Author: Jeta almakos

MPB njofton se më 24 janar, Departamenti për kontroll të brendshëm, Policia Kriminale dhe SPB – Manastir, kanë kryer bastisje të shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse të zyrtarit policor B.B nga Manastiri, për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale “zbulimi i sekretit zyrtar”. Gjatë bastisjes janë gjetur revole, dy karikatorë për revole, 321 copë municion, mbi 20.000 euro dhe dokumente zyrtare respektivisht raporte operative që përmbajnë informata të klasifikuara, mes tjerash, për veprimtarinë kufitare, analiza për rutat e mifrantëve e të ngjshme. Sic njoftohet kundër zyrtarit policor B.B nga Manastiri, me procedurë të shpejtë, nga ana e gjykatësit kompetent…

Lexo më Shumë

Në sheshin “Elbasan Arena” u organizua marshimi i parë ndërfetar në Shqipëri, një ngjarje historike që bashkoi komunitetet fetare për të mbështetur fuqizimin e grave dhe të rinjve në luftën kundër dhunës dhe në promovimin e barazisë gjinore. Organizuar nga Qendra e Grave për Zhvillim dhe Kulturë (WCDCA), në bashkëpunim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar dhe Forumin e Gruas Elbasan, marshimi u shoqërua me fjalime frymëzuese dhe pjesëmarrje të gjërë nga qytetarët dhe liderët lokalë. Dr. Rudina Çollaku, presidente e WCDCA dhe drejtuese e marshimit, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi të paprecedent. “Është një ngjarje e veçantë që komunitetet fetare…

Lexo më Shumë

Demokracia jonë është e sulmuar dhe mbështetja e medias është një investim në demokraci dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur dhe për të kuptuar sfidat me të cilat përballemi kolektivisht sot në botë. Kështu tha ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, në një eventë me titullin, “Deziformimin”- si ta njohim dhe ta parandalojmë, me të cilën u bë edhe rrumbullaksimi i Tvining  Projektit- “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele  dhe Shërbimit Transmetues Publik”. MIHALIS ROKAS, AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN “Nuk dua të ndaj një mesazh apo të shfaq shqetësim, por më…

Lexo më Shumë

Amnistimi i Organizatorëve të 27 prillit, është çështja aktuale për të cilën partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë po përplasen vazhdimisht dhe fajin për këtë situatë po ia hedhin njëri tjetrit.  Nga “VLEN” edhe sot njëjtë si dje thanë se  prokurorët e BDI-së janë ata që dhanë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit dhe se kjo parti ka liruar personat të cilët në ato ngjarje tentuan ta heqin qafe partnerin e tyre Ziadin Selën.  Ata thonë se BDI ka qeverisur për 2 dekada dhe ka instaluar sistem gjyqësor të tillë. DRILON SULEJMANI ZËDHËNËS I VLENIT “Prokuroria abaziane…

Lexo më Shumë

Ditë maratonë për Ramiz Merkon në Gjykatën Themelore të Strugës. Ai sot e ka kaluar ditën e punës duke u përballur me akuzat ndaj tij në gjithsej shtatë lëndë, të cilat sot janë mbajtur në katër seanca të veçanta. Ish-ministri i Arsimit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Merkos, Jeton Shaqiri, i cili u paraqit si dëshmitar në rastet e emërimeve të paligjshme të drejtorëve në disa shkolla fillore në Strugë dhe rajonin e Strugës, tha se gjatë kohës sa ishte ministër nuk kishte informacion për mënyrën se si janë emëruar drejtorët. Fjala është për shkollat në fshatrat Podgorcë, Labunishtë, Radolishtë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar sondazhin e fundit të publikuar sot, ku BDI-ja renditet partia e parë në bllokun politik shqiptar. Sipas Durmishit, ky sondazh është i porositur nga Artan Grubi. Reagimin e plote të Durmishit mund ta lexoni më poshtë. Anketa e fundit e cila pa asnjë dyshim, është e porositur nga partia e Artan Grubit në arratisje, nxorri në shesh tre elemente të rëndësishme. E para: BDI me mjeshtëri tenton të shkatërroj Frontin Europian nga patericat e saj, të cilat i përdori vetëm për zgjedhjet e kaluara, e tash ju porosit sondazhe se gjoja janë të…

