Author: Jeta almakos

Kandidati i AKI-t për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ishte sonte i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, ku foli për projektet kryesore të realizuara dhe ato që pritet të realizohen gjatë mandatit të tij në krye të komunës. Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka zbatuar një numër të madh projektesh, duke u ndalur veçanërisht te ato që, sipas tij, do ta transformojnë dukshëm qytetin. “Janë shumë projekte të realizuara, por do të veçoja disa nga më kryesoret që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin urban të Gostivarit. Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar sot se lideri i partisë, Ali Ahmeti, ka emëruar tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, si pjesë e procesit të vazhdueshëm të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave në terren. Emërimet e reja përfshijnë Butrint Selën si kryetar i Degës së BDI-së në Dibër, Muharrem Asanin për degën e Butelit dhe Arkin Jahijin për degën e Bërvenicës. Sipas njoftimit të partisë, kjo përbën pakon e dytë të kryetarëve të degëve të emëruar brenda një jave, pas vendimeve për degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit. BDI thekson se qëllimi i këtyre emërimeve…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka zhvilluar sot takim pune me Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, me të cilin është diskutuar thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimi i projekteve infrastrukturore, transmeton Anadolu. Siç thuhet në një njoftim të Ministrisë së Transportit, gjatë takimit janë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, të cilat tradicionalisht janë miqësore dhe të rëndësishme për të dy popujt. Pjesë e bisedës ka qenë politika investuese e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me fokus në projektet infrastrukturore të planifikuara dhe bashkëpunimin në sektorin e transportit. Nikolloski ka…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës përmes një njoftimi për media ka ndarë lajmin se për të shtunën më 27dhjetor në Shkup di të mbledh kuvendin e pestë të partisë pas vendimit për largim nga koalicioni me AKI-në. Nga ana tjetër kryertari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë një emisioni një ditë më parë paralajmëroi bashkimin e ASH-së me VLEN-in dhe përfshirjen e saj në qeveri. Kuvendi i së shtunës nuk dihet nëse do të diskutohet edhe kalimi i ASH-së në VLEN dhe përfshirja e saj në qeverisjen e vendit. Ndërkohë Ziadin Sela edhe më tej vazhdon të pret…

Lexo më Shumë

MEPSO njofton se ka përfunduar me sukses procedura përzgjedhëse për ndërtimin e interkonektorit 400 kV Manastir-Elbasan, duke zgjedhur konsorciumin ndërkombëtar të udhëhequr nga DALEKOVOD d.d. nga Kroacia si ofertuesin më të favorshëm me vlerë 19,6 milionë euro. Në njoftimin e saj, MEPSO thekson se “me këtë hap, kompania zyrtarisht rifillon projektin që do të krijojë lidhjen kyçe energjetike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.” Punimet do të realizohen brenda 900 ditëve, duke përfunduar Korridorin Energjitik Rajonal 8 dhe përmirësuar ndjeshëm tensionin në pjesën jugperëndimore të vendit. MEPSO garanton zbatim transparent dhe efikas të projektit, duke përdorur…

Lexo më Shumë

TV21 e ka parë draft-planin se si parashihet që Koalicioni VLEN të shndërrohet në një parti të vetme politike me emrin Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, e cila do të regjistrohet si organizatë politike në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas dokumentit, ky emër tashmë ekziston si opsion juridik dhe parashihet ose themelimi i një partie të re me këtë emër, ose ndryshimi i emrit të njërës prej partive ekzistuese në VLEN. Sipas orientimit politik, VLEN do të pozicionohet në qendrën e djathtë, ndërsa ideologjikisht do të bazohet në parimet konservatore, me theks në kombin, familjen tradicionale dhe…

