Author: Jeta almakos

Kompozitori i njohur Avni Qaili, është emëruar drejtor i institucionit nacional “Muzeu i arteve bashkëkohore” në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai është shqiptari i parë që merr këtë post të rëndësishëm. Ky institucion llogaritet nga me elitarët në vend dhe pritet që Avni Qaili si krijues artistik dhe si drejtor të hap dyert e artistëve shqiptarë si nga vendi, rajoni dhe bota. Ky emërim vlerësohet si një arritje e madhe e koalicionit VLEN, pasi shqiptarët përfundimisht marrin në dorë këtë institucion me shumë rëndësi. Qaili njihet edhe tekstshkrues i njohur në trevat shqiptare, ka qenë i angazhuar si prezantues…

Lexo më Shumë

Numri i ulët i lindjeve paraqet një sfidë serioze për vendin, vlerësoi kryeministri Hristian Mickoski. Në prononcimin e tij për media, ai u bëri thirrje të rinjve që të marrin vendim për krijimin e familjes dhe të bëhen prindër, duke theksuar se kjo është edhe një formë e shprehjes së dashurisë ndaj atdheut. Duke iu referuar statistikave që tregojnë rënie të vazhdueshme të lindjeve, Mickoski theksoi se ky trend, në mënyrë figurative, pasqyron zhdukjen e një kombi. HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Sipas të dhënave, nga viti 2016 deri në vitin 2024 kemi rreth 6.000 foshnja më pak të lindura. Nëse një…

Lexo më Shumë

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, kanë vizutuar Universitetit Ndërkombëtar “Vision”, nga ku Limani premton se nëse fiton besimin e qyetarëve për të udhhequr me Gostivarin, do të ofrojë mbështetje të pa rezervë për arsimin. VALBON LIMANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT “Shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti ‘Vision’. Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe…

Lexo më Shumë

Hamzi Ibraimi VLEN u krijua si reagim ndaj një modeli të konsumuar politik, ndaj një qeverisjeje që për vite me radhë prodhoi pushtet për vete dhe zhgënjim për qytetarët. Sot, ky subjekt gjendet para një prove serioze. A do të shndërrohet në alternativë reale apo do të mbetet vetëm një bashkim elektoral pa bosht të qartë politik. Përgjigjja varet drejtpërdrejt nga udhëheqja. Pikërisht këtu hyn roli i Izet Mexhitit. Së pari, VLEN ka nevojë për një kryetar me përvojë reale politike, jo formale. Izet Mexhiti nuk është produkt i laboratorëve partiakë dhe as figurë e imponuar nga lart. Ai është…

Lexo më Shumë

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka uruar Kosovën për, siç tha, standardin e lartë demokratik të zgjedhjeve, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur. Përmes një postimi, Ramadani theksoi se një Kosovë e fortë dhe demokratike përbën garanci për stabilitetin e gjithë rajonit, duke i uruar institucioneve të reja shumë suksese në përballjen me sfidat dhe përgjegjësitë e mandatit të ri.

Lexo më Shumë

Viti 2026 që vjen do të na sjellë më shumë fundjava të gjata sesa viti që do të lëmë pas. E enjte, 1 janar, do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët. Në vitin 2026 ditë jopune janë: Për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë • 1 Janar (e Enjte), Dita e Vitit të Ri, • 7 Janar (e Mërkurë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks, • 20 Mars (e Premte), Bajrami i Ramazanit, dita e parë e Bajramit të Ramazanit • 13 Prill (e Hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.23% krahasuar me vendimin e datës 22.12.2025. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten me 0.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit të karburantit M-1 NS rritet me 1.042 den/kg dhe tani do të arrijë në 33.649 den/kg. Nga data 30.12.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se si qeveri janë “pro” rritjes së pagës minimale në vend. “Si qeveri, jemi pro rritjes së pagës minimale sepse do të kemi të ardhura më të mëdha brenda buxhetit. Ne jemi një punëdhënës me 100 mijë punonjës, dhe shteti ka 705 mijë punonjës. Ata 600 mijë do të vijnë tek ne. Nëse shikojmë me egoizëm, atëherë mund të themi se duhet të rritet nga nesër, por ne themi se jemi një qeveri që ndërmjetëson midis punëdhënësve dhe punëtorëve. Çdo marrëveshje që ata arrijnë, ne si qeveri do ta mbështesim”, tha kryeministri Hristijan Mickoski…

Lexo më Shumë

Pak para vitit të ri, ZirafaMall.mk nis me kampanjën e saj tëVitit të Ri, duke u dhënë blerësve edhe më shumë arsye për tëblerë online në mënyrë të zgjuar dhe me kosto efektive. Fushatau krijua me një qëllim: të fillojmë vitin e ri me oferta tëshkëlqyera, produkte me cilësi të lartë dhe kursime që ndihenvërtet. Si pjesë e fushatës së Vitit të Ri, blerësit mund të shijojnë zbritjetë konsiderueshme në mijëra produkte nga kategori të ndryshme: elektronikë, gaming pajisje, modë, kozmetikë, produkteshtëpiake dhe shumë më tepër! Qoftë një përmirësimteknologjik, një dhuratë për të dashurit apo diçka që e kenidëshiruar për…

Lexo më Shumë

Mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme do të marrin rritje page nga marsi i vitit të ardhshëm, njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Sipas njoftimeve të saj, rritja do të jetë midis 7.5 dhe 10 përqind, varësisht nga llogaritjet përfundimtare. Ministrja theksoi se kjo është një masë kyçe për motivimin e edukatorëve, e përforcuar më tej nga konkurrenca në karrierë. “Ajo që nuk ka qenë e mundur të bëhet deri më tani, ne e kemi bërë. Jam krenare për suksesin që kemi arritur, i cili u vu re në raportin e Komisionit Evropian”, tha Janevska në konferencën…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, propagandës së radhës së VLEN-it, duke e akuzuar këtë subjekt për manipulim të statistikave dhe përpjekje për të krijuar një realitet të rremë rreth përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Sipas BDI-së, të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit e konfirmojnë qartë se rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore ka ndodhur deri në tetor të vitit 2024, pra në periudhën kur ishte ende në fuqi mekanizmi i balancuesit. Çdo shifër pozitive e përfshirë në raportin për vitin 2024, thekson BDI, është rezultat i drejtpërdrejtë i këtij mekanizmi…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, duke vlerësuar maturinë dhe pjekurinë e lartë demokratike të treguar gjatë votimit. Sipas Ahmetit, zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të lirë, të ndershme dhe plotësisht demokratike, në përputhje me standardet evropiane, çka – siç thekson ai – konfirmon forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e shënuar, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe një vizion të qartë shtetëror në shërbim të qytetarëve të…

Lexo më Shumë