VMRO-DPMNE nuk bindi partitë simotra ta votojnë Rezolutën Vendimi i Bundestagut gjerman për mbështetje të anëtarësimit të RMV-së në BE dhe njohja e gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, sipas LSDM-së, konfirmoi disa dallime, njofton KlanM. Politikat shtetërore të LSDM-së dhe Kovaçevskit japin rezultate, kurse nga ana tjetër fundosen gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës” për pretendimet për bullgarizimin, asimilimin dhe humbjen e identitetit – thonë socialdemokratët. “Mickoski publikisht flet se ka mundësi të ndryshohet korniza negociuese, se mund të ketë marrëveshje më të mirë. Mickoski nuk mund t`i bind partitë simotra ta mbështesin Rezolutën e Bundestagut gjerman”, tha Darko Kaevski…
Author: Jeta almakos
Një taksist nga Kosova sot në rrugën Shkup-Bllacë, respektivisht para tunelit ka treguar se çfarë ka parë gjatë ditës së djeshme në aksidentin mes dy veturave, ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, ku si rrjedhojë 3 persona rezultojnë të zhdukur, ndërkaq një i mitur është shpëtuar, përcjell TV21. Taksisti thotë se në fillim kanë parë vetëm veturën e aksidentuar “VW Touran” nga Shkupi, ndërsa më pas kanë vërejtur se një veturë ka rënë në lumë. “Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi…
Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi një veturë me katër kosovarë ra në lumin Lepenc. Sipas, Pacollit tre nga ta vdiqën. “E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, tha Pacolli. Gjatë së shtunës, Klankosova.tv ka raportuar lidhur me rastin. /Klankosova
Është duke vazhduar aksioni i kërkmit në lumin Lepenc, pas aksidentit të familjes Pacolli nga Kosova. Bëhet e ditur se FSK-ja dhe ekipet nga Maqedonia e Veriut kanë detektuar një zonë të ngushtë, ku sipas analizave nuk mund të kalojë vetura sepse lumi ndahet në dy pjesë, shkruan Klan Maqedonia. Tutje, ekipet po përqëndrohen në atë zonë për të gjetur veturën dhe personat që ishin në të.
Policia ka arritur që të arrestojë shtetasin serb me iniciale A.A., 30 vjeç, i cili paraprakisht kishte marrë para, stoli dhe gjëra personale nga shtetasi turk S.S. 39 vjeç, në një lokal në Tetovë , përcjell TV21. Siç informon policia, arrestimi është bërë në pikën kufitare “Jazhincë”, ndërsa dyshohet se gjërat e konfiskuara kanë prejardhje nga një vepër penale. “Me datë 17.06.2023, në ora 18.15 në vendkalimin kufitar “Jazhincë” nga ana e zyrtarëve policorë A.A.(30) nga Republika e Serbisë është privuar nga liria pasi sipas raportit rreth orës 07.30 në një lokal në Tetovë ka marrë para, bizhuteri dhe sendet…
Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut. Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi vetura me targa të Kosovës është përmbysur në lum. Një 20 vjeçar arriti të shpëtojë i gjallë duke u hedhur nga automjeti, ndërsa kërkimet për tre të tjerë vazhdojnë ende. Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, njësitet e kërkimit nuk kanë gjetur akoma trupat e tyre. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli njoftoi se të përfshirë në këtë tragjedi janë Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.
Policia mëngjesin e sotëm me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e personit G.B. 37 vjeç, shtetas i Kosovës me vendbanim në Kondovë të Sarajit të Shkupit dhe tek partnerja e tij 34-vjeçe A.Gj. nga Shkupi, ku ka gjetur armatim dhe municione, përcjell TV21. “Gjatë bastisjes te G.B., u gjet edhe A.G., si dhe tre granata dore, një raketë dore-zolja, një pistoletë, një pjesë pistolete, katër karikatorë nga një pushkë automatike, 164 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe gjashtë plumba gjueti”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Personi i cili dyshohet për aksidentin afër lumit Lepenc ku humbën jetën tre shtats të Kosovës dhe një shpëtoi sot është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Siç thonë nga MPB-ja, personi B.B i cili ka drejtuar veturën “Volkswagen Touran” është provuar nga liria pas aksidentit në lumin Lepenc. “Prokurori publik dhe ekipi i SPB-Shkup kanë realizuar kontroll në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik ngasësi i mjetit “Volkswagen Touran” B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB./TS/
BËHET THIRRJE PËR KUJDES PËRGJATË RRJEDHJES SË LUMEJVE Pas shtatë orë ndërprerje, pasdite është lëshuar për qarkullim në dy drejtimet trafiku në rrugën Gradsko-Prilep në Pletvar. Në mëngjes automjetet që ishin nisur drejt Manastirit dhe Prilepit kishin mbetur të bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve. Situatë më kritike ka qenë në Drenovë, ku janë shkaktuar dëme nga derdhja e lumit afër fshatit Raec. Ekipi i Klan Maqedoni kishte qenë në vendngjarje duke ndjekur nga afër zhvillimet për vënien në funksion të magjistrales. Banorët e goditur nga përmbytjet bëjnë bilancin e dëmeve. Situatë e rëndë është shënuar edhe…
Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje, edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. “Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, tha ai.
Në rrugën nga Shkupi drejt Kosovë, respektivisht para pikës kufitare “Bllacë” një veturë është aksidentuar dhe ka përfunduar në lumin “Lepenc”, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur para tunelit të vetëm në këtë rrugë. Dëshmitarët e rastit për TV21 thonë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri ka shpëtuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe policia po kërkon 3 personat e tjerë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca. TV21 për ka kontaktuar edhe MPB-në, të cilët deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishin informacione zyrtare në lidhje me rastin./tv21.tv
Edhe dita e njëmbëdhjetë pas takimit, Kovaçevski-Mickoski kaloi me grindje publike, dhe oferta se si të vazhdohet përgjatë rrugës evropiane. LSDM dhe VMRO- DPMNE nuk po bien dakord se si të shqyrtohen propozimet, që përfshijnë ndryshime kushtetuese me zbatim të mëvonshëm, zgjedhje të parakohshme, një qeveri të gjerë dhe heqjen e të ashtuquajturës qeveri teknike që doli nga Marrëveshja e Përzhinës. Propozimi për heqjen e qeverisë në njëqind ditët e fundit të mandatit, në parim, ka pëlqimin e të gjitha subjekteve politike, megjithëse ishte pikërisht periudha që BDI pritej ta përdorte për të përmbushur premtimin kryesor parazgjedhor për kryeministrin e…