Më 30.12.2025 në orën 17:45, në Vendkalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, u arrestua F.I. (69) nga fshati Radushë, komuna e Sarajit, pasi figuronte me masën “arresto” sipas urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup.
Author: Jeta almakos
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u dërgoi qytetarëve një mesazh për Vitin e Ri, duke u uruar shëndet, paqe, mirësi dhe dashuri. “Në prag të Vitit të Ri, ju drejtohem me respekt të thellë dhe me përgjegjësi të lartë. Viti që po përmbyllet ka qenë një vit i punës së përkushtuar dhe i hapave që kanë lënë gjurmë. Kuvendi ka shënuar avancime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe në forcimin e funksionit mbikëqyrës. Kemi hapur më shumë dyert për qytetarë, ide dhe dialog. E kemi bërë institucionin më inkluziv, më të qasshëm dhe më të besueshëm. Përmes diplomacisë parlamentare…
Në mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët në vend prej -14 Celsius është matur në Kodrën e Diellit, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Më pas vijojnë -12 Hanet e Mavrovës, -10 Kriva Pallanka, Berovë, Krushevë, -6 Vinicë, Kumanovë, -5 Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, -4 Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Shtip, Ohër, -3 Strumicë, Veles, Kavadar, Pretor, -2 Demir Kapi, 0 në Gjevgjeli.
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, tha se viti 2025 nuk ishte një vit i lehtë, por një vit me sfida serioze dhe, siç thotë ai, një vit në të cilin shteti duhej të qëndronte së pari në këmbë. Sipas Kryeministrit, pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie, pasigurie dhe institucionesh të tronditura, siç thotë ai, ishte e nevojshme të stabilizohej dhe konsolidohej. “Ky ishte një kusht pa të cilin ishte e pamundur të ecnim përpara. Reformat që kemi nisur nuk janë kozmetike. Ato janë të thella dhe thelbësore. Reforma të tilla…
Me datë 30.12.2025, në orën 12:10, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup i privuan nga liria V.L.P. (19) dhe F.I.P. (19), të dy nga Rumania, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një argjendari në qendrën tregtare. Përkatësisht, më herët, ata kanë hyrë në argjendari dhe kanë kërkuar të shikojnë stoli ari, dhe pasi është nxjerrë një kuti, me përdorimin e forcës ia kanë marrë atë punonjëses dhe kanë ikur. Shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, në dalje të qendrës tregtare janë kapur dhe privuar nga…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave, me propozim për gjykim në mungesë, për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, lidhur me masakrën e kryer më 15 janar 1999 në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes. Sipas aktakuzës, të pandehurit O.S., R.M., K.J., G.R., Ž.T., B.J., M.L., R.M., D.DJ., B.M., D.J., M.Š., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Č.A. dhe Z.J., akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore dhe ushtarake serbe kanë vrarë 42 civilë shqiptarë. “Sipas aktakuzës, në periudhën 1998 – 1999, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë…
Në frymën e festave të Vitit të Ri dhe solidaritetit, në drejtorinë e EVN Maqedoni u mbajt tregu i dytë bamirës i festave, këtë herë me moton „Festat janë më të bukura kur i ndajmë me të tjerët“. Ngjarja u realizua përsëri me idenë, iniciativën dhe organizimin e punonjësve të kompanisë. Ashtu si në edicionin e mëparshëm, para tregut u mblodhën donacione në forma të ndryshme materiale nga punonjësit, të cilat gjatë ngjarjes u blenë nga kolegët e tyre. Në bazar u shitën mbi 200 artikuj, përfshirë rroba, mobilje dhe punime artizanale. Të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për…
MEPSO ka vënë në funksion linjën e rindërtuar të transmetimit 110 kilovolt, numër 109, në relacionin TS Manastir 1 – TS Prilep 1. Linja e re është ndërtuar në të njëjtën trase, duke zëvendësuar plotësisht linjën e vjetër mbi 50-vjeçare. Ajo ka gjatësi 33.5 kilometra dhe përbëhet nga 125 shtylla çeliku. Nga MEPSO njoftojnë se në kuadër të projektit është bërë edhe zëvendësimi i plotë i përçuesve, izolatorëve dhe pajisjeve përcjellëse, çka rrit kapacitetin transmetues dhe përmirëson sigurinë dhe stabilitetin e rrjetit elektroenergjetik në rajon. Projekti është financuar me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është realizuar…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Iranin me bombardime të ashpra dhe të rrufeshme së bashku me Izraelin, nëse Teherani rindërton programin bërthamor dhe atë raketor. “Po dëgjoj që Irani po përpiqet t’i ndërtojë sërish dhe nëse është kështu, do t’i shkatërrojmë menjëherë, plotësisht”. Trump priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës, ku ka zhvendosur kohët e fundit të gjitha takimet e rëndësishme që dikur i zhvillonte në rezidencën zyrtare presidenciale, Shtëpinë e Bardhë. Dy liderët folën edhe për fazën e dytë të planit të paqes në Rripin e Gazës, rindërtimin. “Folëm për çarmatosjen e…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar ditën e veteranëve të luftërave të dy UÇK-ve duke shënuar se: Çdo dhjetor shënojmë Ditën e Veteranit të UÇK-së. Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, me respekt të thellë dhe përgjegjësi, përkulemi para sakrificës së burrave dhe grave që, në momentet më të rënda për kombin, zgjodhën rrugën e guximit dhe të lirisë. Veteranët e ushtrive çlirimtare janë themeli moral dhe historik i lirisë sonë. Sakrifica, gjaku dhe përkushtimi i tyre na obligojnë si shoqëri që të ruajmë vlerat e luftës…
Lidhur me tenderin siç e quajnë nga partia opozitare maqedonase, LSDM, skandaloz në SHA Posta e Maqedonisë, LSDM kërkon që Prokuroria Publike menjëherë të hapë lëndë dhe të nisë hetim. Sipas LSDM-së, tenderi prej 1,2 milionë eurosh i është dhënë një firme të lidhur me një këshilltar të ZNAM-it. LSDM “Prokuroria nuk guxon të heshtë për tenderët kriminalë, por duhet të veprojë”. Nga LSDM, theksojnë se Ekipi Antikorrupsion ka publikuar pretendime konkrete dhe prova nga një informatorë, i cili është punonjës në Postë. Sipas njoftimit, ekzistojnë dyshime serioze për keqpërdorim të parave publike dhe vjedhje sistematike, ku, sipas LSDM-së, mbi…
Afrimi i datës së zgjedhjeve intensifikon edhe më shumë aktivitetet e kandidatëve për kryetar komunash në terren. Kësisoj, me moton, “me Gostivarin në zemër”, kandidati i AKI-së, Valbon Limani ka deklaruar se gjatë 15 muajve të mandatit kanë dëshmuar se me punë, vullnet dhe integritet, rezultatet janë të prekshme. Ai gjatë një konference për media, tha se tanisynojnë një kapitull të ri për qytetin e Gostivarit, të bazuar në projekte konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. VALBON LIMANI, KANDIDAT I AKI PËR GOSTIVARIN “Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i urës së re mbi lumin Vardar,…

