Burime të brendshme nga Aleanca për Shqiptarët bëjnë të ditur për TV21 se nesër do të lirohet Fetah Halimi, Ai po vuan dënimin nga marsi i vitit 2019, pas ngjarjeve të përgjakshme të 21 prillit të vitit 2017 në Kuvend.
Author: Jeta almakos
Certifikatat e lindjes, të martesës dhe ato të vdekjes do të përmbajnë edhe përkatësinë etnike të shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Udhëzimi i ri me përmbajtjen etnike të dokumenteve të librit amë është nënshkruar, të hënën nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Ky vendim është marrë për të shmangur keqpërdorimet mbi bazën etnike gjatë konkurseve për punësime në institucionet shtetërore dhe publike. Gjatë konkurseve për punësime që shpallen nga ministritë, drejtoritë, agjencitë shtetërore, fondet e ndërmarrjet tjera, aplikohet një mekanizëm elektronik i njohur si “balancues”, i cili përcakton se ata që punësohen cilës bashkësi etnike duhet t’i përkasin. Kjo procedurë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot nga Dellçeva theksoi se më shumë se 80 për qind e popullit maqedonas janë kundër pranimit të diktatit bullgar, si dhe se VMRO-DPMNE nuk do të pajtohet me ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana dhe diktat dhe kjo nuk do të ndodhë as tani, as në të ardhmen. “A nuk duhet të shkojmë kundër shumicës dërrmuese? Nuk është vizionar të nëpërkëmbësh opinionin e popullit, por të bësh politikë në drejtim të pikëpamjeve dhe zërit të popullit. Kohëve të fundit kam dëgjuar tezën që vjen nga kuzhinat e qeverisë, se VMRO-DPMNE do të kishte përkrahur…
Si raportuan mediat tradicionale dhe të reja në Maqedoninë e Veriut mbi Korridorin 8? Cili ishte narrativi i mediave në gjuhën maqedonase dhe atyre në gjuhën shqipe? Pse disa media shqipe komentojnë se kundërshtimet ndaj projektit nga faktorë të ndryshëm politik kanë motive antishqiptare e jo motive që janë në të mirën e shoqërisë, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit? A pati politizim të projektit dhe raportime favorizuese me konotacione politike? Pse mediat pro-opozitare dhe një pjesë e mediave neutrale u bashkuan në qasjen ndaj projektit për jetësimin e Korridorit 8? Shkruan: SEFER TAHIRI Korridori 8, apo korridori panevropian…
Protestuesit serbë në Zveçan kanë vazhduar sulmet kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gazetari Drin Demiri ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen protestuesit duke hedhur shishe prej xhami kundër Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës, ku ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR’it. Përmes një reagimi në Twitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme. ”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”. “Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani. Si të premten, edhe…
Protestuesit në Zveçan janë duke hedhur gurë e gjëra të forta në drejtim të KFOR-it. Protesta ka eskaluar, me protestuesit që janë duke hedhur gurë e shishe.
Recep Tayip Erdogan është konfirmuar president i Republikës së Turqisë duke fituar me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave. Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar. Erdogan ka mbajtur fjalimin e parë në Kisikli, ku ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar dhe po ashtu anëtarët e partisë së tij. Ne jemi të dashuruar me Stambollin”, tha ai fillimisht. “Sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe. Ju përshëndes…
Recep Taip Erdogan ka arritur fitore edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, kështu duke u rizgjedhur edhe për 5 vite në krye të Turqisë. E për të festuar fitoren e tij, në gjitha qytetet e Turqisë tashmë ka shpërthyer festa, ndërsa për këtë fitore festimet nuk kanë munguar as edhe në Kosovë e Maqedoni. Në Kosovë qyteti i Prizrenit ka bërë përgatitjet për të nisur festën, ndërsa në Maqedoni, mbështetës të Erdoganit festojnë në Çarshinë e vjetër të Shkupit, në qytetin e Gostivarit si dhe në disa fshatra të Shkupit./KlanMacedona/ Pamje nga festa fshatin Studeniçan të…
Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka fituar këtë të diel të 28 majit zgjedhjet presidenciale të vendit. Kjo pas një balotazhi me kundërshtarin e tij kryesor, kreun e opozitës, Kemal Kilicdaroglu. Erdogan arriti të merrte 52.43 % të votave ndërsa Kilicdaroglu 47.55 %. Të dyja agjencitë kryesore të lajmeve “Anadolu” dhe “Anka” e kanë projektuar atë fitues të zgjedhjeve – kjo me 94.11 % të kutive të numëruara. Por fitorja e Erdogan është cilësuar si më “e ngushtë nga sa pritej”. Më shumë se 64.1 milionë njerëz ishin të regjistruar për të votuar, duke përfshirë…
Erdogan po shkon drejt mandatit të radhës. Kur janë numëruar mbi 90 përqind e votave në balotazhin e së dielës në Turqi, presidenti aktual udhëheq me 54.37% ndaj 45.63% të rivalit të tij, Kilicdaroglu. Këto rezultate janë publikuar nga ‘Anadolu’ dhe ende nuk janë zyrtare. Erdogan, 69 vjeç, sfidoi sondazhet e opinionit dhe doli në avantazh me pothuajse pesë pikë epërsi ndaj rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu, në raundin e parë më 14 maj. Atij i mungoi vetëm pak nga 50% i votave të nevojshme për të shmangur balotazhin, në një garë me pasoja të thella për vetë Turqinë dhe…
LSDM DHE VMRO-DPMNE VAZHDOJNË AKTIVITETET NË TERREN Me miratimin e ndryshimeve ligjore, hapet rruga për ndërtimin më të shpejtë të Korridorit 8 dhe 10D – ka theksuar Zv/Kryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, në fushatën e socialdemokratëve “Rezultatet që bëjnë dallimin” që është mbajtur në Manastir, njofton KlanM. Ajo ka bërë të ditur se në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D do të kyçen edhe kompani nga vendi që do të rezultojë me 8.000 vende të reja pune. “Realizimi i këtij projekti strategjik, ku parashihet të kyçen edhe kompani nga vendi, do të thotë 8.000 vende të reja pune, investime të…