Author: Jeta almakos

Valë komentesh e reagimesh për veturën luksoze me të cilën delegacioni i koalicionit VLEN i kryesuar nga Bilall Kasami zbriti dje në Klubin e Deputetëve për takimin e liderëve. Nëpër rrjetet sociale qytetarët kritikojnë zgjedhjen e Kasamit, i shfaqur me një BMW të serisë 7 që kushton nga 100 deri në 150 mijë euro, në rrethana kur standardi jetësor i qytetarëve është i ulët, shteti i zhytur në borxhe dhe mbarë ekonomia është në krizë. Makina e tillë la jashtë vëmendjes edhe shërbimin e përgjithshëm të qeverisë, me Shkodë zyrtare Superb për kryeministrin, ndërsa Ali Ahmeti me një Audi A8…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar se Komuna e ka shpallur qytetar nderi, mundësin shqiptar, Shaban Sejdiu, si sportisti më i suksshëm në Maqedoni, që ka shënuar arritje në lojërat opimpike. Njoftimi i plotë i kryetarit të Komunës Darko Kostovski në FB: “Medalisti olimpik, bashkëqytetari ynë Shaban Sejdiu, sot zyrtarisht pranoi pllakën për qytetar nderi të Komunës së Butelit. Ai në Lojërat Olimpike Verore në Moskë më 1980 dhe në Los Anxhelos më 1984 fitoi dy medalje të bronzta në stilin e lirë në mundje. Një fakt që e ka regjistruar në histori si një nga sportistët…

Lexo më Shumë

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, thekson se çdo koncept që nuk prodhon barazi reale, por vetëm “siguri psikologjike” për njërën palë, është politikisht i padrejtë. Sipas saj, shqiptarët nuk duhet të justifikohen pse kërkojnë barazi. “Një njësi zgjedhore, përveçse zvogëlon përfaqësimin real të shqiptarëve, forcon edhe karakterin unitar të shtetit, duke legjitimuar kornizën diskursive të palës dominante. Pas vitit 2001, Maqedonia e Veriut nuk është më shtet unitar klasik, por një shtet me mekanizma konsensualë dhe të drejta kolektive etnike (sa janë realizuar në praktikë është çështje tjetër). Prandaj, unitarizmi si koncept përjashtues duhet refuzuar, duke mos pranuar zgjidhje që…

Lexo më Shumë

Prokuroria njofton se pasditen e sotme po zhvillohen bastisje në disa lokacione në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, po kërkohen dhe sigurohen persona të dyshuar për shoqërim kriminal, pastrim parash dhe evazion fiskal në shkallë të madhe. “Nën drejtimin e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, hetuesit, me asistencë të policisë nga MPB-ja, po kryejnë bastisjet dhe po sigurojnë persona të dyshuar për shoqërim kriminal, pastrim parash, mashtrim fiskal dhe evazion fiskal në shkallë të lartë. Informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura gjatë ditës,” njoftojnë nga Prokuroria.

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të pezullojë përpunimin e aplikimeve për viza për qytetarë nga rreth 75 shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga 21 janari 2026. Masa është pjesë e një rishikimi më të gjerë të procedurave që lidhen me kriterin e ashtuquajtur “public charge”. Sipas mediave amerikane, vendimi bazohet në një dokument të brendshëm të dërguar seksioneve konsullore, ku thuhet se pezullimi do të zgjasë për një periudhë të pacaktuar, derisa të përfundojë rivlerësimi i mënyrës së kontrollit dhe marrjes së vendimeve për aplikantët. Përjashtimet do të jenë shumë të kufizuara. Në listën e vendeve të…

Lexo më Shumë

Gripi mori viktimën e parë për këtë vit. Në Klinikën Infektive në Shkup ndërroi jetë një grua 75-vjeçare me shumë sëmundje kronike, e pa vaksinuar kundër gripit sezonal. Drejtor i Klinikës Fadil Cana ka konfirmuar se bëhet fjalë për një pacientë tek e cila laboratorikisht u konfirmua influenza A dhe që kishte shumë komorbiditete. Të paktën dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike dhe me respirator, ndërsa disa të tjerë marrin mbështetje me oksigjen. Aktualisht janë të hospitalizuar 25 pacientë, kryesisht të moshuar. Gjatë javës së parë të këtij viti, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1.725 raste gripi.

Lexo më Shumë

Feti Abazi, kryetar i komunë së Bogovinës, ditën e sotme e ka mikpritur ambasadori i Republikës së Kosovës në vend, Florian Qehaja. Në frymën e bashkëpunimit, pas marrëveshjes me komunën e Mamushës, në fushën e Ambientit Jetësor, raporti i kësaj komune me komunat homologe të Kosovës, do të rritet në vazhdim. Pamjet i ka publikuar, i pari i Bogovinës, në rrjetin e tij social të Facebookut. “Vizitë zyrtare në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Në vazhdën e takimeve për prezantimin dhe njohjen me vizionin e ri të Komunës së Bogovinës, sot realizuam një takim zyrtar në Ambasadën e Republikës së…

Lexo më Shumë

“Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjin për kundërvajtje, ndërsa për qeverinë teknike në përgjithësi u pajtuam se duhet të mbetet në të kaluarën”, deklaroi kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm të liderëve në Klubin e Deputetëve. Sipas Mickoskit, nëse nuk ka pëlqim te të gjitha grupet parlamentare që të pranohet propozimi për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, ajo të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, dhe pastaj të hiqet. Por, siç vlerësoi, do të duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për qeverinë sepse ka ndryshime në dikastere. “Sot publiku ishte dëshmitar i një qasje të…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të liderëve deklaroi se integrimi i vendit mbetet prioritet kyç për vendin, ndërkohë që për shfuqizimin e Qeverisë Teknike tha se do të duhet konsultime me faktorin ndërkombëtarë, gjegjësisht BE-në dhe SHBA-në. “Do doja të bëj një vlerësim të këtij takimi të parë në këtë përbërje, në këtë format. Mendoj që ka mbetur tema akoma të pa-konsumuara që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në vend. Si pikë e parë u trajtua një çështje që është preokupim i gjithë qytetarëve, anëtarësimi i vendit në BE, ne mbetemi të përkushtuar që kjo çështje është…

Lexo më Shumë

Vdekjet e shkaktuara nga i ftohti ekstrem në Rripin e Gazës janë rritur në 24, përfshirë 21 fëmijë, që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit në tetor 2023, thanë sot autoritetet lokale. Në një deklaratë, zyra qeveritare e medias tha se shtatë fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i sezonit aktual të dimrit për shkak të kushteve të rënda të të ftohtit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me të ftohtin në 24 deri më 13 janar 2026. “Të gjitha viktimat ishin palestinezë të zhvendosur që jetonin në kampe të zhvendosjes së detyruar”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, nesër do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Megjithatë, nga partia nuk zbuluan se çfarë qëndrimi do të mbajë Ahmeti në lidhje me qeverinë teknike. Deputetja e BDI-së, Zendeli, deklaroi se i mbetet deri nesër Ahmetit të reflektojë dhe të kumtojë cili do të jetë qëndrimi i tij zyrtar. Ajo shtoi se vendimi përfundimtar për një heqje të mundshme të qeverisë teknike është ekskluzivisht e drejtë e presidentit të shtetit.

Lexo më Shumë