Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar disa nga gazetarët të cilët u sulmuan të premten në veri të vendit. Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter të dielën. Ai ka thënë se është detyrë e të gjitha institucioneve tjera t’i mbrojnë ata nga sulmet e tmerrshme “Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë. Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe…
Author: Jeta almakos
Shumë herë por edhe tani, është praktikë që në periudhën para zgjedhore diskutohet për ndryshimin të Kodit zgjedhorë. Përveç inkoorporimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, hapet edhe çështja e modeleve zgjedhore.Sipas profesorit univerzitarë Mersel Bilalli, sistemi me një njësi zgjedhore do të ishte i dëmshëm për shqiptarët pasi që do të zvogëlonte dukshëm numrin e deputetëve.Në gjithë këtë situate zgjidhja do të ishte sistemi elektronik i votimit. “Nëse shkohet me sistemin një nëjsi zgjedhore,rrezikohet dukshëm të zvogëlohet numri i deputetëve shqiptarë sepse objektivisht pjesa dërmuese e tyre janë në megrim.Nëse shkohet në sistemin elektronik të votimit atëherë eliminohet ky rrezik ,pra…
Një veturë e zezë është gjetur pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia e të shtunës, ku një familje nga Kosova duke udhëtuar drejt Prishtinës, pas përplasjes me një veturë tjetër, ra në rrjedhën e lumit Lepenc, informon KlanM. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë. Një 20 vjeçar ka arritur të shpëtojë, ndërsa ende nuk janë gjetur tre personat tjerë të të njejtës familje. Aktualisht ekipet me makineri të rëndë po fillojnë procesin e tërheqjes së veturës që ndodhet brenda lumit. Ende nuk është konfirmuar nëse është vetura e familjes Pacolli./KlanMacedonia
Një veturë me targa të Kosovës është aksidentuar dhe ka rënë në lumin Lepenc. Ngjarja ka ndodhur gjatë së shtunës në Maqedoninë e Veriut. Një 20-vjeçar është arritur që të shpëtohet, derisa tre nga familjarët e tij ende nuk janë gjetur. Aksioni për gjetjen e tyre po vazhdon.
Një veturë raportohet të jetë gjetur në lumin Lepenc rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia e familjes Pacolli, informon KlanM. Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të arrijnë deri tek vetura për ta konfirmuar nëse është ajo me të cilën kanë udhëtuar tre anëtarët e humbur të kësaj familje. Ekipi i Klan Macedonia ndodhet në vendgjarje për të raportuar për të rejat më të fundit./KlanMacedonia
Është gjetur në lumin Lepenc reth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia, vetura e familjes Pacolli nga Kosova, informon KlanM. Ndërkohë që ende po vazhdon aksioni për gjetjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Kosova, të cilët bashkë me automjetin e tyre ranë në ujërat e lumit Lepenc në rrugën Shkup – Bllacë, jozyrtarisht po qarkullojnë informacione se si mund të ketë ndodhur rasti, përcjell KlanM. Nga policia njofuan se me urdhër të prokurorisë është arrestuar shoferi 64 vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka përplasur me veturën e tij automjetin me të cilën udhëtonin familja…
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti thotë se në perimetër prej 3.5 dri në 5 kilometra po realizohet kërkimi i 3 shtetasve të Kosovës të cilët me veturë ranë në ujërat e lumit Lepenc në Maqedoni, përcjell TV21 Maksuti thotë se në terren janë autoritetet e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, por që shpresojnë që nesër me përmirësimin e motit ta gjejnë veturën. “Nuk ka shenja akoma. Nuk flasim për shpresa dhe nuk mund të flasim për afate kohore. E dini shumë mirë para disa muajsh në një fatkeqësi të ngjashme në komunën e Tetovës, ku…
Në Maqedoninë e Veriut certifikatat e lindjes, kurorëzimit dhe vdekjes zyrtarisht do jenë në dy gjuhë, në një format prej dy kolonave, ku në njërën anë janë në maqedonisht dhe tjetra në shqip. Vendimi në formë udhëzimi nga Ministria e Drejtësisë, ka hyrë në fuqi më 15 qershor kur është publikuar në Gazetën Zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e Drejtësisë thanë TV21 se “kjo është luftë që u fitua, sepse ka pasur rezistencë që gjuha shqipe të mos jetë në dy kolona e barabartë me maqedonishten, por lart maqedonisht e poshtë shqip”. Po ashtu në certifikatat e ndryshuara…
Te të punësuarit në sektorin publik sa vjen e shtohet revolta për mos rritje të pagave. Madje në disa institucione të shtetit vetëm se kanë filluar protesta periodike gjatë orarit të punës. Hapi i radhës, sipas sindikalistëve është greva e përgjithshme. Mosmarrëveshja me autoritetet për unifikim të metodologjisë së re të pagave ka bërë që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të ngre alarmin si asnjëherë më parë. Por, pakënaqësi të mëdha ka edhe në sektorin privat. Ivan Peshevski, Sindikata e Ndërtimtarisë dhe Industrisë tha se ideja për protestë vlon edhe te të punësuarit në kompanitë private, të cilët nuk janë…
“Të prekur thellë nga lajmi për aksidentin e një familjeje gostivarase në rrugën Elbasan-Peqin ku si pasojë humbi jetën Andina 8 vjeçe. I dashur kolegë Arben dhe e dashura profesore Trëndelina, në këso raste, është vështirë të gjinden fjalët. Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqertat për humbjen tuaj. Ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe ta kaloni këtë sprovë të vështirë pranë të afërmëve tuaj. Ne jemi vënë në kontakt me autoritetet e Shqipërisë për çfarëdolloj asistence të nevojshme dhe angazhohemi për zbardhjen e rrethanave të rastit” ka shkruar Taravari./TS/
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se 30 pjesëtarë të Policisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim-shpëtimit, janë angazhuar në lokalizimin dhe nxjerrjen e tre personave të zhdukur në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut. “Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, ka shkruar Sveçla në Facebook. Tre anëtarë të një familjeje nga Kosova kanë rënë në lumin Lepenc pasi janë aksidentuar në…
Rreth 400 nxënës të shkollës fillore “Liman Kaba” të fshatit Luboten të komunës së Butelit rrezikojnë shëndetin e tyre për shkak të mungesës së kushteve në shkollë. Siç thonë mësimdhënësit, shkolla e ndërtuar 80 vite më parë është drejt shkatërrimit dhe thuajse nuk plotëson asnjë kusht për realizim të mirëfilltë të procesit mësimor. “Më problematike janë kushtet e dy klasave që mbajnë mësim në bodrum, ka lagështi. Lagështia është një problem që mund të shkaktojë edhe sëmundje te nxënësit. Është një problem i kamotshëm, thuajse mbi 20 ose 30 vjeçarë, numri i nxënësve është rritur..Ajo është si problem për një…