Author: Jeta almakos

Duke folur për zgjedhjen e kryetarit të Degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti në Click Plus në TV21 tha se nëse zbatohet parimi një anëtarë një votë, nuk mund të dihet se kush do ta merrte këtë post. Mexhiti tha se për këtë post po eliminohen emrat e afërt me Grupin e Zjarrit, dhe se siç tha ai, Kreshnik Bekteshi ka kërkuar që të gjithë bashkëmendimtarët e Grupit të Zjarrit të largohen nga BDI. “Kërkesa e këtyre. Fraksionit të qeveritarëve, konkretisht i një ministri në Kryesi, ka thënë se duhet të largohen jo vetëm Izeti, Blerimi, Musa e Nevzati,…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e arsimit dhe Sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës (SPASH) në Shkup sot kanë mbajtur protestë, siç kanë theksuar, në interes të të drejtave të punonjësve të arsimit dhe kanë kërkuar që të mos bashkohen lëndët mësimore dhe të bëhen marrëveshjet kolektive. Protesta nisi në mesditë nga Parku i gruas dhe të pranishmit shkuan në këmbë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku mbajtën fjalime. Njerëzit e parë të sindikatave thanë se shprehin pakënaqësinë e tyre si pasojë e mungesës së dialogut social, nëpërkëmbjes së të drejtave të punëtorëve, nëpërkëmbjes së dinjitetit të punonjësve…

Lexo më Shumë

Publicisti Kim Mehmeti, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se nuk duhet harruar që Maqedonia kryeqendër e ka Beogradin. “Kush nuk e ka kuptuar këtë kot që merret me politikë. Edhe tani, elitat maqedonase në përgjithësi ato kanë mendësi serbe, nuk kanë mendësi tjetër, që armiqtë tonë janë shqiptarët dhe bullgarët, dhe nuk dinë tjetër, ndërsa shpëtimtari ynë është Beogradi. Dhe, zgjidhja është kjo. Ne assesi nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të lidhen me njëri tjetrin, assesi nuk duhet të lejojmë që Shkupi të lidhet me Tiranën”, u shpreh publicisti…

Lexo më Shumë

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vizitën e tij në Serbi në rolin e kryesuesit të OSBE-së e nis nga Ambasada e SHBA-së në Beograd. Ministri Osmani në rrjetin social “tuiter” ka shpërndarë foton me ambasadorin Kristofer Hill dhe ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e SHBA-së ndaj kryesimit të RMV me OSBE-në. Hill është i njohur për kontributin e tij edhe në Maqedoninë e Veriut si ambasador. Osmani do të qëndrojë sot dhe nesër në Serbi për t’u takuar me krerët e lartë të shtetit serb. Osmani ka marrë kryesimin e OSBE-së nga muaji janar dhe do kryesoj me…

Lexo më Shumë

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojë shtet aleancat e hajdutëve. “Ky është shembull tipik, eksperimenton. Unë kam bindjen ndonjëherë se edhe bota eksperimenton se si do të duket një shtet me aleancë të dallaverexhive, të hajdutëve, të njerëzve që s’kanë turp. Shihni te ne është e turpshme të thoni se turpënohesh”, tha Kim Mehmeti. Ai tha se tek ne burrni konsiderohet të mos tërhiqesh, edhe kur të thonë se je hajdut, ke bërë 1000 krime, edhe kur të thonë se sje i aftë ta qosh popullin përpara. Mehmeti tha…

Lexo më Shumë

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u shpreh se shqiptarin në Maqedoni e shkatërron shqiptari. Mehmeti tha se për gjendjen në të cilën jemi duhet të vajtojmë dhe jo të qeshemi. “Na iku rinia, ajo rini nuk shkon vetëm për shkaqe ekonomike. Ajo rini do të shkoje në vende ku mund të realizohet ku çmohen vlerat, në një vend ku ka gjykatë, nëse e bën një krim do të përgjigjet sipas ligjit, jo sipas kryetarit të partisë. Edhe ne e humbim më të vlefshëm që kemi. Të rinjtë tanë që ikin janë ajo rinia më e shëndosh e…

