Author: Jeta almakos

Bundestagu gjerman, me shumicë votash të tri partive në pushtet – Socialdemokratët, Liberalët dhe Partia e të Gjelbërve, sic njofton KlanM, mbrëmë votuan Rezolutën me të cilën mbështetet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE. Rezoluta nuk u mbështet nga partitë opozitare CDU/CSU të ish-Kancelares Angela Merkel, parti këto që ideologjikisht janë parti simotra me VMRO-DPMNE-në, percjell KlanM. Gjatë prezantimit të draft-Rezolutës para deputetëve, Sekretarja për Evropë në Ministrinë e Jashtme gjermane, Ana Lirman, paralajmëroi se bashkë me kolegë nga Franca dhe Polonia së shpejti do ta vizitojë Shkupin për t`i inkurajuar…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se SHBA-ja po bën gabim me fajin që po ia vë Prishtinës sa i përket situatës në veri. Ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti e ka njëfarë faji, por të përbashkët me presidentin serb. Joseph ka theksuar se përgjegjësitë e Aleksandër Vuçiqit janë të larta në “përkeqësimin e krizës me arrestimin e tre policëve të Kosovës”, teksa ka shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja nuk po e trajtojnë çështjen e Kosovës në mënyrë strategjike. Joseph e sheh se situata ka përshkallëzuar që pasi Policia e Kosovës njoftoi se ishin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka arritur në Forumin e Prespës i cili mbahet në Strugë, ndërsa është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Ky i fundit në një postim në Facebook, njofton se me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në raportet me Serbinë, ndërsa ka dënuar edhe aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës. “Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç ‘rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë.…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të ri të Departamentit të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, Maqedonia e Veriut është ende nën mbikëqyrje, pra është në rangun e vendeve të TIER 2 së bashku me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Greqinë. Raporti u prezantua sot në Uashington nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Lista, TIER 2, përfshin vende, qeveritë e të cilave nuk përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare, por po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për t’iu përshtatur atyre standardeve. Vendet renditen në tre kategori: e para, e dyta dhe e treta, ku e dyta ka një nënkategori, TIER 2 WATCH LIST,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i OSBE-së në Shkup thotë se ndryshimi i Kodit zgjedhor në pjesën e financimit të fushatës zgjedhore është njëri nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-së që pret të zbatohet. Sipas tij, nevojitet terren i barabartë gare për të gjitha partitë politike, dhe jo favorizim i partive më të mëdha. “Nga ajo që mësova kur mora pozitën këtu, është se në zgjedhjet e fundit pati kritika nga disa parti politike, se nuk kishte kushte të barabarta në fushën e lojës, dhe siç ju e theksuat tani, se fondet shtetërore për fushatat elektorale dhe më pas gjithashtu për reklamimin në media, si dhe…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se për të dytin vit radhazi Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, si organizatorë të Forumit të Prespës për Dialog, i cili po vazhdon këtë vit në Strugë, nuk dëshirojnë ta ftojnë të marrë pjesë. “Për dy vite me radhë nuk jam ftuar në Forumin e Prespës. Do të shihemi në forumin e Prespës, do më thonë të huajt, dhe unë u them në thonjëza që nuk do të vij. Kjo thirrje për unitet është fjalë boshe dhe një situatë gjysmë e trishtë”, tha nënshkruesi i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog. Informacionin për Alsat e konfirmuan nga Ministria e Punëve të jashtme të cilët thonë se “Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen”. Para pak çastesh, edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se nesër me kryeministrin Kurti do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes, me qëllim qetësimin e situatës dhe garantimin e paqes në rajon.

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova nga Varna tha se është koha për një takim mes qeverive të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi që të merren masa më serioze pas incidentit të fundit me një shtetas me identitet bullgar. Ajo e cilësoi si veprim të pamjaftueshëm dërgimin e një note ambasadores të RMV-së, sepse ka informacione se po përgatitet tekst për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, por në praktikë nuk ka zhvillim. Nënkryetarja Jotova kërkoi që të mos harrojmë se përveç kushtetutës së RMV-së, duhet të ketë ndryshime edhe sipas protokolleve të përbashkëta të nënshkruara,…

Lexo më Shumë

Erkan Arifi, kryetar i Kumanovës, përkatësishtë i komunë së Likovës. “E përgëzoj kompaninë Liko Project për realizimin e qendrës së re tregtare La Plaza në Kumanovë. Kjo qendër tregtare do të thotë shumë për qytetarët, këtu do të mund të gjejnë të gjitha markat me të njëjtat çmime, me aksione, por edhe me çmime shumë më të ulëta. Vetë projekti, siç është implementuar, prezanton standarde të reja në ndërtim për qytetin e Kumanovës. Do të dëshiroja që investitorët e ardhshëm në qytet të ndjekin këtë shembull në fushën e investimeve dhe të investojnë në projekte të tilla. Është një njësi…

Lexo më Shumë

Në rrugën drejt Bashkimit Europian nuk e humbisni identitetin, por e përforconi atë. Kështu u përgjigj euroambasadori në vend Dejvid Gir në kërkesën e VMRO-DPMNR-së që Këshilli i BE-së të miratojë dokument të ri me të cilin do të garantohet identiteti dhe gjuha maqedonase. Gir tha se pritshmëritë që të keni marrëveshje më të mirë me Bullgarinë janë joreale. “Në rrugën drejt BE-së nuk e humbni identitetin, historinë, kulturën e as gjuhën tuaj. Në fakt gjuha maqedonase tashmë është në kornizën negociuese për negociata pa asnjë kualifikim. Sa i përket pritshmërive, mendoj se nuk është realiste pritja që të keni…

Lexo më Shumë

Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup – Tetovë, informon KlanM. Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Maqedoni, një automjet i tipit Mercedes, siç duket ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës. Përvec anësoreve, automjeti duket se ka goditur edhe disa nga pemët në vijën ndarëse mes korsive, që e bën edhe më të rrezikshëm aksidentin. Nuk ka ende informata rreth fatit të drejtuesit të automjetit apo edhe nëse ka pasur udhëtarë të tjerë. Policia është në vendngjarje dhe po rregullon trafikun, ndërsa detaje, pritet të jepen gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia

Lexo më Shumë