Author: Jeta almakos

Ish politikani dhe analisti, Xhevdet Hajredini përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar vizitën e kreu integrist, Ali Ahmeti në Kosovë. Sipas Hajredinit, Ahemti para se ta bënte këtë vizitë në Broj tek babai i Hashim Thaçit, fillimisht është dashur të shkoj në Budapest te ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili, për të qenë rehat në pushtet, e amnistoi. “Para se të shkojë në vizitë te babai i Hashim Thaçit, Ali Ameti u desh ta vizitojë në Budapest Nikolla Gruevskin, i cili, për të qenë rehat në pushtet, e amnistoi”, shkruan Hajredini. Ndryshe në dy ditët…

Lexo më Shumë

Kohëve të fundit brenda Bashkimit Evropian po zhvillohet një debat pa një enuziazëm të madh për procesin e zgjerimit të BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor, shkruan agjencia e lajmeve INA. Ajo që bie në sy është se nuk parashihet ndonjë perspektivë e qartë për rajonin, i cili po vazhdon të prodhoj tensione me udhëheqës të pa përgjegjshëm, duke shkuar drejtë getoizimit. Këto oferta të lira, po vijnë për faktin se ky rajon vazhdon të ketë një mal me probleme. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka propozuar “Komunitet Politik Evropian”, që mund të jetë i hapur për shtetet që nuk i janë bashkuar BE-së,…

Lexo më Shumë

Të mërkurën pritet të mbahet takimi i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Sipas informatave të MIA-s, bisedimet me siguri do të zhvillohen në Klubin e deputetëve. Tani për tani për orën dhe formatin e këtij tkaimi nuk ka informata. Kovaçevski paralajmëroi takim me Mickoskin dhe me ekipet e të dy palëve, përderisa Mickoski të premten deklaroi se preferon takim tet-a-tet sepse sipas përvojës së tij nga takimet e ekipeve asnjëherë nuk ka pasur konkludime.  Kryeministri Kovaçevski tha se tema të bisedimeve do të ishin vendimet që nevojiten për integrimin evropian të shtetit,…

Lexo më Shumë

“Rastet e mashtrimit kompjuterik në RMV” Viti 2018 – 14 raste Viti 2019 – 12 raste Viti 2020 – 3 raste Viti 2021 – 6 raste Viti 2022 – 9 raste Shumë më i lartë është numri i denoncimeve por kryerësit vështirë gjenden për shkak të njohurive të mira kompjuterike. Këtë e vërteton fakti që në dy vitet e fundit, në Organizatën e Konsumatorëve të Maqedonisë janë ankuar 420 persona për pjesën e blerjes online. Profesori Bujamin Bela apeloi që qytetarët të mos besojnë çdo gjë që lexojnë në internet, sipas tij hulumtimi paraprak është tejet ë rëndësishëm. “Kisha apeluar të jetë…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum në afërsi të fshatit Labunishtë po vazhdon me kalim të alternuar të automjeteve, njoftoi sot Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Mbrëmë kjo pjesë është përfshirë nga një stuhi e reshjeve të shiut dhe breshër që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në këtë rrugë. Shefi i Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, Mitko Temellkoski, dje tha se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga një stuhi e shkurtër me reshje të forta shiu. Vërshime ka pasur edhe në Prilep dhe Kavadar, ku janë përmbytur më shumë se 10 objekte, kryesisht bodrume.

Lexo më Shumë

Pagat e ulëta i detyrojnë punonjësit në administratë gjithnjë e më shpesh ta lënë punën. Jozyrtarisht për tre vjet më shumë se tre mijë persona janë larguar për në sektorin privat ose jashtë vendit, thotë kryetari i SPOGJ-it Trpe Deanoski. Financat janë arsyeja më e madhe e largimit të administratorëve ndërsa vitin e fundit janë larguar edhe persona me përvojë shumëvjeçare. “Ka pasur statistikë jozyrtare që brenda tre viteve më shumë se 3500 persona të punësuar në administratë janë larguar ose jashtë vendit ose në sektorin privat pikërisht për shkak të pagave. Pagat në administratë nuk janë rritur që nga…

Lexo më Shumë

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, e kanë bartur betejën mes kundërshtarëve politikë, prej pankartave në rrugë, në rrjetet sociale, vlerësojnë njohës të këtyre platformave. Sipas tyre, profilet e rreme – të njohura në botën digjitale si troll – kanë agjendë të përcaktuar politike. “Jemi dëshmitarë të një realiteti të ri, ku kanë ndodhur ndryshime të mëdha, përfshirë këtu betejën mes partive politike, publikimin e lajmeve, argumenteve, por edhe sulmeve politike, me ç’rast rrjetet sociale paraqesin një front apo platformë ku zhvillohet beteja mes partive politike, për të fituar simpatinë e votuesve”, ka thënë profesori universitar në fushën e komunikimit,…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, I ka bërë thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, sic thonë nga opozita, që t`i jep leje Kryeministrit Kovaçevski, që takohet kokë më kokë me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, njofton KlanM. Sipas VMRO-DPMNE-së, Kovaçevski nuk ka autoritet në partinë e tij dhe sic thonë, në Qeverinë e BDI-së. Sipas opozitës, sic percjell KlanM, në takimin e liderëve duhet të bisedohet se cfarë do të bëhet me vendin pas mosuksesit të ndryshimeve kushtetuese. “Kovaçevski duhet të inkurajohet dhe ta organizojë takimin për shkak se kjo është rruga e vetme për dalje nga kriza politike që…

Lexo më Shumë

Ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, duke komentuar sitën e krijuar në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit a thënë se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shea e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që është çështje e brendshme e Kosovës. “Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave.…

Lexo më Shumë

Diplomacia perëndimore ka vazhduar thirrjet që Kosova dhe Serbia të marrin veprime për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës kur për më shumë se një javë po mbahen protesta para ndërtesave të komunave, transmeton Zëri i Amerikës. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi të shtunën në rrjetet sociale se ka biseduar për këtë cështje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke e inkurajuar “të nxisë qetësinë mes serbëve të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e…

Lexo më Shumë

Stipe Mesiq – ish-presidenti i Kroacisë në një intervistë për televizionin “Sitel” tha se “Maqedonia duhet ndihmuar që të hyjë më shpejt në strukturat evropiane, sepse kur je brenda mund t’i zgjidhësh më lehtë çështjet ekonomike. “Prandaj autoritetet aktuale maqedonase duhet të ushtrojnë presion, sepse atë që ka arritur Kroacia dhe vendet e tjera, nuk ka arsye pse nuk mund ta arrijë edhe Maqedonia e Veriut”, thotë Mesiq. Ai thekson se Maqedonia është gati për hyrje në BE. Sipas tij, problemi është se për shkak të një shteti do të duhet të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë. Mesiç pajtohet me qytetarët…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e Komunës së Çairit do të diskutojnë për planin e ndërtimit të rrugës më të frekuentuar në këtë komunë e ajo është rruga “Cvetan Dimov”. Kjo rrugë me vite shkakton tollovi në trafik ndërsa nervozizëm te qytetarët. Së fundmi këtë boulevard do të duhet të ndërtojnë Qyteti i Shkupit së bashku me Komunën e Çairit, ndërsa sipas planit do të ndërtohen gjashtë korsi. “Të nderuara media ju ftojmë të merrni pjesë në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Çairit ku në rend dite është Miratimi i vendimit për bashkëpunim ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit për…

Lexo më Shumë