Lexo më Shumë

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se njeriu nuk vdes atë ditë kur mbulohet me dhe, por vdes atë ditë kur i frikësohet mendimit të vet, kur ka frikë ta thotë atë që e mendon. “Dhe ai nuk ekziston më, ai ekziston vetëm fizikisht. Pastaj ne jetojmë në një vend ku shumë çka del edhe jashtë logjikës dhe ku nuk mund ta shpjegosh me standarde që i njejt, që i njeh teoria, logjika e shëndoshë”, tha Kim Mehmeti. Mehemti tha se atë që e kupton e thotë dhe nuk e heshtë. “Ka patur gjëra që i kam heshtur…

Lexo më Shumë

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se letërnjoftimi i popullit janë elitat që ka. “Ashtu edhe matet se çfarë ka ai popull. Nëse ai ka elita politike, elita kulturore, elita shkencore. Ata janë  zëri i popullit. Nuk është zëri i popullit ai bujku i mrekullueshëm që punon. Mikrofoni i jepet Kimit, dhe nëse Kimi, nuk guxon ta thotë të vërtetën të mos del, është e pandershme”, tha Mehmeti. Ai tha se e di që  UT-ja, ka profesor të mrekullueshëm, ka 200 profesor por ata heshtin. “Ndodhi Sopoti po ku ishte zëri i atyre, ndodhi Monstra, por ku…

Lexo më Shumë

 “Vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi janë drita jonë, dritarja jonë drejt botës, thesari ynë i paçmuar që ia dorëzojmë njerëzimit me shumë shpresë dhe vullnet të madh. Shenjtorët Kirili dhe Metodi lanë një vepër që jo vetëm është para kohe, por një mijëvjeçar më vonë e mposht kohën dhe vazhdon të shkëlqejë para njerëzve”. Këtë e theksoi kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski nga Ohri, me rastin e 24 majit – Ditës së Kirilit dhe Metodit. “Ata i përkasin botës së qytetëruar dhe ne si djep i tyre, si dhe vendi dhe populli nga e ka origjinën, këta iluministë janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies së 10 anëtarëve të familjes Zymberi në konfliktin e vitit 2001. Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren, shkruan mes tjerash Ahmeti. Postimi i plotë i z. Ali Ahmeti: Në këtë 22 vjetor përkujtojmë familjen Zymberi, humbje kjo e dhimbshme por që lëvizi historinë tonë më të re. Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren. Sakrifica e madhe e anëtarëve të familjes…

Lexo më Shumë

LSDM-ja thotë se ka siguruar 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese. Nënkryetar i LSDM-së Fatmir Bytyqi në Programin 200 në Alsat që do të transmetohet në ora 22:20 tha se jo vetëm votat e deputetëve shqiptarë, por të sigurta janë edhe votat e nevojshme nga VMRO DPMNE-ja. Kjo sipas Bytyqit do të dëshmohet shumë shpejt pasi amendamentet të dorëzohen në kuvend. “Ne themi se kemi 2/3 dhe kjo do të dihet shumë shpejtë sapo grupi i punës për ndryshimet kushtetuese të sjellë propozimin për ndryshimet kushtetuese para qeverisë. Ne si qeveri këtë do ta dërgojmë në parlament që të fillojmë…

Lexo më Shumë

Grupi i Zjarrit nuk është i përjashtuar nga partia. Funksionarët e ekzekutivit duhet të bëhen burra dhe të na thirrin në mbledhje të partisë për tu përballur me argumentet. Musa Xhaferi, flet për herë të parë pas vendimit të fundit të BDI-së të cilin Xhaferi e quajti të anti statutar. “Ne jemi anëtar të kryesisë, ato për të cilët ato mendojnë se janë vetë-larguar. Ne kemi të drejtë statutare të jermi të ftuar dhe të marrim pjesë në mbledhje të kryesisë. Në variantin më të pak të dëshirushëm ne do të shkojmë në mbledhje të kryesisë, kurdo të ketë mbledhje…

Lexo më Shumë