Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, tha se vendi i tij po ushtron presion për nisjen e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, ndërsa shkeljet vazhdojnë të shtohen, duke paralajmëruar se dhuna e ripërtërirë mund të përhapet përtej enklavës dhe duke theksuar gatishmërinë e Turqisë për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim, transmeton Anadolu. Duke folur për “TRT World” në një intervistë të transmetuar sot, Fidan tha se armëpushimi është “jashtëzakonisht i çmuar për ne, sepse kemi parë tmerrin, tragjedinë njerëzore, gjenocidin që ka ndodhur në Gaza gjatë dy viteve të fundit”, që…

Lexo më Shumë

Izraeli qëndron pas një pakti sekret me Emiratet e Bashkuara Arabe për të shkatërruar rolin e Arabisë Saudite si fuqia rajonale e Gjirit!? Ky pretendim i habitshëm është vetëm një nga një seri deklaratash sensacionale të bëra nga një informator i lartë i familjes mbretërore arabe për Middle East Monitor. “Nuk ka më rregulla – nuk ka më pasoja. Uniteti i Gjirit është një mit dhe të gjitha ato imazhe mediatike të mirëmbajtura me kujdes që shihni të princave të kurorës dhe emirëve që qëndrojnë së bashku në harmoni janë një grumbull mbeturinash”, pohoi zyrtari arab, i cili e fsheh…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, dhe përgjegjësit për menaxhim me mbeturina Aki Saiti, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, përcjell TV21. Prokuroria gjithashtu kërkon që të dyshuarve, masa e paraburgimit t’u zëvendësohet me masa kujdesi. Ndërsa për Saitin, i cili është ende i punësuar në NP “Higjiena Komunale”, Prokuroria kërkoi që të largohet përkohësisht nga vendi i punës. Sipas Prokurorisë, hetimi ka treguar tregoi se gjatë muajit tetor të këtij viti, të dy të akuzuarit, duke mos ushtruar mbikëqyrje mbi mbledhjen, transportin…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në aksion të Byrosë për Siguri Publike janë ndaluar disa persona, mes të cilëve edhe Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë së Librave Amë, kuadër i BDI-së. Informatën në deklaratë për mediumet e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “MPB gjatë mbrëmjes së djeshme, mëngjesin e sotëm dhe gjatë ditës së sotme, po vepron në aksion të koordinuar, në suaza të së cilës një kohë të gjatë po ndërmerren veprime procesuese, pas orientimeve nga PTHP NKOK. Gjatë ditës së sotme do të japim më tepër informacione, që janë në interes të publikut, por po kemi ndërmarrë veprime që…

Lexo më Shumë

Nuk kemi çështje të pazgjidhura dypalëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk jemi të përfshirë në asnjë mosmarrëveshje me Republikën e Maqedonisë së Veriut për çështje që lidhen me të ashtuquajturin kompromis të korrikut 2022, tha dje në Bruksel kryeministri bullgar në largim Rosen Zheljazkov, ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, raportoi agjencia bullgare e lajmeve BGNES, transmeton Portalb.mk. “Ky është një qëndrim pan-evropian. Qëndrimi ynë si shtet anëtar është që çdo vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bazuar në meritat e veta, duhet të vlerësohet për progresin e tij nga Unioni, dhe jo nga një shtet…

Lexo më Shumë

Në një aksion policor gjatë natës është arrestuar Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë. Së bashku me të janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, ndërsa janë kryer bastisje në disa lokacione në mbarë vendin.Bujar Dardishta është kuadër i BDI-së, i cili gjatë viteve të fundit ka ushtruar disa funksione drejtuese në administratën shtetërore. Ai është më i njohur për mandatin e tij si drejtor i Entit për Gjendje Civile, ndërsa më vonë është emëruar edhe si menaxher në ESM Distribucioni.Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për goditjen e një grupi të organizuar kriminal, i dyshuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov. “Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe përfaqësive diplomatike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turizmin. Kryetari Mela e falënderoi Ambasadorin Burshakov për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Dibrës për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet e qytetit në nivel ndërkombëtar. Nga ana e tij, Ambasadori Burshakov…

Lexo më Shumë

Kriza brenda LSDM-së po thellohet dhe përplasjet tashmë janë publike. Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit dhe një nga figurat e njohura të kësaj partie, Petre Shilegov, ka shpërthyer hapur kundër kryetarit aktual të LSDM-së, Venko Filipçe, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme. Përmes një statusi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Shilegov ka lënë pa dilema qëndrimin e tij politik, duke shkruar: “Meqenëse ndoshta shumëkush nuk e ka kuptuar (mbi 50 thirrje telefonike për 7 minuta). PO!!! Kërkoj dorëheqjen e ‘kryetarit’ të LSDM-së!!!” Ky reagim i ashpër konsiderohet si një goditje e rëndë ndaj udhëheqjes aktuale të LSDM-së dhe dëshmi…

Lexo më Shumë

“Është mirë kur Ballkani Perëndimor është në fokusin e Bashkimit Evropian; kjo është inkurajuese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, sepse në këtë mënyrë tregohet interes për të ardhmen tonë të përbashkët, pasi Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës dhe është logjike që së bashku të integrohet në kuadër të BE-së. Ne si shtet këtë e kemi merituar prej shumë kohësh, sepse rruga jonë ka filluar që para 25 vitesh, por për arsye, do të thosha, artificiale, ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane. Si shtet dhe si qeveri jemi të përkushtuar të realizojmë gjithçka që nevojitet në këtë…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, është nderuar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës. Ky vlerësim i jepet Meidanit për kontributin e tij të shquar në jetën akademike, shkencore dhe institucionale, si dhe për rolin e tij në forcimin e demokracisë, arsimit të lartë dhe mendimit intelektual në të gjithë trojet shqiptare veçanërisht në Maqedoni të Veriut. Ceremonia e akordimit u zhvillua në ambientet e Universitetit të Tetovës, në prani të autoriteteve akademike, personaliteteve të jetës publike dhe përfaqësuesve të komunitetit universitar. Me këtë titull, Universiteti i Tetovës vlerëson figurën dhe veprën e Rexhep Meidanit…

Lexo më Shumë

Samiti vjetor BE–Ballkani Perëndimor ka mbledhur sot në Bruksel liderët e Bashkimit Evropian dhe krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i konsideruar si kyç për procesin e zgjerimit. Diskutimet pritet të fokusohen në Paketën e Zgjerimit 2025 dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, që synon afrimin ekonomik dhe përshpejtimin e reformave. Samiti shërben edhe për mbështetjen e vendeve të tjera të rajonit, me vëmendje të veçantë te bllokada e Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë. Ndërkaq, Danimarka ka publikuar sot propozim-konkluzionet e Këshillit të BE-së për zgjerimin, të cilat, pasi nuk u…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ) në mbledhjen e sotme përcaktoi renditjen në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të përsëritura në komunat  Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë. Në zgjedhjet lokale të ardhshme që do të mbahen më 11 janar të vitit të ardhshëm, VLEN-i do të jetë nën numrin rendor 1, koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE nën numrin 2, AKI nën numrin 3, koalicioni i udhëhequr nga LSDM nën numrin 4, kandidati i pavarur, Zulhajrat Demiri nën numrin 5 dhe Partia Demokratike e turqve në Maqedoni nën numrin 6.

Lexo më Shumë