Author: Jeta almakos

EDHE QERSHORI ME MOT TË NDRYSHUESHËM DHE ME TË RESHURA Në horizont nuk shihet përmirësimi i motit dhe ardhja e valës së nxehtë afrikane në vend – paralajmërojnë metereologët, sic njofton KlanM, duke pohuar se edhe qershori do të karakterizohet me mot jostabil, ku vende-vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig të përcjellë me rebeshe shiu, breshëri, zbrazje elektrike dhe erërave të fuqishme. Pamjet që po i shihni janë nga rajoni i Kavadarit, ku sipas autoriteteve, janë përmbytur disa objekte. Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, sic njofton KlanM, përmes rrjeteve sociale ka…

Lexo më Shumë

Të mërkurën do të duhej tlë mbahej takimi i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Sipas informatave të MIA-s, bisedimet me siguri do të zhvillohen në Klubin e deputetëve. Tani për tani për orën dhe formatin e këtij tkaimi nuk ka informata. Kovaçevski paralajmëroi takim me Mickoskin dhe me ekipet e të dy palëve, përderisa Mickoski të premten deklaroi se preferon takim tet-a-tet sepse sipas përvojës së tij nga takimet e ekipeve asnjëherë nuk ka pasur konkludime. Kryeministri Kovaçevski tha se tema të bisedimeve do të ishin vendimet që nevojiten për integrimin evropian…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL) i cili do të mbahet në Budva. Takimi mbahet më pak se një muaj para marrjes formale të kryesimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, më 1 korrik. Pas seancës plenare, së bashku me përfaqësuesit e Treshes Kryesuese – Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – Osmani do të mbajë konferencë për media, ndërsa në margjinat e takimit ministror do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij, nga vende anëtare…

Lexo më Shumë

Janë nënçmuese kritikat që vijnë nga SHBA-të dhe BE-ja, por edhe ata bënë gabim strategjik dhe harruan Ballkanin Perëndimor – thotë Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Ai, sic percjell KlanM, në këtë intervistë është prononcuar për situatën në gjyqësor, dekretimin e ligjeve për Korridorin 8 dhe 10D, por edhe për situatën në Kosovë. Presidenti Stevo Pendarovski nuk beson në forma të reja të asociimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke komentuar planet e reja të zyrtarëve të BE-së dhe Presidentit francez Emanuel Macron për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton KlanM. “Qytetarët…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE si udhëheqëse e Qeverisë së ardhshme do ta ri negociojë marrëveshjen me Bechtel-in për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Kështu ka deklaruar në emisionin 360 shkallë në Alsat, kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski. Ai tha se nuk ka asgjë kundër Kompanisë ndërtuese, por kundër qeveritarëve që kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme ndaj qytetarëve. “Problemi jonë si Qeveri do të jetë që ata segmente të Marrëveshjes që për ne janë kritike dhe problematike me njerëz të “Bechtelit ti ri negociojmë si Qeveri e ardhshme… Unë nuk kam asgjë kundër kompanisë, ajo i ka mbrojtur interesat e saj. Unë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrel, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri të Kosovës duhet të shpallën sa më shpejt të jetë e mundur. Borrell tha se zgjedhjet e reja duhet të jenë gjithëpërfshirëse teksa shtoi se presin që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to. Ai kërkoi që Kosova të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri. “Presim që Kosova të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot, me ftesë të autoriteteve turke, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara. Presidenti Pendarovski, duke i uruar mandatin e ri presidentit të Turqisë, Erdogan, i uroi atij kryerje të suksesshme të funksionit të tij të përgjegjshëm dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral dhe miqësinë dhe partneritetin maqedonas-turk që po ndërtohet dhe përmirësohet përmes bashkëpunimit të institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve tanë.

Lexo më Shumë

Kryesuesi me OSBE-në, Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, ka publikuar një propozim-plan prej 9 pikëve për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovë. Me këtë plan, siç përcjell KlanM, mes tjerash kërkohet që Kryebashkiakët e katër komunave veriore të dorëhiqen dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale këtë vit. Krahas kësaj, siç njofton KlanM, kërkohet tërheqja e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës dhe njëkohësisht ulja e gatishmërisë ushtarake të Serbisë. Propozim-plani i OSBE-së, që Osmani e ka publikuar në Tuitter, thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta konfirmojnë pajtimin rreth marrëveshjes bazë të Ohrit, si…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike sot njoftoi për aksidentin e djeshëm tragjik në autostradën Shtip-Miladinovcë ku jetën e humbën tre persona. Vozitësi i automjetit Shevrolet në gjakun e të cilit është detektuar prania e alkoolit, ka humbur kontroll duke e ka tejkaluar automjetin Tojota kur ndodhi aksidenti tragjik, thuhet në raportin fillestar të prokurorisë publike pasi prokurori kujdestar publik nga Prokuroria publike në Shtip dhe ekipet e MPB-së kanë bërë kontroll në vendngjarjen në autostradën Shtip-Milladinovcë ku të premten jetën e humbën tre persona. Sipas informacioneve fillestare që i njoftoi Prokuroria, aksidenti ka ndodhur kur automjeti Shevrolet me targa të Shkupit ku…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se një makinë me targa të Serbisë ka marrë flakë në vendkalimin kufitar “Tabanoc”. “Me datë 02.06.2023 në ora 19:36 është raportuar se në zonën e ndërmjetme është përfshirë nga zjarri si pasojë e problemeve të instalimeve elektrike, një automjet pasagjerësh “Ford Focus” me targa serbe, i drejtuar nga S.M.(55) nga Serbia. të vendkalimit kufitar Tabanoc”, informon MPB e Maqedonisë.(INA)

Lexo më Shumë

I ballafaquar me rënie drastike të rejtingut dhe mosbesim të më shumë se një e treta e votuesve të VMRO-DPMNE ndaj tij si dhe katër herë rejting më të ulët se azilanti Nikolla Gruevski, Hristijan Mickoski përpiqet që me nacionalizëm patetik, të tejkaluar për më shumë se dy dekada, të mbijetojë në skenën politike duke e kopjuar ish-liderin e LSDM-së Zoran Zaev në përpjekjet për të çuar BDI-në në opozitë dhe duke u paraqitur si kuazipatriot. Të gjithë kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE ndjehen si Danella Arsovska por akoma nuk kanë guximin e Danellës që të sfidojnë bulizimin që ua…

Lexo më Shumë

MICKOSKI: NA DUHET QEVERI KU DO TË KETË UNITET KOMBËTAR MAQEDONAS Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkon unitet të politikës maqedonase karshi kërkesave që po vijnë nga Bullgaria për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM. Sipas tij, në garniturën qeverisëse aktuale nuk ka aspak unitet maqedonas, e ai edhe një herë përsëriti se LSDM është peng i BDI-së ”Unë jam për Qeveri ku do të ketë një unitetit të gjerë maqedonas. Sepse tani jemi me Qeveri ku ka gjithçka përpos unitet maqedonas. Kemi një Kryeministër që nuk ka legjitimit nga populli, kemi një parti maqedonase që është peng i atyre që…

Lexo më Shumë