Author: Jeta almakos

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga dhe nënkryetari Elmi Aziri gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Hotël të komunës së Likovës, shkruan Top24 “Me vendosjen e luleve të freskëta dhe një minutë heshtje në nder të të rënëve në altarin e lirisë, u shënua 6 Qershori, Dita e Çlirimit të zonës së Likovës nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.” https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02mPFCSF4s14xPDH4DDTuQND7BNGnR3F1Ec6TBmQyXEvT8xx5KNaxB147vGajab6qyl&id=100044467238047&mibextid=Nif5oz

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka paraljmëruar për nesër një raport ku do të japë llogari për punët e kryera nga funksionarët e saj gjatë këtyre 100 ditëve të para të qeverisjes në pushtetin qendror, përcjell KlanM. Kjo bëhet e ditur nga shërbimet partiake të cilët njoftojnë se ngjarja do të zhvillohet prej orës 11. “Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, i shoqëruar nga funksionarët qeveritarë, do të mbajë konferencë për media ku do të shpalos punën dhe të arriturat gjatë njëqind ditëshit të qeverisjes së kuadrove të ASh-së”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Lexo më Shumë

Qëllimi ynë është që të përpiqemi të hyjmë sa më shpejt në BE, thotë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson optimizmin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se në tre apo katër vitet e ardhshme vendi ynë do të hyjë në BE. “Ne i filluam negociatat vitin e kaluar, ato zgjasin mesatarisht katër deri në pesë vjet. Pra, nuk është aq e pamundur, nëse punojmë nga të dyja palët, sigurisht që duhet të jemi optimistë, por edhe realistë. Qeveria ka vendosur një objektiv që të bëhet anëtare e…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjes së Hari Lokvenecit nga pozita e drejtorit në Ndërmarrjen Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, qeveria në seancën e sotme vendosi që ta pranojë dhe zëvendësojë të njejtin. Qeveria, siç përcjell Klan Maqedoni, i ka rekomanduar Bordit Drejtues të kësaj ndërmarrjeje që ta pranojë dorëheqjen me kërkesë të ish drejtorit. Në vend të Lokvenecit, qeveria ka propozuar që drejtor i ei në NP “Hekurudhat – Infrastrukturë” të emërohet Zoran Trifunovski./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër (e mërkurë dhe enjte), në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë. Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Lexo më Shumë

Viti i ri shkollor do të nisë pa mungesa të teksteve shkollore. Ky është premtimi më i fundit i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili ka theksuar se deri tani për 80 për qind të lëndëve janë dorëzuar dorëshkrimet nga autorët. Ai nuk i ka përjashtuar problemet, sidomos për lëndë për të cilat nuk kanë konkurruar autorë, por sipas tij si alternativë do të jenë edhe tekstet provizore. Sa i takon gabimeve përmbajtjesore, apo teknike ministri nuk ka dhënë asnjë premtim. Për aq kohë sa ligji nuk parashikon asnjë lloj mase, ai thotë se autorët dhe recensentët…

Lexo më Shumë

Standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, krimi dhe korrupsioni, si dhe rritja e çmimeve dhe inflacionit, janë tre problemet e para më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e RMV-së. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së opinionit publik të Institutit Nacional Demokratik “Maqedonia e Veriut: Perceptimi i qytetarëve për gjendjen e përgjithshme, politikat ekonomike dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, i cili u publikua sot. Në pyetjen se cili është problemi i parë më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi, 27.2 për qind janë shprehur se është standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, për 22.9…

Lexo më Shumë

Derisa vendi ka nevojë alarmante për gjykatës, nuk ka kompani të akredituar që mund të testojë vlerat morale dhe mirëqenien psikike të kandidatëve për gjykatës në Maqedoninë e Veriut. Për shkak se kalimi i këtij testi me sukses është obligim ligjor për të kryer funksionin e gjykatësit, Këshilli Gjyqësor aktualisht e ka të pamundur që t’i përmbushë vendet e lira dhe të mundësojë funksionim normal të Gjyqësorit, duke shmangur vjetërsimin e lëndëve gjyqësore dhe zvarritjen e tyre. “Gjykatat janë në deficit, ndërsa nuk mund të emërohen të rinj për shkak të këtyre arsyeve. Më e lehta është që të nënshkruajmë…

Lexo më Shumë

MPB-ja njofton se dje në ora 19:30 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 15:15 në rr. “Luka Gerov” në Shkup, një automjet ka goditur një të mitur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ka pësuar lëndim të rëndë trupor, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer policia nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Hari Lokvenec ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit në NP Hekurudhat – Infrastrukturë Arsyet e dorëheqjes, siç raportohet, janë personale. Në seancën e sotme të qeverisë pritet që të pranohet dorëheqja dhe në vend të tij të emërohet një drejtor i ri në “Hekurudha – Infrastrukturë”. /KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Një i burgosur 50-vjeçar i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në Idrizovë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. “Me datë 06.06.2023 në ora 03.55 në SPB Shkup, nga burgu i Idrizovës është raportuar se V.L.(50) nga Shkupi, i cili ishte në vuajtje të dënimit me burgim prej 11 vitesh, është gjetur npa shenja jete në dhomën e tij në repartin gjysmë të hapur të burgut. Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Pas dy vitesh pushtet të paqëndrueshëm, një qeveri e rregullt u zgjodh me 131 vota në parlamentin bullgar. Ajo do të udhëhiqet nga akademiku Nikollaj Denkov, i cili ishte propozim i partisë “Ne vazhdojmë me ndryshimet” e ish-kryeministrit Kiril Petkov. Megjithëse ishin rivalë të zemëruar me Petkovin, partia GERB e Bojko Borisovit merr pjesë gjithashtu në Qeveri. Marrëveshja e koalicionit u arrit përmes një zgjidhjeje për kryeministër me rotacion. Në nëntë muajt e parë,  qeverinë do ta udhëheqë  Denkov, përparësitë e të cilit janë hyrja në zonën Shengen dhe reformat në Gjyqësor. Në nëntë muajt e dytë, kryeministër do të…

Lexo më Shumë