43-vjeçarit nga Gostivarit iu gjetën mbi 9 mijë mjete piroteknike në veturën e tij të tipit BMW, ku edhe u privua nga liria. Policia tha se 43-vjeçari u dërgua në stacionin policor. “Më 27.12.2025, në ora 22:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit e privuan nga liria A.K. (43) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të automjetit të tij të udhëtarëve “BMW” me targa të Gostivarit, në bagazh u gjetën dhe…
Author: Jeta almakos
Që nga ora 12:00, vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodica) është i mbyllur, njofton LAMM. Në rrugët e mbetura shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, me rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe nuk ka vonesa më të gjata në vendkalimet kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga 15 nëntori 2025, është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Detyrimi do të zgjasë deri më 15 mars 2026. Për më shumë informacion, shoferët mund të vizitojnë faqen zyrtare të…
Në Shtip, më 26 dhjetor, zyrtarë policorë nga Njësia për luftimin e tregtisë së paligjshme me drogë dhe armë e privuan nga liria 47-vjeçarin V.J. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën dy qese me marihuanë, një qese me material të bardhë në formë të ngurtë, 25 tableta, një peshore digjitale dhe para. Shtesë, në çantën e vajzës së tij të mitur, e cila ndodhej në çerdhe, policia gjeti një paketim me material të bardhë në formë të ngurtë. Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa gjykatësi i ka caktuar masën e paraburgimit…
Në ueb faqen e KQZ-së, janë bërë publike shifrat se sa kanë votuar nga ora 07:00 deri në ora 10:00. Sipas Komisionit, dalja e qytetarëve deri në ora 10:00 është 2.64 përqind. Komuna që prin me më së shumti dalje deri në këtë orë është Mitrovica Veriore, me 8.60 përqind.
Fëmijë të lumtur, pako të Vitit të Ri dhe Babagjyshi që mbërriti me helikopter. Tradicionalisht, edhe këtë vit, fëmijët e ushtarëve tanë në misione jashtë vendit pritën Babagjyshin në qendrën e trajnimit për pilotë në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec. “Të më sjellë kukullën Zoi, një fletore të butë me një mace, disa topa për dekorim.” “Dua një arush.” “Lodra ‘Brawl Stars’, sepse është loja ime e preferuar.” Përmes një lidhjeje videokonference u kapërcyen kilometrat mes atdheut dhe paqebërësve tanë në misionet ndërkombëtare. Udhëheqësit shtetërorë dhe ushtarakë dërguan mesazhe falenderimi për pjesëtarët e Armatës në Kosovë, Bosnjë, Liban, Letoni, Rumani,…
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, deklaroi se debati për pagën minimale prej 500 eurosh tashmë është i tejkaluar dhe se duhet hapur një diskutim serioz për një shumë prej 600 deri në 700 euro. Ai tha se faktet tregojnë nuk duhet diskutuar më për pagë minimale prej 500 eurove, sepse diçka e tillë është shumë e nevojshme. “Po luftojmë për rritjen e pagës minimale dhe shoh se ekziston një disponim i caktuar për këtë. Si LSM, këtë e bëjmë që nga fillimi i vitit dhe jemi të gatshëm edhe për protesta dhe greva. Në periudhën e…
Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke ofenduar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. “Me deklaratat e tij, ai shpifi pa asnjë fakt, pa asnjë provë dhe pa asnjë përgjegjësi, ndaj gra dhe burra që fillimisht u poshtëruan me kushte çnjerëzore pune dhe më pas u shndërruan në objekt linçimi publik. Në të njëjtën kohë, ministri përgjegjës Stoilkoviç ende nuk ka dhënë dorëheqje, ndonëse nën drejtimin e tij u krijuan kushte degraduese pune dhe u…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar ashpër pas, siç thotë ai, votimit kundër projekteve zhvillimore nga këshilltarët e BDI-së dhe VLEN-it në Këshillin e Komunës së Butelit. Sipas Kostovskit, bëhet fjalë për projekte konkrete që drejtpërdrejt ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht në vendbanimet ku jetojnë qytetarë të përkatësisë etnike shqiptare. Në mesin e projekteve për të cilat, sipas tij, është votuar kundër janë: ndërtimi i një çerdhe të re në Butel 2, investime në rrjetina e ujësjellësit në Luboten, rreth një milion euro investime në lagjen Shkup Veri, renovimin e fasadës së shkollës fillore…
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ditës së djeshme të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Ai i cilëson ato si dëshmi të një qasjeje joprofesionale dhe tendencioze, e cila, sipas tij, rrezikon seriozisht parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe karakterin multietnik të shtetit. Ademi vlerëson se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese po e shndërron jo vetëm veten, por edhe institucionin që drejton, në një organ parapolitik majorizues, në funksion të zhbërjes graduale të Marrëveshjes së Ohrit. ARBËR ADEMI, SEKRETARI PËRGJITHSHËM I BDI-SË “Të thuhet se ‘as nuk japim, as…
Ndonëse dikasteri që drejton Ivan Stoilkoviq mban një emër pompoz, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, realiteti që buron prej saj tingëllon krejt tjetër. Në vend që të jetë një urë mirëkuptimi, fjalët “bashkëjetesë” dhe “barazi” mbeten vetëm dekor institucional, pasi precepetohet se më shumë shërben për përçarje sesa për bashkim. Situata në këtë ministri ka ngjallur reagime në opinion, sidomos tek të punsuarit të etninetit shqiptar, pasi 76 prej tyre nuk kanë kushte minimale për ta kryer punën e tyre, madje nuk u është siguruar as zyrë për punë, as llap-top, as tavolina dhe as karrige. E,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi i ASH-së, përcjell Gazeta “lajm” dhe “lajm tv”. Sipas zotit Sela, nëse kjo çështje përfshihet në rendin e ditës së Kuvendit, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të diskutohet. “Kuvendi ka të drejtë të marrë vendim. Prioriteti ynë është konsolidimi i partisë, prandaj do të shkojmë në kongres, ndërsa temat e tjera natyrisht se mund të diskutohen. Unë nuk e di se cili do të ishte propozimi i çdo anëtari të Kuvendit në momentin që do të…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka ngritur akuza të rënda ndaj kundërkandidatit të tij, duke e akuzuar për, siç tha ai, “krim” në lidhje me furnizimin e karrigeve për institucionet komunale. Bejta deklaroi se ka qenë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa akuzoi se një karrige për kryesuesin e Këshillit Komunal, e cila sipas tij kushton rreth 30 euro, është faturuar me një vlerë mbi 10 mijë euro. “Kjo që ka ndodhur nuk është korrupsion, por krim. Krim është.…

