Author: Jeta almakos

Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup, transmeton Anadolu. Programi i iftarit u mbajt në shkollën e TMV-së në Shkup nën patronazhin e Ambasadës së Turqisë në Shkup, ndërsa në të morën pjesë zv/kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, politikanë nga vendi, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, zv/kryeministri Sali përmendi bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në fushën…

Lexo më Shumë

Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe për studentët e fakulteteve juridike, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me deputetët Ziadin Sela, Elmi Aziri dhe Ilire Dauti. Sipas Ademit, gjatë takimit u diskutua për situatën rreth organizimit të provimit të jurisprudencës dhe për nevojën që në këtë proces të respektohet plotësisht Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. “Bashkë me kolegët zhvilluam një takim të rëndësishëm me deputetët Ziadin Sela, Elmi Aziri dhe Ilire Dauti. Diskutuam për çështjen e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe për domosdoshmërinë e respektimit…

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Deshëm ta nisim këtë analizë sikur fjalimet e disa politikanëve, ata që janë vetëm të fjalës: “në këto ditëhistorike…” apo si do postime fetare nëpër internet që nisin me “në këtë aksham të qetë…”, por pa ndonjë hyrje hyjmëdirekt në temë duke u munduar të sqarojmë se pse edhe pse zyrtarisht nuk eshte shpalle asgje dhe askush ende nuk ka lajmeruar, në këto ditë të epopejës së UçK-së dhe netëve tëmëdha të ramazanit, mundet prej tash t’ia urojmë koalicionittë subjekteve politike shqiptare në qeveri në Maqedoni të Veriut bërjen e tyre: një shtëpi, një kulm, një adresë dhe…

Lexo më Shumë

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në ambientet e Komunës së Çairit mirëpriti përfaqësues të arsimit dhe pensionistë të arsimit, ku u ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar dhe për kontributin e tyre shumëvjeçar në edukimin e brezave të rinj. “Mësuesit janë themeli i çdo shoqërie të shëndoshë dhe çdo arritje e brezave të rinj është rezultat i përkushtimit dhe punës së tyre. Për këtë arsye, arsimi mbetet prioritet i vazhdueshëm për Komunën e Çairit,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Komuna e Çairit po vazhdon investimet në…

Lexo më Shumë

Sonte ka filluar zyrtarisht punën grupi i dytë i Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair. Në këtë cikël janë përzgjedhur 20 të rinj dhe të reja, të cilët pas procesit të aplikimit janë bërë pjesë e këtij programi edukativ dhe zhvillimor. Akademia Politike synon të krijojë një hapësirë për të mësuar, për të diskutuar dhe për të thelluar njohuritë mbi organizimin politik, proceset vendimmarrëse dhe përgjegjësinë publike. Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre në lidership, komunikim politik dhe angazhim qytetar. Akademia Politike e BDI-së në Çair…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi ka kujtuar Epopenë e UÇK-së duke shënuar se përmes nderimit të kësaj date respektojmë me përulje sakrificën sublime të Familjes Jashari. Shembulli i Familjes Jashari është udhërrëfyes i përhershëm dhe akt i papërsëritshëm në historinë e re të kombit tonë. “Në ditët e Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të Familjes Jashari. Shembulli i Familjes Jashari është udhërrëfyes i përhershëm dhe akt i papërsëritshëm në historinë e re të kombit tonë. UÇK-ja e kryekomandantit Adem Jashari është krenaria e gjithë shqiptarëve” shkruan Mexhiti.

Lexo më Shumë

Një incident i rëndë është regjistruar sonte pranë Shkollës së Mesme Medicinale në Tetovë, ku dy të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik për një vendparkim. Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka degraduar në dhunë fizike dhe me mjete të mprehta, ku njëri nga të rinjtë ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në incident është arrestuar nga policia dhe pritet të përballet me procedurat ligjore. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa priten informacione zyrtare nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” tha se në ASH nuk ka ndodhur ndarje por një ri-organizim me qëllim arritjen e rezultateve më të mira, në dobi të qytetarëve. I pyetur nëse Agjencia për Elektrokomunikime ishte shkas për zhvillimet e fundit në Aleancën për Shqiptarët, Aliu, tha do të kishte qenë tragjedi politike dhe për qytetarët nëse një strukturë politike dhe e organizuar mirë prishet për një post. “Dhe kjo vërtet nuk do të kishte qenë mirë as për neve si aktor kryesor në partitë politike por do të kishte qenë tragjedi edhe për qytetarët se…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i thirrur të komentojë deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja” se Azir Aliu i takon krahut të Adnanit ndërsa Fetai krahut të Izet Mexhiti, dhe se beteja e tyre është që të fitojnë pozicione në VLEN, tha se këto deklarata bëhen me qëllim krijimin e përçarjes në VLEN. “Ky narrativ për fat të keq për Taravarin dhe për fat të mirë për neve, bën që anëtarët e ASH-së së Taravarit të vijnë tek ne. Për shkak se të zhbësh dhe të shumëzosh me zero energjinë dhe forcën që ta ka…

Lexo më Shumë

Në një rrëfim tejet hapës dhe polemizues në emisionin “Në Qendër” me gazetarin Vasko Eftov, ish-drejtori gjeneral i Shtëpisë Botuese “Nova Makedonija”, Pande Kolemishevski, ka zbuluar detaje të panjohura mbi bashkëpunimin e fshehtë Shkup-Beograd gjatë viteve të përgjakshme të luftërave në ish-Jugosllavi, përcjell INA. Sipas Kolemishevskit, ndërsa bota vendoste sanksione të rrepta ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit, në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë gjithçka funksiononte pa asnjë pengesë. “Çfarë sanksione, as që bëhej fjalë , se gjithçka rridhte si duhet. Maqedonia i jepte ndihmën më të madhe Serbisë gjatë asaj kohe, duke e furnizuar me benzinë, derivate të tjera dhe…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN deklaroi se e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konfirmua obligimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet shoqëruese të produkteve të jenë edhe në gjuhën shqipe, “duke i dhënë fund një debati të panevojshëm e të hapur artificialisht”. “Ky vendim nuk shpik asgjë të re, por vetëm e vendos në vendin e duhur një fakt kushtetues dhe shoqëror. Shqiptarët janë popull konstitutiv në këtë shtet dhe gjuha shqipe është pjesë normale e jetës publike dhe ekonomike. Informimi i qytetarëve në gjuhën e tyre për përbërjen, përdorimin dhe sigurinë e produkteve është çështje e mbrojtjes së konsumatorit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se, pasdite ka përfunduar me sukses procesi i evakuimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut na Izraeli, raporton Portalb.mk. Personat që kanë shprehur gatishmërinë për t’u evakuuar nga Izraeli kanë fluturuar për në Shkup me një aeroplan qeveritar. Deri më tani, në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi janë regjistruar 505 shtetas të Maqedonisë, nga të cilët 458 qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç kësaj, 31 persona janë regjistruar nga Kuvajti dhe 14 persona nga Bahreini. Në Doha, deri më sot, janë regjistruar 141 shtetas…

Lexo më Shumë