Zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për arritjen e standardeve të NATO-s, tha se integrimi në këtë strukturë është një proces i vazhdueshëm. “Sa i përket opinionit është me rëndësi se këtu kur përmendet NATO thirren vetëm në nenin numër 5 atë për mbrojtje kolektive. Është shumë me rëndësisë të dihet edhe ajo që në bazë të traktatit të kësaj organizate, përkatësisht neni 1 i këtij traktati, përveç asaj që promovon stabilitet promovon edhe mirëqenie. Kështu që NATO-ja nuk duhet të merret si strukturë e cila mbron vetëm stabilitetin, por ajo siguron edhe mirëqenien…
Author: Jeta almakos
Deri në vitin 2029 janë të paraparë të shpenzohen diku 900 milionë euro për blerjen e armëve. Kështu tha zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se kjo bëhet për të modernizuar armatën. “Këto janë të dedikuar për ngritjen e nivelit të mbrojtjes kolektive. Këtu parashihen blerja e autoblindave, e të gjitha sistemeve të cilat kërkohen në suazë të standardeve të NATO-s”, tha Jahjaga, raporton SHENJA. Jahjaga tha se NATO-ja ka standardet e veta dhe segmenti i kompatibilitetit është mjaft i rëndësishëm. “Ti kur do të jesh në teren forcat tona duhet të komunikojnë me anëtarët…
Këshilli Gjyqësor do të kontrollojë pretendimet e Departamentit të Shtetit dhe të ambasadores amerikane dhe do të formojë një komision, i cili së bashku me koordinatorin e kësaj gjykate nga radhët e anëtarëve, do të bëjë një vizitë në këtë Gjykatë, që të jetë në gjendje të bëjë një inspektim në vend”, thotë zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor, Gordana Duvnjak. Ajo informoi se gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit ka pasur 15 peticione të qytetarëve të Strugës për punën e Gjykatës së Strugës, ndërsa Këshilli Gjyqësor ka zhvilluar dy procedura për gjyqtarët e kësaj gjykate. “Por, them se në asnjë…
Policia kriminale në SPB Manastir sot (21.06.2023) ka arrestuar R.R (60) nga fshati Makovë, komuna e Novacit, i cili kërkohej për arratisje nga Burgu i Prilepit. R.R është dënuar me 16 vjet e 4 muaj për veprën penale “vrasje” dhe ka 9 vjet e 7 muaj për të mbajtur burg. “Personi do të dorëzohet në burg”, thonë nga MPB Maqedoni.
Shumica e qytetarëve që ne anketuam sot besojnë se kryetari Merko duhet të japë dorëheqjen, dhe institucionet duhet të hetojnë seriozisht punën e tij disa vjeçare. Disa komentojnë se Merko është vetëm maja e ajsbergut të madh, sepse ka një krim të madh në pushtetin qendror. “Nëse është e vërtetë, ai duhet të japë dorëheqjen. Ta dënojë veten. Prokuroria Publike duhet ta ndjekë penalisht atë, sepse ka shumë gjëra për të thënë për të ”. “Sa i përket Merkos, ai nuk respekton shumë gjëra. Ka shumë ankesa, por asnjë efekt, si dhe janë ndërmarrë procese gjyqësore . Prokuroria jonë duhet…
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Halit Ferati me nje postim në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se këtë vit do hapen dy paralele në gjuhën shqipe në komunën e Velesit, shkruan InfoShqip. Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë: “Thirrje deri të gjithë Prindërit dhe nxënësit në rrethinen e Velesit dhe Çashkës! Pasi këtë vit janë aprovuar edhe dy paralele në gjuhën shqipe; një në Gjimnazin “Koço Racin” dhe tjetra në shkollën e mesme ekonomike, ju sugjeroj regjistrohuni në këtë shkolla në paralelet shqipe sepse me plotësimin e këtyre dy paraleleve hapen mundësitë për punësimin e…
Asnjë media nuk arriti të marrë deklaratë nga kryetari i Strugës, Ramiz Merko. Po ashtu nuk ka njoftim nga BDI, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje se Merkon e ka futur në “listën e zezë” për shkak të përfshirjes në korrupsion. Ai përveçse nuk është i disponueshëm për koment, ka anuluar edhe manifestimin e Ditës së Liqenit, që tradicionalisht festohet në këtë ditë, më 21 qershor, me kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës, Pogradecit dhe Debarcës. “Aktiviteti u anulua për shkak se kryetari ka pasur punë të tjera urgjente, nëse ka një qëndrim do ta ndajë me mediat”, thanë për…
Prokurori i krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi i pyetur nga Alsat nëse pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për futjen e kreut të Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë do të ndërmerr hapa për shqyrtimin e konstatimeve nga raporti, ka deklaruar shkurt se “institucioni me të cilin udhëheq ai nuk ka kompetencë për të komentuar vendimet e DASH”. /Adrian Kerimi
Gjendja e krizës në INP “Idrizovë” do të zgjasë 30 ditë deri më 5 korrik dhe është futur sipas procedurave, si rezultat i nevojës për potencial adekuat njerëzor përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e burgut, deklaroi sot ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska. Ajo theksoi se gjatë shpalljes së gjendjes së krizës janë respektuar të gjitha procedurat, sipas propozimit të Grupit të Vlerësimit për nevojën e shpalljes së gjendjes së krizës në burg. “Në këtë rast, policia dhe një numër i vogël i pjesëtarëve të Ushtrisë, të cilët janë në mbështetje të pjesëtarëve të MPB-së, janë të angazhuar për të përballuar…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, akuzoi Prokurorinë dhe Gjyqësorin për dështim në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe për ndikimet politike në punën e tyre. Ai këto komente i bëri të mërkurën pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili të martën njoftoi vendimin për shpalljen “non grata” të Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës dhe anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sipas njoftimit të DASH-it, Ramiz Merkos dhe familjes së tij u ndalohet hyrja në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm, “shpërdorim të fondeve dhe ndërhyrje…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorezuar kallzim penal kundër gardianit nga burgu i Idrizovës pasi ai ka hapur derën për të ikur një person i burgosur nga Kumanova. Kundër kompetencave të tij, gardiani fillimisht ka mundësuar i burgosuri të dalë në Departamentin e hapur në Idrizovë ku pastaj është arratisur. “I.P. në cilësinë e zyrtarit policor të burgut në Idrizovë Shkup, më 18.05.2023, derisa ishte në ndërrim, me kërkesë të D.K. nga Kumanova, i dënuar me vuajtje të dënimit me burg deri në vitin 2027 për krime të kryera sipas nenit 237 paragrafi 1 dhe neni 396 paragrafi 1…
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka pritur sot në takim Jeton Jusufin, pilotin e parë shqiptarë nga komuna e Sarajit. Rexhepi në Facebook teksa ka shkruar për sukseset e Jusufit në shkollim dhe arritjet profesionale, ka potencuar se me vullnet arrihet çdo synim në jetë. Statusi i plotë: Sot në zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve prita në takim Jeton Jusufin, pilotin e parë shqiptarë nga fshati Çajlanë komuna e Sarajit. Jetoni është një arkitekt i diplomuar i cili vazhdoi ëndrrën e tijë për tu bërë pilot. E urova për arritjet e tijë në akademinë për pilot…