Lexo më Shumë

Në prag të zgjedhjeve të përsëritura lokale të 11 janarit, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta ka vazhduar me akuza ndaj kundërkandidatit Valbon Limani dhe oponentëve politik. Edhe sot Bejta ka zbuluar një dokument që sipas tij dëshmon keqpërdorim të rëndë të buxhetit të Komunës së Gostivarit. Sipas Bejtës, mjetet publike janë shpenzuar për mbushjen e gropave në rrugë, ndërkohë që në terren nuk ka pasur punime reale dhe askund nuk duken retultatet. Sipas ti, këto dokumente tregojnë që shpenzimet janë bërë, paratë janë harxhuar, por gjendja faktike në rrugë flet ndryshe. Shton se kjo është…

Lexo më Shumë

Shitësit te “Tregu i grave” në Tetovë kanë pranuar një njoftim nga Myftinia e Tetovës se brenda një jave duhet ta lirojnë këtë vend. Kjo i ka revoltuar, pasi thonë se kanë 30 vjet që shesin këtu dhe me këtë punë mbajnë familjet. Përveç kësaj, afati i dhënë është shumë i shkurtër, pasi kanë investuar në mallin që shesin e tani do t’u ngelet. Kërkojnë nga myftinia që të gjejnë një zgjidhje ose t’u caktohet ndonjë vend tjetër. “Kërkojmë nga Bashkësia Fetare Islame, sepse dje na erdhën si në dasmë, që urgjentisht, që javën që vjen, të lirohet tregu i…

Lexo më Shumë

Një dekadë pas arritjes së qëllimit global të vendosur nga shumë vende të zhvilluara në botë për të krijuar një botë pa tym duhani, ende mbeten pyetje se si cigaret elektronike, dhe së fundmi produktet e tjera të nikotinës, përshtaten në realizimin e këtij qëllimi. Duke pasur parasysh të gjitha sfidat që i sjell qëllimi i tillë global, më shumë se 550 delegatë ndërkombëtarë, ndër të cilët shkencëtarë, ekspertë shëndetësor, trupa rregullatore, përfaqësues të shoqatave dhe politikëbërës, u mblodhën në Samitin në Kolegjin Mbretëror të mjekëve në Londër. Samiti, si çdo vit, ofroi një hapësirë për diskutim konstruktiv mbi rregullimin…

Lexo më Shumë

Sot, në Ministrinë e Brendshme u promovuan 120 automjete të reja për nevojat e policisë së Maqedonisë. Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski. Automjetet janë të destinuara për policinë e uniformuar. Nga MPB njoftojnë se ato do të shpërndahen në njësitë organizative të policisë në të gjithë vendin dhe do të kontribuojnë në kryerjen më efikase dhe më të shpejtë të detyrave të përditshme policore. Ministri Toshkovski theksoi se shpërndarja do të jetë e barabartë në nivel kombëtar, ku Shkupi, si qyteti më i madh dhe me nevojat më të mëdha të…

Lexo më Shumë

Në konferencën e sotme me gazetarët, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, theksoi se Shtetet e Bashkuara, si partner strategjik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, kohët e fundit po e rikthejnë fokusin e tyre në rajon, siç dëshmohet nga njoftimi i SHBA-së për një ligj të veçantë për sanksione të veçanta kundër personave të lidhur me krimin dhe korrupsionin. “Pra, ata po e kthejnë fokusin këtu në Ballkan. Dhe tani pas kësaj, gjithçka është e qartë se çfarë po ndodh. Dhe çfarë po bën qeveria jonë ndërkohë? Ajo interesohet vetëm për njerëzit e vet”, tha Filipçe. Ai theksoi se ndërsa bashkësia…

Lexo më Shumë

Bazuar në të dhënat nga Anketa mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës, e cila është kryer në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, Enti Shtetëror i Statistikave llogariti treguesit e varfërisë “Laeken” për vitin 2024. Baza për llogaritjet e varfërisë janë të ardhurat, dhe pragu i varfërisë përcaktohet në 60% të të ardhurave mesatare të ekuivalentuara. Në vitin 2024, shkalla e varfërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 21.9%. E analizuar sipas llojit të familjes, shkalla e varfërisë së familjeve të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë të varur në vitin 2024 është 17.1%. Sipas statusit…

Lexo më Shumë