Sot, gjatë takimit të Komitetit të Punës për Strategjinë Zhvillimore Kombëtare 2024-2044, Zëvendëskryeministri Arben Fetai në fjalën e tij theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës si bazë për një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe të zhvilluar. “Shteti i së drejtës nuk është vetëm një parim, por është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë. Pa një sistem drejtësie të pavarur, transparent dhe të paanshëm, zhvillimi i qëndrueshëm është i pamundur,” tha Fetai. Fetai shprehu shqetësim për sfidat e vazhdueshme, si ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor, vonesat në rastet gjyqësore dhe mungesën e efikasitetit nga ana e gjyqtarëve dhe…
Author: Jeta almakos
Ali Ahmeti në fjalimin e tij në koktejin festiv të fundvitit të Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se “kur po e përmbyllim vitin 2024, duhet të themi se kemi një qeveri që nuk u krijua me vullnetin e popullit por me pëlqimin e kryeministrit Hristijan Mickoski.” “Kemi këtë qeveri që u formua pa respektuar vendimin e popullit, vendimin e shqiptarëve, por u formula me dëshirën e kryeministrit Hristijan Mickoskit. Unë në fushatë i tash Hristijanit nja dy djale të vërteta por nuk e di pse i ka mbetur hatri. Ai duhet ta dijë se nuk mund të luaj me të…
Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin. Demokratët ndjekin të njëjtin skenar si protesta e mëparshme ku bllokuan disa pika kryesore në Tiranë. Sot ata janë të vendosur në rrugën pranë Bashkisë së Tiranë, te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta” si dhe tek kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë Xhamisë së Namazgjasë.
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, premtoi se që ditën e parë të mandatit të tij “do të ndalojë çmendurinë transgjinore”. “Do të nënshkruaj urdhra ekzekutivë për të ndaluar sakatimin gjinor të fëmijëve dhe për të përjashtuar personat transgjinorë nga ushtria dhe nga shkollat tona fillore dhe të mesme,” tha Trump në një ngjarje për të rinjtë konservatorë në Phoenix, Arizona. Ai shtoi se politika zyrtare e SHBA-së për këtë çështje do të jetë që ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkullore dhe femërore.
Një grup i organizuar prodhoi letërnjoftime të falsifikuara me të cilat keqpërdoreshin të dhënat personale të qytetarëve të Maqedonisë, dhe më pas ato përdoreshin për të marrë të ashtuquajturat “kredi të shpejta”. Këtë e zbulon dokumentari i ri investigues “Jetë të vjedhura” nga Investigative Reporting Laboratory (IRL), transmeton Portalb.mk. Në dokumentarin e publikuar mbrëmë, zbulohet se grupi me letërnjoftime të falsifikuara ka hapur edhe llogari bankare në emër të qytetarëve – viktimave. Me identitete të vjedhura dhe letërnjoftime të falsifikuara të prodhuara në Kosovë, në të cilat ishin ngjitur fotografi të personave nga Bullgaria dhe Serbia, grupi i organizuar grumbulloi…
Partia non grata BDI edhe një herë po e dëshmon se është parti e dështuar dhe pa ideal. BDI e cila bllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE vite me radhë kërkon llogari se pse VLEN-i nuk e zhbllokon rrugën evropiane për gjashtë muaj. Partia non grata BDI e cila heshti për vite me radhë për reformat në drejtësi dhe kur BE-ja e ndau Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së, sot kërkon që këto punë të rregullohen brenda natës me shkop magjik. Ne u themi se po, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e…
Një javë pasi Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi kallëzime penale në Prokurorinë Publike për lëndën “Lotaria shtetërore”, ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami mbeten të pakapshëm për organet e përndjekjes. Pesë ditë më parë MPB lëshoi edhe fletë arrest ndërkombëtar, por edhe përkundër kësaj, vend ndodhja e dy personave në fjalë, mbetet e panjohur për autoritetet e vendit. I pyetur sot rreth çështjes së arratisjes së Grubit, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se, Qeveria e ka kryer pjesën e saj dhe i mbetet institucioneve kompetence që të merren me të. Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i RMV-së …
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në RMV, delegacioni turk i kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türqisë, Numan Kurtullmush, ka vazhduar me takimet e tij miqësore në vend, ku pas vizitës së realizuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, Kurtulmush realizoi takime vëllazërore me sektorin civil në vend. Në takimin e realizuar në ambientet e Vilajetit të Kosovës, respektivisht në zyret qendrore të Fondacionit të Civilizimit Islam – FOCIC, kryeparlamentari turk, Prof. Dr. Numan Kurtullmush, u prit në takim nga nikoqiri, miku i tij i kahmotshëm, zv. kryetari i FOCIC-it, Adnan Ismaili. Në takimin vëllazëror,…
Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë në MPB ka paraqitur kallëzim penal kundër L.B. (37) për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në formacionet paraushtarake apo parapolicore”. Në periudhën nga shtatori 2023, aplikanti së bashku me tashmë të ndjerin T.Sh., përmes aplikacionit “Telegram”, aplikuan në një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse për një tarifë mujore prej 3000 euro. Pasi siguruan një vizë udhëtimi, të dy u nisën për në Rusi, ku më 23/09/2024 nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donetskut për të shërbyer në…
Kryedemokrati Sali Berisha garanton të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve do të jetë hapja përfundimtare e TikTok-ut. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, kreu i demokratëve thotë se dënon me ashpërsinë më të madhe vendimin për të mbyllur këtë rrjet social për 1 vit. Sali Berisha: Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë të narkodiktatorit Edi Rama. Sikundër paralajmërojmë masa të përshkallëzuara kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme, për të cilën duhet ta njohim këtu, është platforma më e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë. Unë nuk them se…
Komuna e Gazi Babës është pjesë e projektit të ri “Car Sharing”, i cili do të realizohet në partneritet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe kompanisë Avant Car Macedonia, me seli në Slloveni. Projekti do të fillojë zbatimin në Gazi Babë, Aeroport dhe Çair me 100 automjete moderne elektrike dhe vende të shumta parkimi të disponueshme nëpër komuna. Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë, por me sigurimin e ajrit më të pastër, duke reduktuar kaosin e trafikut dhe duke mundësuar transport modern, efikas dhe të përballueshëm për të gjithë. Me këtë projekt do ta përmirësojmë jetën…
Zv.kryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për tema të ndryshme. Ai foli për kohën e tij në BDI, Qeverinë e re, Koalicionin VLEN, si dhe arratisjen e Artan Grubit. Mexhiti tha se vitin e fundit e ka komentuar shumë çështjen e BDI-së dhe e cilësoi si kapitull të mbyllur, duke shprehur keqardhje për këtë parti. “E kam komentuar tepër çështjen e BDI-së, është kapitull i mbyllur. Nuk më vjen mirë kur e shoh atë parti e cila ka dalë nga lufta, për…

