Author: Jeta almakos

Ushtria e Ukrainës ka nisur sulmet ndaj forcave ruse në rajonin kyç jugor të Zaporizhia-s, thonë zyrtarët rusë dhe blogerët ushtarakë. Ata thonë se trupat ukrainase, të pajisur me tanke, artileri dhe dronë, po përpiqen të avancojnë në jug të qytetit të Orikhiv për dytën natë radhazi. Një zyrtar i lartë ukrainas i mbrojtjes deklaroi se forcat kundërshtare ishin në “mbrojtje aktive”. Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur i Ukrainës do të jetë Zaporizhia. Ata argumentojnë se Kievi po përpiqet të rifitojë qasjen në Detin Azov, duke i ndarë forcat pushtuese ruse në rajon në…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për gazetën “Nacionale” kryeministri i vendit Edi Rama ka folur sërish për draft-propozimin e tij për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin ua ka përcjellë Francës e Gjermanisë. Rama theksoi se këtë draft-propozim nuk e ka konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të qenë i drejtë dhe etik në raport me aleatët ndërkombëtarë. “Jo. Unë dua të jem shumë fair (i drejtë) dhe në raport me partnerët. Ky nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontribut i…

Lexo më Shumë

Zhvillimet e fundit në politikë po e vendosin në pikëpyetje kryeministrin e shqiptarë të Qeverisë së RMV-së. Çfarë do të ndodhë me këtë marrëveshje, në rast se pranohet opsioni i qeverisë së zgjeruar dhe në rast se BDI shkon në opozitë. Nënkryetari i kësaj partie Arbër Ademi për TV21 deklaroi se formimi i Qeverisë gjithëpërfshirëse për votimin e ndryshimeve kushtetuese nuk ndërlidhet me marrëveshjen që në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie kryeministri të jetë shqiptar, që i bie se fillimisht do të duhet të kemi qeveri të zgjeruar për ndryshime kushtetuese dhe për të caktuar zgjedhje të reja…

Lexo më Shumë

Ekonomia e RMV-së, këtë vit, do të shënojë rritje prej 2.4% vlerëson Banka Botërore në raportin më të ri për perspektivat ekonomike globale, njofton KlanM. Ky është një skenar më optimist nga raporti i vjeshtës i Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e BPV-së së RMV-së prej vetëm 1.4%. Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, sic percjell KlanM, rritja ekonomike e vendit lehtë do të përshpejtohet deri në 2.7% në vitin 2024 dhe 2.9% në vitin 2025. Paraprakisht, në raportin e janarit të BB-së, ishte potencuar se këtë vit RMV-ja e nisi si lidere e rajonit me rritje të inflacionit.…

Lexo më Shumë

Qytetarët kanë besim të ulët në Kuvend dhe tek deputetët, tregon hulumtimi i Programit për përkrahje parlamentare për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili në Kuvend u prezantua para deputetëve dhe përfaqësuesve të shërbimeve parlamentare. Në shkallën nga 1 – më e ulëta, në 10 – më e larta, qytetarët e vlerësuan besimin në Parlament me 3.4 që është një rënie prej 0.6 % krahasuar me vitin 2022. Hulumtimi analizon perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit në përgjithësi, duke filluar nga besimi në Parlament në krahasim me autoritetet e tjera, roli mbikëqyrës i Kuvendit,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ftuar një drekë jo formale me grupin e punës të cilët hartuan ndryshimet kushtetuese. Në takim morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Në rrethana jo zyrtare mësohet se në takimin jo formal u diskutua mbi draft-amendamentet e dorëzuara në Qeveri, para se organi ekzekutiv t’i shqyrtojë dhe dorëzojë në Kuvend. Shërbimet e Qeverisë në rrethana jo zyrtare na thanë se sot nuk është paraparë mbledhje e Qeverisë, ndërsa nisma mund të merr dritën jeshile javën e ardhshme, përkatësisht në mbledhjen e së martës. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

“Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por ajo është gjithmonë e arritshme”. Kështu ka deklaruar për Makfax ish drejtori i policisë Financiare, Arafat Muaremi pas rrëzimit të akuzave ndaj tij nga ana e Prokurorisë. Ai përsëriti pretendimin se ka punuar në mënyrë të ligjshme dhe se bastisja në zyrën e tij ka qenë e pabazë, përcjell KlanM “Ligjshmëria e punës sime u vërtetua në fund. Epilog tjetër nuk prisja e as nuk mund të kishte, përveç rrëzimit të atyre kallëzimeve penale. Kontrolli i kryer në Drejtorinë e Policisë Financiare dhe e gjithë çështja ndaj meje është nisur pa asnjë bazë dhe me…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake. “Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiç në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor. Ai tha se “dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje”. Javën e kaluar, dhuna shpërtheu në veri të Kosovës, pasi kryetarët e…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Kumanovë mes të paktën dy veturave. Si rrjedhojë janë plagosur disa persona, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të kuptuar dinamikën e aksidentit. Pritet që më vonë të ketë më shumë detaje për këtë aksident.

Lexo më Shumë

Sonte në ora 19:00 është caktuar seanca e Kryesisë Qendror të LSDM-së, në të cilën pritet të harmonizohet qëndrimi rreth negociatave me VMRO-DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese. Për konkluzionet e seancës publiku do të njoftohet pas përfundimit të saj, theksuan nga LSDM, përcjell INA. Zëdhënësi i partisë, Darko Kaevski, tha sot se në seancë do të diskutohet për mënyrën dhe rrjedhën e diskutimit, bisedimeve dhe debatit me VMRO-DPMNE-në. “Edhe një herë do të theksojmë se është mirë që Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE pajtohen për amendamentet kushtetuese, sepse me këtë bashkërisht do të kontribuojmë në përmbushjen e aspiratës dekadash të qytetarëve dhe…

Lexo më Shumë

Një 32 vjeçar nga Shkupi është arrestuar sot nga policët e Gjorçe Petrovit, pasi dyshohet se ka tentur të kryejë grabitje në një bastore sportive në Vollkovë të Shkupit, informon KlanM. 32 vjeçarit P.J, sipas informacioneve të policisë, i janë gjtur rrobat me të cilat e ka kryer veprën, por edhe një pistoletë prej plastike. I njejti, sipas policisë, dyshohet se ka kryer edhe grabitje të tjera nëpër Shkup Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plot të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik kompetent, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Analisti Albert Musliu, thotë se as VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit dhe asnjë parti tjetër maqedonase nuk mund ta anashkalojë vullnetin politikë të shqiptarëve për ta lënë jashtë Qeverisë partinë më të madhe shqiptare. Në një intervistë për gazetën LAJM, njohësi i mirë i rrethanave politike, Albert Musliu, tha se BDI-ja mund të del nga Qeveria vetëm për hirë të zhbllokimit të procesit integrues, nëse VMRO-ja pranon të votojë për ndryshimet kushtetuese, për çka shprehet optimist. Në intervistën e tij për gazetën LAJM, Musliu flet edhe për kryeministrin shqiptar, zgjedhjet e parakohshme, si dhe përçarjet në BDI. “Është naive si kërkesë…

Lexo më Shumë