Lexo më Shumë

Në natën ndërmjet 21 dhe 22 janarit, Serbia dëboi 13 shtetas të huaj nga Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedonia, Shqipëria, Moldavia, Rumania, Austria dhe Republika Çeke. Ata ishin pjesë e “Erste Academy” për organizatat joqeveritare, organizuar nga fondacioni “Erste”. Pjesëmarrësit u ndaluan gjatë natës nga hoteli ku po qëndronin në Beograd pa shpjegime dhe pas disa orësh ndalim u desh të largoheshin menjëherë nga Serbia. Njëkohësisht atyre iu ndalua edhe hyrja në vend për një vit, njoftojnë mediat nga rajoni, transmeton 360 Gradë. Në mesin e të dëbuarve, siç informon MIA, është edhe shtetasja maqedonase Iskra Roso, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për përkrahje…

Lexo më Shumë

Sot mediat publikuan një sondazh të besueshëm që tregon se BDI ka pothuajse dyfish më shumë mbështetje sesa të gjitha partitë shqiptare të përzgjedhura nga VMRO- DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë së bashku, theksojnë nga BDI. “Ky sondazh dëshmon qartë se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe se vullneti i popullit nuk mund të shkilet apo të injorohet. Është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse vetëm përmes një mandati të ri mund të rikthehet besimi i qytetarëve dhe drejtësia demokratike”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, lidhur me përdorimin e termit “Kosovë dhe Metohi” në faqen zyrtare të Ministrisë së tij, theksoi se ai term vjen nga një deklaratë e postuar në profilin e tij në Facebook gjatë një vizite të tij në Beograd, por se ai, si ministër në Qeverinë e Maqedonisë, në veprimtarinë e tij politike do të veprojë në përputhje me vendimet e shtetit, pra Maqedonisë. Megjithatë, shtoi ai, për popullin serb gjithmonë do të mbetet kështu, pasi, siç tha, kjo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. “Kjo është një…

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, e cila e ka informuar për gjendjet dhe pritjet ekonomike, konform projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore. Në takim, siç njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkova, është konstatuar se stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar janë themelet e ekonomisë së shëndetshme, në të cilën investimet dhe bizneset mund të avancojnë dhe se pa ato ekonomia është e ndjeshme në tronditjet që e çrregullojnë rritjen dhe e ulin besimin e opinionit në sistemet financiare. Në këtë drejtim, është theksuar se përmes politikave dhe masave të Bankës…

Lexo më Shumë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës patëm takime vërtet domethënëse që zgjatën më shumë se një orë e gjysmë, ku mundëm t’i prezantojmë prioritetet tona si Qeveri, cilat janë potencialet e vendit, por në në të njëjtën kohë edhe sfidat me të cilat u përballëm në të kaluarën dhe me të cilat do të përballemi në të ardhmen. Mendoj se kemi dërguar mesazh se kjo Qeveri, si partner strategjik i SHBA-së, synon t’i forcojë lidhjet mes dy vendeve edhe më tej dhe në një nivel edhe më të lartë dhe kjo nënkupton një të ardhme të sigurt për qytetarët e…

Lexo më Shumë

Lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski sot ka deklaruar se miratimi i Plarformës për unitet kombëtar i nevojitet shtetit dhe se ka biseduar me përfaqësues të partive politike për miratimin e tij, por se biseda precize do të ndodhnin në nivel të delegacioneve të partnerëve. “Kjo nuk është vetëm platformë për unitet nacional, por unitet i përgjithshëm në nivel të kombit që na përket edhe neve maqedonasve si komb shtetformues, si dhe për të gjitha komunitetet etnike që jetojnë në vendin tonë. Maqedonia meriton të ecë përpara, ndërsa kjo është një nga platformat qëllim mira. Në të kaluarën ka pasur tentativa…

Lexo më Shumë