Author: Jeta almakos

Një biznesmen maqedonas, i cili merret me ndërtimtrai, me një dokument të përgatitur ilegalisht dhe me vulë të një ambasade të huaj në Shkup, ka dashur të shesë një pronë luksoze në Vodno, e cila përdoret nga një mision i huaj diplomatik, mëson ekskluzivisht NetPress. Sipas dokumenteve të siguruara nga NetPress, personi Aleksandar Ivanovski me një dokument të përpiluar në mënyrë të kundërligjshme të nënshkruar dhe vulosur nga Ambasada Italiane në Shkup, më 7 gusht të këtij viti dyshohet se ka marrë autorizim për shitjen e parcelës dhe një objekti në lagjen elitare “Vodno”, ku ndodhet rezidenca e ambasadorit italian…

Lexo më Shumë

Pas vendimit që në Shqipëri të mbyllet Tik-Toku, një gjë e tillë po kërkohet edhe në Kosovë. Këtë dëshirë e shprehën prindërit, ndërsa kjo po përkrahet edhe nga një profesor i fushës së Teknologjisë. Sipas tij kjo është mënyrë për të shmangur rrezikun që ai thotë se e paraqet kjo platformë. Për të kuptuar më shumë ndiqni kronikën e mëposhtme.

Lexo më Shumë

Izraeli mbrëmë vonë urdhëroi mbylljen dhe evakuimin e një prej spitaleve të fundit që ende funksionojnë pjesërisht në veri të Gazës. Kreu i spitalit Kamal Adwan, Husam Abu Safiya, i tha Reuters se bindja ndaj urdhrit për mbylljen ishte “gati e pamundur” sepse nuk kishte mjaft ambulanca për të nxjerrë pacientët jashtë. Ai tha: Aktualisht kemi rreth 400 civilë brenda spitalit, duke përfshirë foshnjat në njësinë neonatale, jeta e të cilëve varet nga oksigjeni dhe inkubatorët. Ne nuk mund t’i evakuojmë këta pacientë në mënyrë të sigurtë pa ndihmë, pajisje dhe kohë. Ne po e dërgojmë këtë mesazh nën bombardimet…

Lexo më Shumë

Izraeli ka shkelur të gjitha rregullat e luftës në Rripin e Gazës, tha të dielën komisioneri i përgjithshëm i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, transmeton Anadolu. Ai theksoi shkeljet e vazhdueshme në enklavën palestineze, ku Izraeli ka vazhduar sulmet e tij për 14 muajt e fundit. “Përshkallëzim gjatë 24 orëve të fundit. Më shumë civilë raportohen të vrarë dhe të plagosur”, tha ai në një postim në llogarinë e tij në X. “Sulmet në shkolla dhe spitale kanë qenë të zakonshme. Bota nuk duhet të mbetet e palëvizshme. Të gjitha luftërat kanë rregulla. Të gjitha këto…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,46 % në raport me vendimin e datës 16.12.2024. Nga data 24.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 76,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 70,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 45,823 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër rekomandimit të Zyrës së Partive Politike për certifikimin e Listës Serbe dhe të listës së 48 kandidatëve të saj për deputetë, KQZ nuk ka certifikuar këtë subjekt politik për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Në fillim, dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik, raporton Periskopi. Edhe anëtarët tjerë që vijnë nga radhët e opozitës kanë shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Arianit Elshani, ka kujtuar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione…

Lexo më Shumë

“Venko Filipçe, si kryetar i LSDMsë, e ka ditur për krimet e kryera nga Artan Grubi”, tha deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së në pushtet, Brane Petrushevski, në një konferencë për media sot, duke komentuar rastin e ish-ëvendëskryeministrit Artan Grubu, i cili ka qenë kryefjala e opinionit gjatë javës së kaluar. “Ka vite që Artan Grubi ka vjedhur shtetin dhe LSDM-ja e di dhe hesht. Kur VMRO-DPMNE foli për LSDM-në mashtrues të BDI-së, pikërisht këtë donte të thoshte. LSDM heshti dhe e lejoi krimin e Grubit që të mos inatosen dhe BDI të mos largohej nga koalicioni”, tha Petrushevski. Ai ka…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kërkon dorëheqje nga VLEN-i, për shkak, sipas tyre, mos përmbushjes së premtimit për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. “Dëgjuam edhe zotime të llojit se “ne jemi kozistent” dhe se do ta rishqyrtojmë qëndrimin në Qeveri nëse brenda 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese. Qytetarët janë dëshmitarë se eksponentët e VLEN deri më tani kanë shkelur shumë premtime dhe asnjë prej tyre nuk e kanë mbajtur. Por, kësaj radhe ju bëjmë thirrje që ta mbajnë një premtim të vetëm që edhe ata mos të kenë më raste të reja ku do të detyrohen të shkelin…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, prof. Dr. Numan Kurtullmush kanë vizituar Xhaminë e Larme në Tetovë. “Kënaqësi që sot bashkërisht me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të, prof. Dr. Numan Kurtullmush të vizitojmë Xhaminë e Larme në Tetovë. Miqësia mes Tetovës dhe Turqisë është një urë e përjetshme që na lidh në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët! Mirë se erdhe në Tetovë mik i nderuar!”, ka shkruar Kasami.

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Boxhinovska sot nënshkruan letrën e qëllimit për mbështetjen e zbatimit të projektit “100% carsharing elektrik në Shkup”, përcjell TV21. Autoritetet njoftuan se bëhet fjalë për investim privat të kompanisë “Avant2Go” nga Sllovenia. Pilot projekti fillimisht do të zbatohet në komunat e Gazi Babës, Aerodromit dhe Çairit. Çmimet për këtë shërbim do të sillen nga 3 euro për 30 minuta deri më 6 euro për 1 orë. “Siç e shihni në foton e parë, tashmë kemi 100 vetura të pastra elektrike në Shkup.…

Lexo më Shumë

Partia opozitare LSDM reagon ndaj siç thotë heshtjes së kryeministrit Mickoski dhe VMRO DPMNE-së lidhur me vdekjen e 20 fëmijëve në gjysmën e dytë të vitit 2024. Ata thonë se këto shifra janë të frikshme dhe ngrenë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente se ku po dështon sistemi, si bëhen këto gabime dhe a ka mbulim të gabimeve mjekësore? Sipas tyre, është alarmant rasti i fundit me vdekjen e foshnjës shtatë muajshe në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve ku foshnjës iu refuzua shtrimi në spital pa asnjë shpjegim, i cili është rasti i dytë i tillë tragjik në vetëm dy muaj…

Lexo më Shumë

MINT Fintech Group, një nga liderët në sektorin fintech në Maqedonia dje në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir ka festuar solemnisht 8 vjetorin e themelimit jubilare. Ngjarja, e cila mblodhi së bashku figura kryesore nga bota e biznesit dhe financave, iu dedikua riemërtimit të kompanisë dhe premierës së saj aplikacion revolucionar celular. Aplikacioni i ri i MINT Fintech Group ofron një zgjidhje të integruar që i bashkon ato shërbimet më të rëndësishme financiare, si pagesat, sigurimet, programet e besnikërisë, shërbimet e udhëtimit dhe kurset e këmbimit, të gjitha në një vend. Me thjeshtësinë dhe dizajn modern, aplikacioni ofron përvojë maksimale…

Lexo më Shumë