Sonte, me propozim të Kryetarit Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike mbajti takim me strukturat partiake, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zyrtarizimin e VLEN-it si forcë e bashkuar politike. Duke manifestuar pjekuri të lartë politike dhe duke pranuar plotësisht mesazhin e shumicës së shqiptarëve, njëzëri e autorizuam z. Mexhiti që të vazhdojë të udhëheqë procesin e transformimit të partisë sonë dhe shkrirjen e saj në VLEN si një strukturë e bashkuar, e fuqishme dhe moderne politike. Jemi fuqishëm të bindur se po vazhdojmë të krijojmë një mundësi historike që VLEN të vazhdojë të konsolidohet dhe ta forcojë…
Author: Jeta almakos
Një sulm me dron ka goditur zonën pranë konsullatës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Dubai, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar. Sipas zyrës së medias së Dubait, flakët janë vënë shpejt nën kontroll nga autoritetet lokale dhe situata është stabilizuar. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një 10-vjeçar ka ndërruar jetë pasi i njëjti kishte rënë nga tarraca e banesës ku jetonte. Sipas Policisë, 10-vjeçari kishte probleme shëndetësore. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHE “Më 03.03.2026, në ora 09:25, në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova. Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga tarraca e banesës ku…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV-së njofton se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin e duhur dhe të sigurt të qytetarëve të Maqedonisë nga zonat e prekura, përfshirë edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. “Aktualisht po zhvillohen plane për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit, duke përdorur fluturime komerciale dhe, nëse është e nevojshme, avionë qeveritarë. Për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, po shqyrtohet mundësia e punësimit të një fluturimi komercial ose çarter, varësisht nga kushtet e sigurisë dhe logjistike”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Në periudhën…
Ish-pelivani nga Saraji, Refet Pajaziti, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ndërsa për rrethanat e plota të ngjarjes pritet të dalin detaje shtesë nga autoritetet kompetente. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv, ku Pajaziti njihej si figurë e respektuar në sportin e pelivanisë. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski. “Në frymën e aleancës dhe vlerave të përbashkëta, biseduam për sfidat aktuale të sigurisë, rolin e Aleancës në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, si dhe për kontributin e shtetit tonë në kuadër të mbrojtjes kolektive”, shkroi Mickoski në Facebook. Ai theksoi se në takim riafirmoi përcaktimin e palëkundur të vendit për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe për kontribut aktiv në sigurinë rajonale dhe globale. Takimi paraqet konfirmim të partneritetit të fortë dhe besimit të…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova tha se garancia më e madhe për sigurinë e tyre është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu. Siljanovska-Davkova u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vend. Pas takimit, Siljanovska-Davkova dhe Rutte mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat. Ajo e vlerësoi vizitën e Rutte-s si një konfirmim të qartë të rëndësisë së solidaritetit aleat dhe përgjegjësisë së përbashkët, duke kujtuar se ata po përballen me pasiguri globale, tensione gjeopolitike, luftë në tokën evropiane, kërcënime kibernetike, kërcënime hibride…
Sot Qeveria u përpoq ta shesë një detyrim ligjor si politikë dinjitoze: paga minimale do të rritet për 1.667 denarë dhe do të jetë 26.046 denarë neto – një rritje prej rreth 6,8%. Por ky është një mekanizëm i trashëguar i sistemit, minimumi që ndodh sepse duhet të ndodhë. Paga dinjitoze mund të arrihet vetëm me një Qeveri dinjitoze. Kjo është një Qeveri që ka vullnet politik të ulet në tryezë me punëtorët, të dëgjojë, të negociojë dhe të marrë një vendim që e njeh punën si vlerë, e jo si kosto që “harmonizohet” një herë në vit. Edhe më…
Në një reagim të ashpër publik, Fatmir Limani e ka krahasuar koalicionin VLEN me “katër gjela që s’pranojnë kapedan”, duke vënë në pikëpyetje funksionimin dhe kohezionin e brendshëm të këtij bashkimi politik. Sipas tij, bashkimi i krijuar nuk përfaqëson një mision të përbashkët apo një vizion të qartë politik, por më tepër një përpjekje për shpëtim individual përballë presioneve dhe përgjegjësive politike. Limani thekson se marrëveshjet e shkelura dhe premtimet e parealizuara ndaj mbështetësve kanë prodhuar një aleancë të brishtë, ku interesat personale dominojnë mbi qëllimet kolektive. “Nga premtimet e parealizuara dhe marrëveshjet e shkelura me ata që i ngritën…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin në Shkup, ku një nënë dhe vajza e saj e mitur humbën jetën pasi u hodhën nga një ndërtesë banimi. Familjarët e viktimave shprehen se ato janë “viktima të sistemit”, duke akuzuar institucionet për mosveprim pas denoncimeve të vazhdueshme për dhunë në familje. Në një reagim publik, vëllai i gruas së ndjerë deklaroi se prej vitesh ishin bërë kallëzime për dhunë fizike dhe psikologjike, kërcënime dhe raste të tjera serioze, por sipas tij, institucionet nuk kishin ndërmarrë masa të mjaftueshme për t’i mbrojtur ato. “Edhe pse e kam të vështirë, dua të flas…
Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë iu përgjigj pasditen e sotme disa prej raportimeve në media për vdekjen e një gruaje që humbi jetën menjëherë pas lindjes. “Më 27.02.2026, një paciente 34-vjeçare me rrezik të lartë me shtatzëninë e saj të 5-të radhazi lindi në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në javën e 38-të të shtatzënisë. Lindja u krye me prerje cezariane për shkak të 3 prerjeve cezariane të kryera më parë, pas të cilave në këtë rast iu krye një prerje cezariane e katërt ndaj nënës. Nëna ishte informuar paraprakisht për të gjitha rreziqet e një shtatzënie të mundshme pasuese.…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar ashpër koalicionin VLEN, duke e cilësuar atë si një “moçal politik”. Gjatë paraqitjes së tij në emisionin Debat në SHENJA, Taravari tha se situata brenda koalicionit është e papranueshme dhe e mbushur me përplasje të vazhdueshme mes eksponentëve të tij. “Mua VLEN-i më duket një moçal politik, realisht. Është e gërditshme kur e sheh çfarë ndodh brenda. Janë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Ne s’kemi asnjë lidhje me ta dhe as që më intereson kush do të jetë në krye – qoftë Azir Aliu, Arben Fetahu, Fatmir Limani apo Bilall Kasami,”…

