Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, lidhur me përdorimin e termit “Kosovë dhe Metohi” në faqen zyrtare të Ministrisë së tij, theksoi se ai term vjen nga një deklaratë e postuar në profilin e tij në Facebook gjatë një vizite të tij në Beograd, por se ai, si ministër në Qeverinë e Maqedonisë, në veprimtarinë e tij politike do të veprojë në përputhje me vendimet e shtetit, pra Maqedonisë.
Megjithatë, shtoi ai, për popullin serb gjithmonë do të mbetet kështu, pasi, siç tha, kjo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
“Kjo është një deklaratë e postuar në profilin tim në Facebook gjatë një vizite në Beograd dhe kisha përgjigje për mediat shqiptare. Për të gjithë anëtarët e popullit serb, gjithmonë do të jetë Kosovë dhe Metohi, pasi kjo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara,” tha ai gjatë një ngjarjeje për shënimin e Shën Savës – festa kombëtare e komunitetit serb në Maqedoni.
Data 29.08.2026
Aktuale
- “Pse nuk po poston?” Selin Bollati zbulon arsyen që shqetësoi fansat
- Qeveria i kërkon Kitanoviqit të tërheqë deklaratën për Mlladiqin ose të japë dorëheqje
- Gërryerja e heshtur
- Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë
- Xhamia e fshatit Llacë reagon për rastin e “xhenazes” me flamur kombëtar: “Do ta demaskojmë të pavërtetën, nuk luajmë lojën e grupit të Deçanit”
- QMK: 31 zjarre në 24 orë, 5 aktive, më serioze situata në Studeniçan dhe Zelenikovë
- Iseni i përgjigjet BDI-së: “Kabllat i janë ngatërruar ‘Shtabit Sot’”
- “Një nënë tha, karrigia po të ishte e mirë e vendosnin në kokë dhe jo në…”/ Fjalimi i mjekut Ermal Pashaj ku ironizon Ramën bëhet viral: Duam një Shqipëri që të ketë shtet (VIDEO)



