Ministria e Shëndetësisë njoftoi se projektligji për mbrojtje nga duhani është publikuar në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve, duke hapur zyrtarisht debatin publik. Ligji parashikon ndalim të plotë të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura, përfshirë cigaret elektronike. Pirja e duhanit do të lejohet vetëm në hapësira të hapura, të përcaktuara rreptësisht, pa xhama, pa mbulesa dhe pa ndarje të improvizuara. Ndalimi përfshin institucionet shëndetësore, arsimore dhe shtetërore, vendet e punës, restorantet, kafenetë dhe baret, transportin publik (përfshirë taksitë), hapësirat e përbashkëta në ndërtesat e banimit, si dhe automjetet private nëse në to ndodhet një fëmijë. Ligji…
Author: Jeta almakos
Policia ka ndaluar një 39-vjeçar nga Bogdanci, i cili dyshohet për vrasjen e nënës së tij. Sipas njoftimeve të MPB-së, sot në Zyrën e Policisë në Bogdanc, oficerët e Stacionit Policor Strumicë-Stacioni Policor Gjevgjeli ndaluan P.S. (39) nga Bogdanci. “Më 11.01.2026 rreth orës 21:00, në apartamentin ku po qëndronin, ndodhi një grindje midis P.S. dhe nënës së tij M.S. (58) nga Bogdanci, e cila u përshkallëzua në një përleshje fizike, në të cilën P.S. e goditi M.S. me sende të mprehta në kokë. M.S. ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa vdekjen e saj e konfirmoi edhe një mjek…
Sipas argumenteve të paraqitura nga pala mbrojtëse në procesin gjyqësor për rastin “Geriatria”, ish-drejtori i Klinikës së Geriatrisë Muhsin Arifi dhe i akuzuari i dytë Blerim Amitinuk kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, ndërsa Prokuroria, sipas mbrojtjes, nuk ka arritur ta provojë fajësinë e tyre përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, informon PressOnline.al Kontrata për përfitimin e banesës – pika kyçe e rastit Një nga faktet themelore që, sipas mbrojtjes, e ndryshon rrënjësisht kuptimin e rastit është se më 17.02.2025, kallëzuesja Nebije Zaimovska ka lidhur kontratë për përkujdesje të përjetshmeme pacienten Iskra Srbinovska, duke marrë përsipër kujdesin për të…
Partia opozitare LSDM sot ka dalë me akuza të reja për keqpërdorime të tenderëve nga ana e VMRO – DPMNE-së. Sipas opozitës maqedonase, kompania “Piramid bilding solushën”, që ata e quajnë kompania e preferuar e VMRO-së, nga viti 2022 ka fituar 51 tenderë në vlerë prej 16 milionë euro, nga komuna që udhëhiqen nga kryetarë të VMRO – DPMNE-së. Jon Fërçkovski, LSDM “Vetëm nga Komuna e Aerodromit kjo firmë e favorizuar ka fituar 22 tenderë. Nga Gazi Baba 10, por edhe nga Gjorçe Petrovi, Prilepi, Manastiri, Gjevgjelia… kudo ku kryetarët e komunave janë nga VMRO. Një sërë tenderësh të financuar…
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon me domosdoshmëri që avokatit Fehmi Stafa t’i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të reja, lidhur me lëndën ku është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet për të ndikuar te një gjykatës i apelit për t’ia hequr masën e paraburgimit të dyshuarit në rastin “Zinxhiri”, Lupço Pecov. “Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit tanimë ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit për personin që tregoni interes në të cilën kërkesë janë të sqaruara arsyet për domosdoshmërinë për vazhdimin”, thonë nga Prokuroria për Ndjekjen…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria personi që dëmtoi xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup. “Sot (12.01.2026), në orën 12:40, në rrugën “Kiril dhe Metodi” në Shkup, zyrtarë policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria Sh.A. (54) nga Shkupi, pasi që dje (11.01.2026) ka dëmtuar xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup”. “Menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit. Sh.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim lamtumirës me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler. Siç informoi Mucusnki përmes një postimi në profilin e tij në fejsbuk, në takim është shprehur kënaqësi e ndërsjellë nga dialogu i vazhdueshëm politik i nivelit të lartë dhe nga zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. “Sot, pata një takim lamtumirës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj të përgjithshëm dhe kontributin e rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe…
Në Mavrovë-Rostushë ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE-së, Oner Jakuposki, me këtë VMRO-DPMNE-ja ka fituar në gjithsej 56 komuna, derisa LSDM-ja opozitare vetëm në 6. Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, kjo është debakël për LSDM-në dhe Venko Filipçen. “Kjo është një mposhtje e politikës që me vite prodhonte kriminalitet dhe e mbante vendin në vend dhe harxhonte energjinë e qytetarëve. LSDM-ja duhet të përballet me të kaluarën e saj korruptive dhe me kriminelët në radhët e saj…Ky shtet ka nevoje për një luftë idesh dhe projektesh. Nga ana tjetër është koncepti që fiton. Klani i Venko Filipçes ka pësuar debakël. Si kryetar…
Janë numëruar 93% të votave në komunë e Gostivarit, ku bindshëm është duke udhëhequr kandidati i AKI-së, Valbon Limani. Ai ka marrë 14.364 vota, ose 61.24% të votave, ndërsa kundër kandidati i tij Nevzat Bejta nga VLEN ka 7.145 vota, ose 30, 46% të votave. Pra mund të themi se fitues në këto zgjedhje të përsëritura është kandidati i AKI-it, Valbon Limani.
Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Isen Shabani ka shpallur fitoren. Ai tha se ka diku tre mijë vota epërsi dhe se me këtë besim nga banorët, do të vazhdojë të realizojë premtimet e dhëna. “Dallimi është diku 3 mijë vota jemi në epërsi. Punët të cilat i kemi në vazhdimësi do t’ivazhdojmë. Kuptohet që në programën tonëdo të kemi higjienën komunale, ndërmarrje qënuk ka qenë më parë, dhe shumë projektetjera. Faleminderit për besimin e dhënë nëmandatin e tretë”, tha Shabani.
Pas rezultateve të arritura në zgjedhjet e përsëritura lokale, ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, duke thënë se në vitin 2026 do të mbyllet kapitulli më i errët i përfaqësimit shqiptar. “As kredia hungareze, as paratë e zeza, as VMRO nuk e shpëtojnë më këtë projekt. 2026-a e mbyll kapitullin më të errët të përfaqësimit shqiptar”, ka shkruar Osmani.
Janë numëruar mbi 70% të votave në komunën e Vrapçishtit, ku sipas të dhënave të KSHZ-së, prinë bindshëm kandidati i AKI-it, Isen Shabani Ai ka 3.953 vota, ose 62,20% ndërsa kundërkandidati Zulhajrat Demiri ka 2.173 vota, ose 34,53% të votave, përcjell SHENJA.

