Author: Jeta almakos

SPP Shkup ka bërë kallëzim penal kundër shtetasve I.A.(36) dhe B.S.(35), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më datë 16.05.2023 në Shkup, zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën e pasagjerëve BMW, e cila drejtohej nga I.A. dhe B.S. ka qenë pasagjer, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta tip “Crvena Zastava”, tre karikatorë dhe disa fishekë të kalibrit 7.62×25 mm.

Lexo më Shumë

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 13% nga 1 korriku. Kompanitë e energjisë kanë paraqitur oferta në Komisionin Rregullator të Energjetikës duke kërkuar çmim më të lartë të rrymës. Elektro-distribuimi kërkoi rritje prej 32 për qind, MEPSO për 53 për qind dhe MEMO për 83.3 për qind. “Nëse i pranojmë të gjitha këto kërkesa, atëherë kjo do të nënkuptonte rritje të çmimit përfundimtar të energjisë elektrike prej 12.7 për qind, diku në çmim prej 13 për qind. Sigurisht, në periudhën e ardhshme do të analizojmë të gjitha këto kërkesa dhe diku rreth 20 korrikut do të informojmë se…

Lexo më Shumë

Qeveria gjermane bëri të ditur më 31 maj se do t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse në Gjermani, duke ua hequr licencat. Ky veprim vjen në shenjë hakmarrjeje, pas vendimit të Moskës për ta kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350. Qeveria ruse do të lejohet ende të operojë përmes ambasadës së saj në Berlin dhe përmes një konsullate të përgjithshme, por Gjermania planifikon që konsullatave të tjera t’u ndalet funksionimi deri në fund të vitit, tha Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Në të njëjtën kohë, Gjermania do t’i mbyllë konsullatat e veta në Kaliningrad, Yekaterinburg dhe…

Lexo më Shumë

Ushtarët rusë hodhën në erë një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk të Rusisë, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës. Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, tha për Ukrainska Pravda se trupat ruse ka të ngjarë ta bëjnë këtë nga frika e një sulmi ukrainas, por “Ukraina nuk është një agresor”. “Siç e kam theksuar tashmë, shteti ynë është ekskluzivisht mbrojtës dhe ne nuk kemi nevojë për Bryansk,” tha ai. Një video e postuar nga shërbimi kufitar, tregon një shpërthim në një kryqëzim në Senkivka, ku takohen kufijtë e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, të shënuar…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për rolin e tij në ndihmën që Gjermania i ka dhënë Ukrainës. Në një bisedë telefonike, ai e falënderoi Scholz-in për sistemet e mbrojtjes ajrore të furnizuara nga Gjermania që ndihmuan në shpëtimin e jetëve të Ukrainës, tha Zelensky në videomesazhin e tij të mbrëmjes. Presidenti falënderoi më tej Scholz-in për “vendosmërinë e tij personale, e cila, në shumë mënyra, bëhet përcaktuese për të gjithë Europën”. Edhe shumë kohë pas fillimit të luftës së agresionit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, Gjermania është kritikuar për ndihmën e saj hezituese…

Lexo më Shumë

VMRO-Partia Popullore do të votojë për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe përfshirjen e pakicës bullgare në preambulë. Partia e ish-kryeministrit, Ljubço Georgievski dha mbështetje të qartë në lidhje me këtë proces që duhet të fillojë në Kuvend. “Besojmë se me këto ndryshime kushtetuese të propozuara, Maqedonia e Veriut më në fund do të marrë një Kushtetutë të balancuar që në asnjë mënyrë nuk kërcënon identitetin, që do të na çlirojë nga bagazhet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi prej vitesh, ndërsa në të njëjtën kohë do të hapë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e VMRO-Popullore.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski I ëhstë drejtuar Forumit GLOBSEK 2023 në Bratislavë në temën “Rrugë të hapura; Ballkani kthehet në lojë”. Sipas Kryeministrit, mbështetja nga fondet evropiane është kyçe për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, kurse anëtarësimi në BE rruga e vetme drejt progresit, njofton KlanM. Në vend që Ballkani të stigmatizohet, ndonjëherë është mirë të dëgjohen mendimet e vendeve të Evropës Juglindore, kur bëhet fjalë për çështje që janë në interes të BE-së dhe Evropës – ishte mesazhi I Kryeministrit Kovaçevski, sic njofton KlanM, në panelin e Forumit GLOBSEK 2023 në Bratislavë, në panelin me temë “Rrugë të hapura; Ballkani…

Lexo më Shumë

Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjatur pa nevojë. Maqedonia është dashur të jetë anëtare e Unionit shumë kohë më parë, prandaj i bëj thirrje Presidentit të Komisionit Evropian që të bëjë gjithçka në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në Union. Kështu deklaroi ish-presidenti kroat Stipe Mesiq. Sipas tij mesazhi më i thjeshtë për vendin është përmbushja e standardeve dhe kushteve të Bashkimit Evropian, për të përshpejtuar anëtarësimin në BE. “Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE, ndërsa Maqedonia që moti duhet…

Lexo më Shumë

Ngjarjet në Veri të Kosovës kanë ngjallë revoltën e gjithë shqiptarëve, por edhe kanë shtuar atdhedashurinë mes tyr. “Shqiponja” po “valon” anembanë Ballkanit, kurse ky djalosh nga Kumanova nuk është friguar aspak ta bëjë edhe në kufirin e Serbisë, në vendkalimin Tabanoc (fytyrën ia kemi mbuluar shkaku i moshës, e jo nga shkaku i frikës së tij nga policia serbe). (Lideri.mk)

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Bratisllavа ka deklaruar se në takimin me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, do të diskutohen dy gjëra – vendimet e nevojshme për integrimin evropian të shtetit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Është diçka për të cilën do të diskutojmë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe ekipin e tij, sepse do të jetë një takim në të cilin do të marrin pjesë ekipet dhe do të duhet të gjejmë një mënyrë që ata në mënyrë praktike ta mbështesin këtë vendim, sepse ky vendim është praktikisht një votë për integrimin tonë në BE dhe nuk guxon…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, ka takuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bratislavë, ku po marrin pjesë në Forumin “Global të Sigurisë GLOBSEC 2023”. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë së RMV-së për përmbushjen e reformave në kapitujt kyç të procesit të anëtarësimit në BE. Në të njëjtën kohë, Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe marrëdhëniet e partneritetit në çdo fazë të procesit. Kovaçevski mori garanci nga Von der Leyen se BE-ja mbetet mik dhe partner i Maqedonisë së Veriut dhe…

Lexo më Shumë

“Në objektin e shkollës “25 Maji” të lagjes Hasanbeg të Shkupit, sipas informatave jo zyrtare në tualetin e kësaj shkolle është gjetur një karikator dhe pas kësaj menjëherë janë njoftuar organet e rendit me çka inspektoret janë dukë e  shqyrtuar rastin. Kontaktuam edhe drejtorin për të sqaruar këtë çështje por tha se pasi inspektoret të përfundojnë me shqyrtimin e rastit do të ketë edhe deklaratë konkrete. Për rastin në fjalë TV Klan M kontaktoi edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. MPB konfirmoi rastin duke thënë se pas denoncimit janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. “Sot në orën 07:55 në…

Lexo më Shumë