shiut mund të vije deri tek rritja e nivelit të…