Author: Jeta almakos

Pas dëshmisë së ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Toma Avramski, se ish-kryeministri po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai, e njëjta gjë u konfirmua nga Venko Filipçe dhe LSDM, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. “Si LSD ashtu edhe Filipçe konfirmuan se Zaev po ndërton një ndërtesë në Dubai, nga ku të dy kanë viza të arta, por thonë se Filipce nuk është partner në këtë projekt ndërtimi shumëmilionësh. Ajo që duket si dilemë, dhe për të cilën Filipçe ende nuk jep përgjigje, është se si dhe mbi çfarë baze e mori vizën e artë për në Dubai? Për njëfarë kohe, ai pretendonte…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka përgëzuar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve ndonëse ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, përcjell Tv21. Mexhiti tha se ky rezultat është lajm i mirë që vjen nga Kosova, ndërkohë shtoi se, është kënaqësi të shoh fitoren e re të Albin Kurtit. “Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova…

Lexo më Shumë

Policia njofton se një 52-vjeçar, shtetas i Kosovës me qëndrim të përkohshëm në Haraçinë, ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në Shkup, duke u përplasur me disa automjete të parkuara, kontejnerë, një semafor dhe automjete në lëvizje. Sipas njoftimit zyrtar, më 26.12.2025 rreth orës 12:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Grigor Prliçev”, një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.R. (52) nga Kosova, me qëndrim të përkohshëm në fshatin Haraçinë, është përplasur me tre automjete të parkuara – “Citroën”, “Chevrolet” dhe “Peugeot”, të gjitha me targa të Shkupit, si dhe me tre…

Lexo më Shumë

Kur janë numëruar mbi 61 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar 50 përqindëshin e votave. Aktualisht, ka 50.24 për qind apo 257.390 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka 20 për qind apo 102.460 votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 14.16 për qind apo 72.566 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.57 për qind apo 33.659.

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet ku deri më tani janë procesuar 90,89% e të gjitha votave apo 2,324 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsejtë. Si rrjedhojë numërimi është përmbyllur në katër komuna: Gjakovë, Dragash, Junik dhe Mamushë. Në Gjakovë LVV është e para me 53,88% apo 22 mijë e 491 vota. Edhe në Dragash LVV është e para me 37,94% apo 4 mijë e 682 vota. Kujtojmë se këto dy komuna në nivel lokal drejtohen nga AAK dhe LDK të cilat në zgjedhjet e sotme janë renditur të dytat.

Lexo më Shumë

Banorë të lagjes Lisiçe e Re në Shkupjanë zgjuar sot me një situatë shqetësuese, pasi gomat e 32 automjeteve u gjetën të shpura pa asnjë arsye të dukshme. Sipas qytetarëve, veturat kanë qenë të parkuara rregullisht në parkingun para ndërtesave të tyre, ndërsa dëmtimet janë konstatuar gjatë orëve të mëngjesit. Rasti ka shkaktuar revoltë dhe shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ende nuk ka informacione zyrtare nga policia nëse është hapur procedurë hetimore.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, realizuan një takim të hapur me bashkëvendësit e Ravenit, ku u zhvillua një diskutim rreth nevojave dhe prioriteteve të kësaj zone. Banorët e Ravenit shprehën mendimet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, ku dialogu i hapur u vlerësua si bazë për vendimmarrje të drejtë dhe projekte konkrete në interes të qytetarëve. Kandidati Valbon Limani falënderoi banorët e Ravenit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se vetëm së bashku, me qytetarët, mund të ndërtohet…

Lexo më Shumë

Gostivari, pas tetë vitesh keqmenaxhim, pa ide dhe me një borxh prej mbi 30 milionë eurosh, meriton të qeveriset më mirë. Kjo u tha në konvetën promovuese të kanddiatit të kualicionit Vlen për kryetar të Gostivarit Nevzat Bejta. “Të gjith qytetarët më thonë se jemi të zgënjyer dhe të revoltuar nga Taravari përshkak se për tetë vjetët e shkuara, e ka shkatruar dhe e ka varfëruar buxhetin e komunës së Gostivarit. E ka shkatrruar infrastrukturën, kemi rrugë të rrënuara, të të mushura plot me gropa, pastërtia ka rën”, deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta. Sipas Bejtës,…

Lexo më Shumë

Një seri e një qumështi pluhur për fëmijë me bakter ka hyrë në tregun e vendit. Bëhet fjalë për bakterin Bacillus Cereus i cili gjendet gjerësisht në mjedis tokë, pluhur, ajër dhe mund të kontaminojë ushqimin. Ai është i njohur sepse mund të shkaktojë helmim ushqimor, veçanërisht kur ushqimi ruhet ose përgatitet në mënyrë jo të sigurt. “Ditët e fundit në internet qarkullon një informacion se qumështi Aptamil pluhur për fëmijë ka një bakter dhe ky qumësht ka hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë dhe Shqipëri. Por në të vërtetë cila seri e qumështit e ka këtë…

Lexo më Shumë

Bazar i Fundvitit në Çair hapi dyert mbrëmë në Sheshin Skënderbe, duke shënuar fillimin e një atmosfere festive me interesim të lartë nga qytetarët. Pavarësisht motit të ftohtë, sheshi u gjallërua me vizitorë të shumtë që shijuan dritat dekorative, stendat festive dhe programin muzikor. Mbrëmja u shoqërua me performancë muzikore nga DJ Edmir, duke krijuar një ambient të këndshëm për të gjitha moshat. Bazar i Fundvitit do të vazhdojë edhe tri netë të tjera. Nesër, nga ora 18:00, do të organizohet program i posaçëm për fëmijë me maskota dhe aktivitete festive, ndërsa nga ora 19:00 deri në 21:00, atmosfera do…

Lexo më Shumë

Kompania BS Klining import-eksport SHPKNL Shkup, e themeluar më 10 korrik 2024, ka fituar një tender në vlerë prej 1.2 milionë eurosh nga Posta e Maqedonisë së Veriut, deklaroi Renata Mladenovska, anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së. Kontrata e lidhur është për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës. Bëhet fjalë për një kompani pa punëtorë, pa kontrata të mëparshme të realizuara dhe pa përvojë. Në momentin e aplikimit, kjo kompani nuk i ka plotësuar kushtet bazë të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Nuk kishte minimum tre kontrata të mëparshme për mirëmbajtje higjienike, nuk kishte të paktën 50 të punësuar, nuk kishte…

Lexo më Shumë

43-vjeçarit nga Gostivarit iu gjetën mbi 9 mijë mjete piroteknike në veturën e tij të tipit BMW, ku edhe u privua nga liria. Policia tha se 43-vjeçari u dërgua në stacionin policor. “Më 27.12.2025, në ora 22:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit e privuan nga liria A.K. (43) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të automjetit të tij të udhëtarëve “BMW” me targa të Gostivarit, në bagazh u gjetën dhe…

Lexo më Shumë